BREAKING NEWS

Tjetër rrjedhje/ Tronditet Kryemadhi, largohet ish deputeti i njohur i LSI dhe i bashkohet PS, vjen reagimi i fortë i tij: LSI një klub në Tiranë që mbush televizionet me sharje. Eksperimenti i kësaj partie ka mbaruar

Tjetër rrjedhje/ Tronditet Kryemadhi, largohet ish deputeti i njohur i LSI
x

Kultura

Kalaja e Lezhës, Margariti: Do të marrë vlerë të shtuar falë projektit të ndriçimit

Kalaja e Lezhës, Margariti: Do të marrë vlerë të shtuar

Një projekt ndriçimi për kalanë e Lezhës. Lajmin e bën me dije ministrja e Kulturës Elva Margariti, e cila shprehet mes të tjerave se ky monument do të marrë një vlerë të shtuar. “Kalaja e Lezhës, ky monument i rrallë që i ka mbijetuar shekujve do të marrë një vlerë të shtuar falë projektit të ndriçimit, i cili do të nxjerrë në pah trashëgiminë kulturore, historike, arkitekturore”, shprehet ministrja Elva Margariti, e cila ka postuar dhe një video me projektin e ndriçimit që tregon kalanë. Kalaja ngrihet në majë të një kodre me lartësi 186 metra, në lindje të qytetit. Kalaja ka origjinë ilire. Në vitin 1440 ajo iu nënshtrua një rindërtimi nga venedikasit, ndërsa në vitin 1522 pas pushtimit osman u rindërtua edhe nga ana e tyre. Këtu mund të shikohen gjurmë të arkitekturave ilire, romake, bizantine dhe osmane. Objektet më interesante për tu vizituar janë rrënojat e ndërtesave osmane brenda kalasë, xhamia, kulla në murin juglindor me një hark romak dhe kulla ilire në murin jugor. Prej saj shihet një pamje mjaft e bukur e fushës së Lezhës dhe e detit Adriatik. Kalaja e ndërtuar në kodër ka një pozicion strategjik, që kontrollon luginën e Drinit deri në Gjirin e Shën Gjonit në detin Adriatik. Dëshmon për gjurmët e një qytetërimi të lashtë prehistorik që në shek.IV p.k. Me pushtimin romak Lezha do të administrohet nën provincën e Prevelitanit. Në shek. VI e.s. (viti 592) Lezha ishte një qendër episkopale me peshkop Gjonin. Në vitin 1107 ajo ishte nën pronarin Aleks Komneni. Në 1153 në krye të perandorisë ishte perandor Nonali. Me krijimin e shtetit të Arbrit në shekulli XIII princ Dhimitri më 1208-1215 bëri një marrëveshje për shkëmbime tregtare me republikën e Raguzës. Më 1393 ra nën sovranitetin e republikës së Venedikut, e cila vuri përsëri nën zotërimin e saj pas vdekjes së Skënderbeut më 1468. Gjatë krijimit të shtetit të Arbrit qyteti i Lezhës ka luajtur një rol të rëndësishëm fetar, jo vetëm si qendër episkopale, por edhe për ngjarjet e kohës. Krijimi për herë të parë të “Urdhërit Françeskan” nga Shën Françesku. Kisha e Shën Kollit e shek. XIV është monument historik me rëndësi. Vendi ku u mblodh Kuvendi I Lezhës 1444 nën udhëheqjen e Gjergj Kastriot Skënderbeut. Kalaja e qytetit antik të Lezhës rrethohet nga mure të periudhave të ndryshme, që vijojnë nga antikiteti shek. IV p.k me emrin qyteti i lashtë i Lisit.