Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kalaja e Beratit, në dhjetë muaj 131.157 vizitorë

Postuar: 12/11/2019 - 07:38

Kalaja e Beratit është vizituar nga 131.157 vizitorë në dhjetë muaj. Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Berat, shprehet se krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë janë mbi 7000 mijë vizitorë më shumë. “Numri i turistëve, që vizituan kalanë në qytetin e Beratit gjatë periudhës janar - tetor 2019 ka qenë 131.157 vizitorë dhe duke e krahasuar kështu me të njëjtën periudhë me një vit më parë kemi rreth 7700 vizitorë më shumë. Nacionaliteti i turistëve të huaj është kryesisht gjermanë, italianë, bullgarë, francezë, sllovenë, amerikanë, spanjollë, etj”, shprehet DRKK, duke shtuar se Berati mbetet kështu një nga destinacionet kryesore ndërkombëtare falë atraksioneve kulturore dhe natyrore. Fillimisht, një vendbanim protourban, në shekullin e VII-V p.e.s, si një pikë strategjike e rëndësishme, ajo u shndërrua në qytet kështjellë me mure, që arrinin në gjatësi deri në 1.400 metra dhe me një sipërfaqe prej 10 hektarë. Burimet historike dëshmojnë, se prej këtij viti kalaja e Beratit ka qenë objekt i sulmeve të ndryshme. Në dokumente të ndryshme historike të kohës gjenden një sërë emrash. Me emrin e lashtë Antipatrea përmendet në vitin 216 p.e.s. Nga romakët u quajt edhe Albanorum oppidium (fortesa e Arberve). Muret kanë një perimetër prej 1400 metra brinja lindore e këtij trekëndëshi është e gjatë 620 metra, ndërsa dy tjerat janë të barabarta dhe janë të gjata 410 metra (Berati, Historia dhe arkitektura Tiranë 1988, faqe 34). Ndryshe nga kështjellat e tjera, kalaja e Beratit ka qenë e pajisur me 24 kulla, të cilat emërtohen sot me emrin turk tabje, së bashku me muret ato i përkasin periudhave të ndryshme të ndërtimit, që nisin qysh nga shekulli IV p.k dhe përfundojnë gjatë kohës së sundimit të Ali Pashë Tepelenës (1813-1821). Brenda sipërfaqes prej 9.6 hektarë të kalasë ndodhen disa kisha, një pjesë e të cilave rrënojë, sarajet turke, rrënojat e dy xhamive, sternat e ujit të quajtura saranxha, sheshi i sallabandës, sheshi i quajtur fusha e madhe etj. Ndërkohë që pjesën më të madhe të këtij oborrit të brendshëm e zënë një sërë rrugicash, kopshtesh, baçesh dhe shtëpi banimi, të cilat përbëjnë lagjen e quajtur Kala. Gjithsej ky monument ka katër porta komunikimi.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/12/2019 - 07:24

Festivali Letrar për të Rinj “Tirana 2019” shpalli fituesit e edicionit të pestë, në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar.

Postuar: 13/12/2019 - 07:24

Drama "Tre vetë në një varkë pa llogaritë Nik Prel Mujën", shkruar dhe me regji nga Ste

Postuar: 13/12/2019 - 07:22

Komedia “Zyrtarisht beqare” shoqëron këtë fundjavë publikun në teatrin “Skampa&

Postuar: 13/12/2019 - 07:21

Ceremonia për 60 -vjetorin e Cirkut Kombëtar bëri bashkë artistët, por sipas tyre ky organizim du

Postuar: 12/12/2019 - 07:26

Ekspozita “The Luxury of Italian Style” u çel për publikun në Muzeun Historik Kombëta

Postuar: 12/12/2019 - 07:24

 Aktorja e njohur Eva Alikaj vjen këtë fundjavë me një komedi muzikore në skenë për publikun

Postuar: 12/12/2019 - 07:23

Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës përshëndet përzgjedhjen e Teatrit Kombëtar në lis