Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kadare takon ministrin kosovar në Francë: Të ruhet gjuha e pastër shqipe

Postuar: 18/03/2017 - 13:23

Zëvendësministri i Kulturës i Kosovës, Rexhep Hoti, ka qenë në Francë, ku realizoi takime të shumta dhe vizitoi shkrimtarin e mirënjohur shqiptar me famë ndërkombëtare, Ismail Kadare.

Hoti i përcolli autorit të veprave të shumta letrare artistike, Ismail Kadaresë, interesimin e Qeverisë së Kosovës, konkretisht të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për shëndetin e shkrimtarit, pas një operimi të suksesshëm që ka kaluar. Zëvendësministri i uroi shëndet dhe vazhdim të krijimtarisë edhe më tej.

Hoti dhe Kadare biseduan se si kultura shqiptare të fuqizohet si një trung i vetëm dhe të rritet bashkëpunimi dhe shkëmbimi kulturor mes shqiptarëve. Tutje, u bisedua edhe për orientimin dhe identitetin properëndimor dhe europian të shqiptarëve.

Kadare porositi që t’i kushtohet rëndësi ruajtjes së gjuhës dhe kulturës së pastër shqipe si vlerë fondamentale e shqiptarëve.

Gjithashtu, zëvendësministri Hoti e informoi shkrimtarin e madh shqiptar për procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizata të rëndësishme ndërkombëtare të kulturës, duke përfshirë edhe planet për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Kadare shprehu gatishmërinë e tij të plotë për ta ndihmuar Republikën e Kosovës që ajo të jetë sa më parë anëtare e kësaj organizate të Kombeve të Bashkuara.

Kadare u ftua që të vizitojë Kosovën në një të ardhme të afërt. Ai e pranoi me kënaqësi ftesën, duke e cilësuar edhe si një mundësi të takimit me lexuesit e tij për të kontaktuar drejtpërdrejt me ta.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 7

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/11/2017 - 11:44

Po zhvillohen homazhet nisur në orën 11:00 në nder të kompozitorit të njohur Aleksandër Lalo, i cili u nda nga jeta pas një ataku kardiak.

Homazhet do të mbahen në hollin e Televizionit Shqiptar ndërsa në orën 13:00 do të jetë përcjellja për në banesën e fundit.

Postuar: 19/11/2017 - 08:06

Juria e Panairit të Librit shpalli fituesit e edicionit të njëzet.

Postuar: 19/11/2017 - 08:05

Ekspozita "Tirana urbane grafike" u çel në Muzeun Historik Kombëtar me punime të autorit të njohur Rakip Shabani.

Postuar: 19/11/2017 - 08:01

Gjashtë dekada Ansambli Kombëtar u shënuan përmes koncertit në skenën e Teatrit Kombëtar.

Postuar: 18/11/2017 - 07:50

Në Universitetin e Arteve krijimtaria e kompozitorit  Feim Ibrahimi erdhi në kuadër të festivalit ndërkombëtar “Pianodrom”.  Një videoprojeksion-leksion, m

Postuar: 18/11/2017 - 07:49

"Emigrantët" një shfaqje që aq shumë sjell një realitet të prekur nga ne mbërrin për publikun në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli&rdquo

Postuar: 18/11/2017 - 07:47

Aktiviteti “Takim brezash” u zhvillua në shesh me një sfilatë me veshje tradicionale të viteve ‘800, veshje të reja të modeluara nga nxënësit e gjimnazeve të k