Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kalaja e Porto Palermos, janar-qershor 3753 turistë

Postuar: 17/08/2018 - 07:28

Nga janari i këtij viti deri në muajin qershor kalaja e Porto Palermos është vizituar nga rreth katër mijë turistë. Një ndër monumentet më interesante sa i përket historisë së saj dhe pozicionit ku ndodhet, është edhe kalaja e Porto Palermos, në gjirin me të njëjtin emër në bregun e detit Jon. Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare në Vlorë bën me dije se muajit janar deri në mesin e qershorit kjo kala është vizituar nga 3 753 turistë, shumica e të cilëve janë të huaj. Sipas DRKK, Vlorë, 2908 nga këta vizitorë janë të huaj dhe 760 vendas, ndërsa gjatë stinës së verës pritet që numri i turistëve të rritet edhe më shumë. Bukuria e kësaj kalaje, e ndërtuar rreth dy shekuj më parë, e tëra me konstruksion guri, është një prej më interesanteve për turistët dhe turizmin shqiptar. Kalaja e Porto Palermos ndodhet mbi një ishull rreth 30 m larg bregut ku rripi i ngushtë ujor midis bregut dhe ishullit është mbushur me dhe e gurë për të realizuar një lidhje tokësore me të. Ajo është një nga sarajet e shumta të strategut Ali Pashë Tepelena, të cilat ai jo pa qëllim i ndërtonte në pika strategjike. Por kjo kala, qëndron në mes të detit dhe legjendës. U ndërtua nga Ali Pasha si një dhuratë për një nga gratë e tij, Vasiliqinë, të cilën, sipas kronikanëve të kohës, Pashai i Janinës e kishte shumë për zemër. Bukuria dhe madhështia e kësaj kalaje ka zënë vend në shumë libra kushtuar Ali Pashës. Për të, ashtu si dhe shumë të tjerë, ka shkruar dhe Aleksandër Dyma, autori i “Konti Monte Kristos”. Ajo ka fituar statusin “Monument Kulture “dhe është nën kujdesin e Institutit të Monumenteve të Kulturës. Kështjella u ndërtua nën kujdesin e arkitektit Petro Përmetari dhe të një arkitekti italian. Kalaja ka formë planimetrike trekëndore me tre bastione të fuqishme nëpër qoshet. Hyrja ndodhet në mesin e murit jugor. Nga ana e detit, midis dy bastioneve një sipërfaqe në formë trapezi është rrethuar me mure të pajisura me frëngji. Pjesa tjetër e kështjellës përbëhet nga një numër i madh ambientesh të mbuluara me qemerë të cilat përfundojnë në pjesën e sipërme me një tarracë të përbashkët. Ambientet shërbenin për strehimin e garnizonit, ndërsa njeri prej tyre shërbente si burg.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 4

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/09/2018 - 07:51

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit prezantoi të martën në mbrëmje përzgjedhjen e dytë me filma të animuar të viteve ‘90.

Postuar: 19/09/2018 - 07:50

Drama “Peng” shkruar dhe me regji nga Saimir Gongo pritet të jetë premierë te “

Postuar: 19/09/2018 - 07:48

Ekspertë nga Europa Nostra, organizata kryesore e trashëgimisë në Europë dhe Instituti i Bankës E

Postuar: 19/09/2018 - 07:46

Orkestra e TOB zhvillon provat në sallën e Ministrisë së Kulturës, por edhe pse një situatë kalim

Postuar: 18/09/2018 - 07:57

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” bën me dije se çel stinën teatrore

Postuar: 18/09/2018 - 07:55

Janë pesë vepra premiera shqiptare që do të vijnë për publikun në skenën e Teatrit Metropol gjatë

Postuar: 18/09/2018 - 07:51

Zëri i artistëve për probleme të ndryshme sipas tyre nuk është dëgjuar nga Ministria e Kulturës.