Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kalaja e Shkodrës, 58.437 vizitorë në 7 muaj

Postuar: 24/08/2018 - 07:42

Ministria e Kulturës bën me dije se kalaja e Shkodrës është një nga monumentet e kulturës në interesin e vizitorëve. Ndërsa ka publikuar dhe një video me kalanë e Shkodrës, bëhet me dije dhe numri i turistëve nga periudha janar-korrik. “22 823 vizitorë janar-korrik 2017. 58 437 vizitorë janar-korrik 2018”, shkruan Ministria e Kulturës në Facebook. Kalaja e Rozafës është e ngritur mbi një kodër shkëmbore në hyrje të qytetit të Shkodrës. Mbi faqet e pjerrëta të kodrës ngrihen muret rrethuese të cilat zënë një sipërfaqe rreth 9 ha. Në periudhën e lashtë muret ishin të stilit poligonal, gjurmë të të cilave ruhen edhe sot. Si qendër e fortifikuar ilire përmendet për herë të parë gjatë sundimit të mbretit Gent dhe historiani Tit Livi e quan "vendi më i fortë i labeatëve". Kështjella del me emrin Rozafa në periudhën e mesjetës, gjatë së cilës u pushtua herë nga sllavët dhe herë nga bizantinët. Brenda mureve të saj ruhen një sërë mjedisesh si garnizone, depo, një ndërtesë administrative etj. Sipërfaqja e brendshme ndahet nga muret e tre oborreve, me porta mes tyre. Oborri i tretë, i cili është më i vogël se të tjerët, ndodhet në pjesën më të lartë të kodrës. Në muret dalës të tij, ka të dala drejtkëndëshe që zëvendësojnë kullat, ndërsa në murin e jashtëm, kullat janë më të dendura. Brenda kështjellës ka disa ambiente që lidhen me një kullë rrethore, një depo si dhe një godinë trekatëshe të kohës veneciane. Oborri i dytë zë pjesën qendrore dhe më të madhe të kalasë, duke u ndarë nga oborri i parë me një mur tërthor pa kulla. Brenda tij ndodhen katër depozita për grumbullimet e ujit, katërkëndëshe të mbuluara me qemerë, prej të cilave uji merrej përmes grykave të puseve rrethore. Aty ruhen dhe një depo, një burg si dhe një kishë e kthyer më vonë në xhami. Oborri i parë komunikon me hyrjen kryesore të kalasë, para së cilës në vitet 1407-1416, u ndërtua një oborr i fortifikuar, një sistem paramuresh me kthesa të mprehta që zënë pjesën lindore të kalasë. Kalaja e Shkodrës, me muret dhe kullat e saj të fuqishme, arriti të përballojë dy rrethime të gjata dhe bombardime me artileri të turqve në vitin 1474 dhe 1478-‘79. Kalaja e Shkodrës është kthyer në një simbol të qytetit të lashtë, i pranishëm në piktura, gdhendje, kartolina, stema, etj.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 0

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/09/2018 - 07:53

“Shqipëria e rigjetur” me autore Lucia Nadin dhe “Skënderbeu- një histori politike” e autorit Aurel Plasari dhe ishin veprat fituese të çmimit shkencor për Gjergj Kastriotin- Skënderbeun dhe ep

Postuar: 21/09/2018 - 07:52

Komedia romantike “Nina” vepër e autorit francez Andre Roussin pritet të vijë premier

Postuar: 21/09/2018 - 07:49

Për krijimtarinë muzikore shqiptare pak ka vëmendje.

Postuar: 20/09/2018 - 12:27

Regjisorja dhe aktorja Eliona Thomaraj shprehet se që nga viti 1947 teatri rezistoi për disa deka

Postuar: 20/09/2018 - 10:18

Komedia e trishtë “Babai” me regji nga Spiro Duni dhe një kast aktorësh të njohur për

Postuar: 20/09/2018 - 10:15

Muzeu Historik Kombëtar ka publikuar të dhënat për numrin e vizitorëve gjatë periudhës janar-gush

Postuar: 20/09/2018 - 10:13

“Tirana International Film Festival” (TIFF) pritet të zhvillojë edicionin e 16.