BREAKING NEWS

Vdekja e mistershme e 4 turistëve rusë në Qerret të Kavajës, zbardhet dosja e Prokurorisë: Çfarë u zbulua nga pamjet filmike dhe këqyrja e pishinës

Vdekja e mistershme e 4 turistëve rusë në Qerret të
x
BREAKING NEWS

Super-operacioni anti-drogë i SPAK/ Zbardhen emrat e policëve të arrestuar, nga nënkomisari deri tek kryeinspektori. SHÇBA-ja zbulon detajet (EMRAT)

Super-operacioni anti-drogë i SPAK/ Zbardhen emrat e policëve të
x
BREAKING NEWS

Pse hesht Ilir Meta? Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi tregon pse është i shqetësuar presidenti: Ndodhet në një pozitë të vështirë, pritet...

Pse hesht Ilir Meta? Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi tregon pse është i
x
BREAKING NEWS

Dhunohet kryetari i bashkisë në Vlorë, dalin dyshimet e para, vihet në pranga një 57-vjeçar (DETAJE)

Dhunohet kryetari i bashkisë në Vlorë, dalin dyshimet e para,
x
BREAKING NEWS

Prapaskenat si vetingu do burgosë pushtetarët, pas zbulimit të pasurive korruptive nis menjëherë ndjekja penale, 223 politikanë në lupën e SPAK

Prapaskenat si vetingu do burgosë pushtetarët, pas zbulimit të
x
BREAKING NEWS

Luftë e ashpër në PD, Basha i prerë se beteja e Berishës është e humbur, akuzon ithtarët e ish-kryeministrit se u pasuruan kur ishin në pushtet

Luftë e ashpër në PD, Basha i prerë se beteja e
x
BREAKING NEWS

Integrimi i Shqipërisë në BE, ambasadorja Yuri Kim del me reagimin e rëndësishëm: Të nisin negociatat pa vonesa!

Integrimi i Shqipërisë në BE, ambasadorja Yuri Kim del me
x

Kultura

“Kadillak dhe manaferra” në TIFF me ngjarje mbështetur në një histori të vërtetë, rezistenca personale e njeriut kundër sistemit të kohës

“Kadillak dhe manaferra” në TIFF me ngjarje mbështetur

Filmi “Kadillak dhe manaferra” shënoi premierën në edicionin e 19 të “Tirana International Film Festival”. Me skenar nga Bujar Alimani dhe regji Suela Bako filmi që u xhirua në Patos, mbështetet në një histori të vërtetë, që ka ndodhur në vitet ’70 në vendin tonë. Artistë pjesëmarrës dhe publiku i pranishëm ndoqi në TIFF në seksionin kombëtar filmin, që ka në thelb rezistencën personale të njeriut kundër sistemit të kohës. Me regji të Suela Bakos, me kastën e aktorëve janë Lulzim Zeqja, Myzafer Zilfa dhe Daren Karameta. Filmi ktheu Patosin në shesh xhirimi më parë, por regjisorja Suela Bako tregon se ky është një projekt, që është shumë i rëndësishëm për të. “Propozimi ka ardhur në një moment krejt të veçantë, kur dukej se nuk do mund të punonim më kurrë me gjërat që donim. Arti është prekur thellësisht nga pandemia dhe të tilla propozime janë ngjarje jete”, shprehet regjisorja Bako. Duke folur për filmin që shënoi premierën në TIFF këtë edicion të shtunën në mbrëmje, regjisorja Suela Bako thotë se është hera e parë që ajo punoi me skenar të shkruar nga dikush tjetër. Regjisorja tregon se në aspektin profesional të gjithë punën me filmin e ka shijuar. ““Kadillak dhe manaferra” për mua është një ngjarje në jetën time profesionale dhe personale. Më ka mbajtur gjallë te rreth 1 vit e gjysëm e dëshirën dhe pasionin për ta realizuar. Është ngjarje dhe në aspektin, që për herë të parë unë punoj një skenar të dikujt tjetër në lidhje me një epokë tjetër, dhe kjo është një sfidë në aspektin profesional, që e kam shijuar shumë”, shprehet më tej regjisorja Suela Bako për punën me filmin, që u shfaq premierë në TIFF në kinema Millennium.

Filmi dhe ngjarja

“Kadillak dhe manaferra" një film me metrazh të shkurtër, përcjell mesazhin, psikologjinë, pushtetin e një regjimi totalitar. Personazhit kryesor që luhet nga Lulzim Zeqja, i bëhet një dhuratë makinë "Kadillak", por nuk e gëzon dot këtë të mirë. Vitet ’70, në qytetin e Patosit vjen një “Kadillak” i shkëlqyer, në emër të një intelektuali, qytetar i Patosit dhuratë prej të atit emigrant në USA. Atij ia paraqesin dhuratën së bashku me kushtin, që nëse e pranon duhet t’ia lërë në pronësi Partisë, udhëheqjes, nëse jo duhet ta kthejë mbrapsht. Qytetari e kthen mbrapsht, dhe në këtë mënyrë shpreh revoltën dhe mos dakordësinë e tij me sistemin, pushtetin popullor të asaj kohe. Prodhim i shtëpisë filmike “90 Production” me producente Tefta Bejko, projekti i filmit “Kadillak dhe manaferra” është me financim nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.  TIFF që nisi më 24 shtator vazhdon ditët në Tiranë për të përfunduar më datë 30 të këtij muaji. TIFF prej vitesh ka qenë pjesë e rëndësishme e jetës artistike, ku dhe këtë edicion po shfaqen premiera kombëtare dhe botërore, të ftuar të ndryshëm, ku nuk mungojnë dhe eventet gjatë ditëve të tij.