BREAKING NEWS

Plas keq! Krisje e thellë brenda PS së Shkodrës, zbardhen debatet e forta/ Ministrja e njohur shpërthen në ofendime ndaj anëtarëve socialistë: Jeni llumi i partisë. Nuk do ndodhë më…

Plas keq! Krisje e thellë brenda PS së Shkodrës, zbardhen debatet
x
BREAKING NEWS

“Fenomeni Gruevski” në Shqipëri, politikanë dhe qeveritarë në rrezik, pritet publikimi i përgjimeve, emaileve dhe komunikimeve të zyrtarëve të lartë me botën e krimit e biznesmenë

“Fenomeni Gruevski” në Shqipëri, politikanë dhe
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: SPAK shumë shpejtë do të arrestojë kokat e korrupsionit dhe pastrimit të parave në Shqipëri, SHBA nuk do lejojë Metën dhe Berishën të shkaktojnë kaos dhe dhunë

Spartak Ngjela: SPAK shumë shpejtë do të arrestojë kokat e
x
BREAKING NEWS

Ndërkombëtarët “dhunojnë” Vuçiçin, Brukseli fut në “listën e kuqe” Serbinë pas forcimit të bashkëpunimit me Vladimir Putinin

Ndërkombëtarët “dhunojnë” Vuçiçin,
x
BREAKING NEWS

Alarmohet Serbia, Beogradi është nën presionin më të madh nga Perëndimi që nga viti 1999, ja orët vendimtare të Vuçiçit, Kroacia paralajmëron se njohja e Kosovës është e afërt

Alarmohet Serbia, Beogradi është nën presionin më të
x
BREAKING NEWS

Godet Prokuroria e Tiranës/ Apartamente, dyqane e tokë, kërkohet sekustrimi i pasurive të personit që ka lidhje me grupe kriminale, i përfshirë në trafikun e kokainës në Gjermani

Godet Prokuroria e Tiranës/ Apartamente, dyqane e tokë, kërkohet
x
BREAKING NEWS

Thellohet goditja për presidentin Vladimir Putin/ Bilanci i thellë ekonomik i Rusisë është gjithnjë e më katastrofik

Thellohet goditja për presidentin Vladimir Putin/ Bilanci i thellë
x
BREAKING NEWS

Ish-ministri i Ekonomisë përfundon në SPAK. Zbardhen detajet

Ish-ministri i Ekonomisë përfundon në SPAK. Zbardhen detajet
x

Kultura

Kalaja e Gjirokastrës dhe Parku Arkeologjik i Antigonesë, 19.420 vizitorë gjatë muajit korrik

Kalaja e Gjirokastrës dhe Parku Arkeologjik i Antigonesë, 19.420

Kalaja e Gjirokastrës dhe parku arkeologjik Antigone kanë vijuar me ecuri pozitive sa i takon numrit të vizitorëve këtë sezon. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër publikoi ditët e fundit të dhëna për numrin e vizitorëve. Sipas DRTK Gjirokastër në muajin korrik ka pasur më shumë vizitorë se e njëjta periudhë një vit më parë. “Statistika: kalaja Argjiro dhe parku arkeologjik Antigone. Vizitat turistike në kalanë Argjiro dhe parku arkeologjik Antigone kanë vijuar me ecuri pozitive gjatë sezonit turistik duke reflektuar rritje të numrit të vizitorëve vendas dhe të huaj. 19,420 vizitorë gjatë muajit korrik 2022 ose +9,822 vizitorë më shumë se gjatë të njëjtit muaj të vitit 2021. Me këmbën e mbarë ky sezon në Gjirokastër”, shkruan DRTK. Kalaja e Gjirokastrës si histori e lidhur me qytetin, përmendet për herë të parë si qytet dhe kështjellë në vitin 1336. Në këto vite, ajo ishte qendra e feudalëve shqiptarë Zenevisë. Antigonea është një nga qytetet antike më të mëdha të territorit të Shqipërisë dhe vendbanimi më i rëndësishëm antik i luginës së Drinosit. Vendbanimi brenda mureve fortifikuese të shek. III ka një sipërfaqe prej 45 ha, ndërsa territori i parkut arkeologjik është mbi 90 ha. Mbi vendndodhjen e Antigonesë ka pasur hipoteza të ndryshme deri sa kërkimet arkeologjike të viteve ‘70 dhanë dëshmi të sigurta për këtë. Emrin qyteti e ka marrë nga Antigona, gruaja e parë e mbretit Pirro. Qyteti fortifikohet me mure të fuqishme në fillim të shek. III para Krishtit, ndërsa nuk përjashtohet që në atë vend të ketë pasur një vendbanim më të hershëm të riemëruar më pas nga Pirro. Qyteti dominonte luginën e Drinosit, që ishte një zonë rurale e pasur dhe për të mbrojtur gjithë këtë territor kishte edhe fortesa të tjera periferike: fortesa e Leklit në veri, e Labovës në lindje dhe e Selosë në jug. Perimetri i mureve fortifikuese mund të ndiqet i plotë dhe fillon të vërehet që në hyrje të parkut. Në të djathtë të hyrjes, në pjesën veriore të qytetit ndodhet kodra e quajtur “Akropoli”.