BREAKING NEWS

Publiku votoi, gara ashpërsohet, ky është banori që lë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP

Publiku votoi, gara ashpërsohet, ky është banori që lë
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Kim mesazh të koduar Edi Ramës pas takimit me Lulzim Bashën: Zgjidh o Berishën o SHBA

Ambasadorja Kim mesazh të koduar Edi Ramës pas takimit me Lulzim
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Yuri Kim takon Lulzim Bashën

Ambasadorja Yuri Kim takon Lulzim Bashën
x
BREAKING NEWS

U propozua për 6 marsin / Sali Berishës i tërhiqet papritur nga gara kandidati i njohur, ja çfarë ka ndodhur

U propozua për 6 marsin / Sali Berishës i tërhiqet papritur nga
x
BREAKING NEWS

Flamur Noka nxjerr për herë të parë prapaskenat tronditëse: Si më “shiti” mua dhe Edi Palokën tek ambasada! Lulzim Basha do të arrestohet nëse shkon në këtë vend...

Flamur Noka nxjerr për herë të parë prapaskenat
x
BREAKING NEWS

Mblidhet kryesia e PS-së, zbardhen emrat: Ja kush janë 6 kandidatët e mundshëm për 6 marsin

Mblidhet kryesia e PS-së, zbardhen emrat: Ja kush janë 6
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ MSH: Mbi 1000 të infektuar dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ MSH: Mbi 1000 të infektuar dhe 5 humbje
x
BREAKING NEWS

Moti i keq ‘zbarkon’ në Shqipëri, reshje shiu dhe dëbore gjatë natës (Zonat e prekura)

Moti i keq ‘zbarkon’ në Shqipëri, reshje shiu dhe
x

Kultura

Kalaja e Bashtovës dhe muzeu Etnografik pritet të nisë puna për rehabilitimin dhe rijetëzimin

Kalaja e Bashtovës dhe muzeu Etnografik pritet të nisë puna

Muzeu Etnografik në Kavajë dhe kalaja e Bashtovës janë dy prej siteve të përfshira në programin EU4Culture. Kjo bëhet e dije nga ministrja e Kulturës Elva Margariti, e cila shton se është dhe promovim i trashëgimisë. “Shumë shpejt pritet fillimi i punës për rehabilitimin dhe rijetëzimit të tyre, falë mbështetjes së European Union in Albania dhe zbatimit nga UNOPS. Promovim i trashëgimisë dhe sjellje në forma bashkëkohore, më pranë të rinjve”, shkruan Margariti, në Facebook. Muzeu Etnografik i Kavajës, i kompletuar në vitin 1971 u ndërtua në një ndërtesë me një hajat, të restauruar, tipi i së cilës ishte i përhapur gjerësisht nga shekulli i 18-të. Origjina e tij arkitektonike, gjithsesi, daton qysh nga antikiteti i vonshëm në tipologjinë e një villa rustica, shpesh e pranishme në rajon. Pas restaurimit të plotë të ndërtesës, muzeut të ri të formuar do t’i jepej statusi i monumentit të kulturës. Përmbajtja e muzeut është e përqendruar në tre aspekte: a) stili arkitekturor i ndërtesës dhe funksionet e ndarjeve që e përbëjnë atë, b) struktura sistematike e oxhakut, e dhomës së gjumit dhe e dhomës së miqve dhe c) fondi i përgjithshëm etnografik. Kalaja e Bashtovës ngrihet pranë fshatit të Vilë-Bashtovës në një distancë prej 3-4 km, në veri të grykëderdhjes së lumit të Shkumbinit. Kështjella është ndërtuar në shekullin XV dhe u ka shërbyer venecianëve, për shkëmbime tregtare. Zona e Bashtovës është përmendur si një port lumor në Shkumbin, si dhe një qendër e eksportit të drithërave. Kalaja ka trajtë katërkëndore me përmasa 60 x 90 metra. Pjesa perëndimore e saj është rindërtuar në shekullin XVIII. E veçanta e kësaj kalaje është e vetmja në Ballkan e ndërtuar në fushe. Rrethinat e saj kanë mbetur të plota dhe sot ruhen si një monument kulture nga shteti shqiptar. Kalaja e Bashtovës është një monument kulture me vlerë që gjendet vetëm disa km jashtë Kavajës, dhe që dëshmon për gjurmët e qytetërimit dhe civilizimit.