BREAKING NEWS

Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen

Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen
x
BREAKING NEWS

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para
x
BREAKING NEWS

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit më tmerrove

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit
x
BREAKING NEWS

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon "skenarin" e fushatës: Më duket masë joshëse, sepse përballë një kandidati të pushtetshëm mediatikishit...

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon
x
BREAKING NEWS

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i sherrit me dy viktima në Kavajë

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i
x
BREAKING NEWS

Të shtëna me dy të vdekur në Kavajë, policia nxjerr detaje për identitetin e tyre: Viktimat kishin ndryshuar emrat

Të shtëna me dy të vdekur në Kavajë, policia nxjerr
x
BREAKING NEWS

Ishin përplasur fizikisht ditë më parë, dalin detaje të reja nga të shtënat në Kavajë, ku humbën jetën dy persona

Ishin përplasur fizikisht ditë më parë, dalin detaje
x
BREAKING NEWS

Tronditet Shqipëria/ Dy të vdekur në Kavajë, një në Elbasan dhe një në Mat, ç’po ndodh në vend?

Tronditet Shqipëria/ Dy të vdekur në Kavajë, një
x

Kultura

Kalendar i ngjeshur artistik në TKOB për muajin shkurt, zbardhen aktivitetet

Kalendar i ngjeshur artistik në TKOB për muajin shkurt, zbardhen

Muaji shkurt vjen me një kalendar të ngjeshur artistik, sjellë nga Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor. Në një komunikatë për mediet, TKOBAP thotë se “muaji i dashurisë” i kushtohet produksioneve të reja që mbartin emrat më të shquar regjisorialë, çeljes së sezonit artistik të baletit dhe operetave për fëmijë e familje, ndjenjës së përkatësisë, që lidhet me trashëgiminë dhe traditat kulturore të zonës si edhe të rinjve e të rejave, që u japin zë emocioneve përmes artit.Shfaqjet nisin me veprën “Antikiteti Modern”, me koreografi të Enada Hoxhës e Gerd Vasos, me pjesëmarrjen e solistit lirik Xhieldo Hyseni, i cili sapo ka fituar në një konkurs ndërkombëtar të këngëtarëve lirikë (AsLiCo) në Como të Italisë. “Antikiteti Modern” do të shfaqet për dy netë me radhë, në 4 dhe 5 shkurt.Në datën 9 do të shfaqet “Romeo and Juliet”, me regji të Sakir Gurzumar, një shfaqje e realizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, TKOB dhe Shkollën e Baletit. Data 10 shkurt sjell shfaqjen e talenteve të reja “UPFEST 23” dhe ditën e Shën Valentinit, TKOB sjell koncertin vokal simfonik “O dolci baci”, me solistët lirikë të TKOB-së dhe të Konservatorit të Salernos (Itali).“Shqipëria ime” është koncerti i Ansamblit Popullor, i planifikuar për në datën 16 shkurt. Ndërsa në datat nga 22-25 shkurt, rikthehet opereta e përshtatur për fëmijë dhe familje “La serva padrona”.4 netë të tjera shfaqjeje do të mbyllin kalendarin e muajit shkurt. Bëhet fjalë për një produksion të ri të operetës “Karnavalet e Korçës”, e cila vjen në skenë pikërisht në periudhë karnavalesh. Artistja e mirënjohur Inva Mula, vjen kësaj here në rolin e regjisores së veprës, e cila do të dirigjohet nga një tjetër artiste me vlera dhe me një karrierë të ngritur edhe jashtë Shqipërisë, Elda Laro.

Më të lexuarat