BREAKING NEWS

Pëllumb Pipero optimist jep mesazhin që na qetëson të gjithëve: Vetëm këto do jenë ditët e pikut, ndërsa lajmi i mirë është se numri i të prekurve do të ulet...

Pëllumb Pipero optimist jep mesazhin që na qetëson të
x

Kultura

Kalaja e Prezës në fazë emergjente, miratohet projekti i restaurimit

Kalaja e Prezës në fazë emergjente, miratohet projekti i

Kalaja e Prezës pësoi dëmtime nga tërmeti i nëntorit, që goditi vendin tonë në vitin që lamë pas. Monument kulture, kalaja e Prezës do të ketë një projekt për fazë emergjente. Kjo bëhet me dije nga institucionet, ku Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale ka miratuar projektin e restaurimit “Kalaja e Prezës. Fazë emergjente”, Prezë, Vorë, në kushte të emergjencës, pas tërmetit të 26 nëntorit. Projekti i hartuar nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore parashikon ndërhyrje konservuese dhe restauruese, në elementët konstruktivë të kullës së sahatit në kala. Përveç vlerave historike, nga kalaja e Prezës të ofrohet një pamje e mrekullueshme e fushave të Tiranës. Është një kala e vogël, por më e madhe se kalaja e Petrelës. Kjo kala është deklaruar monument kulture i mbrojtur nga shteti. Ajo kishte për qëllim të mbante nën kontroll një zonë kryengritjesh të përhershme, siç ishte territori rreth Krujës, si dhe të ruante rrugën e rëndësishme që lidhte Shkodrën me Durrësin dhe Krujën. Kështjella është ndërtuar në një nga majat e një vargu kodrinor, që kufizon fushën e Tiranës në anën veriperëndimore. Ajo ka formën e një pesëkëndëshi të çrregullt me kulla të rrumbullakëta në katër nga qoshet e tij dhe me një kullë drejtkëndëshe pranë mesit të njërit prej mureve. Kjo kullë ka shërbyer edhe si porta e vetme e kështjellës, ndërsa një dalje e vogël katërkëndëshe, që luante rolin e një kulle ndodhet në murin perëndimor. Për të kontrolluar të vetmen qoshe të pesëkëndëshit, që nuk është pajisur me kullë, ka qenë ndërtuar një ballkon i vogël që mbështetej mbi një sistem konsolash të lidhur me harqe tullash. Gjurmët e një ballkoni të tillë janë ruajtur edhe në murin perëndimor. Kalaja ka një gjatësi prej 80 metra dhe gjerësi 50 metra. Në oborrin e saj ndodhet një sterë e madhe, ndërsa mbi portë, në një fazë të dytë, është ndërtuar një xhami. Barleti përmend Prezën si qyteza e Parthinëve. Fakti që e përmend Barleti tregon se kalaja e Prezës duhet të jetë ndërtuar para rrethimeve të Krujës dhe ndërtimi i saj duhet të jetë në fillim të shek. XV nga Topiasit, të cilët ishin zotëruesit e kësaj zone. Me sa kuptohet, braktiset në kohën e Gjon Kastriotit dhe vetë i biri i tij. Pas pushtimit turk asaj iu bënë disa riparime, ndërmjet të tjerave u ndërtua edhe një xhami.