BREAKING NEWS

Virusi vdekjeprurës kinez po përhapet me shpejtësi / Ja çfarë po ndodh në portin e Durrësit

Virusi vdekjeprurës kinez po përhapet me shpejtësi / Ja
x

Kultura

Kalaja e Lezhës, zbulime të reja arkeologjike

Kalaja e Lezhës, zbulime të reja arkeologjike

Ekspertët francezë që po marrin pjesë në ekspeditën arkeologjike që po kryhet në kalanë e Lezhës, shprehen të entuziazmuar nga zbulimet e fundit. Arkitektja dhe njëkohësisht arkeologia, Mael Julien pohon se aktualisht po gërmojmë në xhaminë, e cila është shume komplekse dhe tregon një potencial të madh që ka zona me ndërtime të hershme. “Kemi zbuluar ndërtime për të cilat nuk dinim më parë për ekzistencën e tyre, por që janë nën xhami dhe që i përkasin periudhave më të hershme.

Do më pëlqente të rikthehesha dhe të vazhdojmë punën që kemi ndërmarrë për studimin e këtij monumenti, por edhe të eksploronim edhe atë që është më e hershme”, tregon ajo. Etleva Nallbani, drejtoreshë e kësaj ekspedite thotë se të dhënat e reja dëshmojnë për kulturat e ndryshme të periudhës otomane, por edhe më herët se aq. Puna kërkimore e arkeologëve do të vijojë deri në fund të këtij muaji, ndërsa të dhënat historike të nxjerra së fundmi janë dërguar pranë Institutit Arkeologjik të Qendrës së studimeve Albanologjike për hulumtime të mëtejshme.