BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

Kultura

Kalendari kulturor Kosovë -Shqipëri, nënshkruhet për herë të pestë

Kalendari kulturor Kosovë -Shqipëri, nënshkruhet për

Ministrat e Kulturës, Mirela Kumbaro Furxhi dhe Kujtim Gashi nënshkruajnë kalendarin kulturor Shqipëri- Kosovë në Prizren. Në 140-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit dhe në Vitin Mbarëkombëtar të Skënderbeut, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro Furxhi dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Republikës së Kosovës, Kujtim Gashi nënshkruan në ambientet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit protokollin e bashkëpunimit për kalendarin e përbashkët kulturor 2018. Ministri Kujtim Gashi e cilësoi nënshkrimin e kalendarit si një ditë të rëndësishme për të dy vendet. “Është ditë shumë e veçantë për Kosovën dhe Shqipërinë. Ky akt hap rrugë të reja të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë”, u shpreh ai. Kalendari i përbashkët kulturor Shqipëri- Kosovë 2018 dakordëson aktivitete në fushën e trashëgimisë, që kanë të bëjnë me digjitalizimin e trashëgimisë dhe trajnime e edukim në fushën e restaurimit dhe konservimit; ekspozita në fushën e arkeologjisë dhe të muzeve; pjesëmarrje e Kosovës në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit që do të mbahet në Tiranë; projeksione të premierave të pesë filmave, bashkëprodhime të dy qendrave të filmit; AQSHF do të realizojë premierën e filmit pa zë “Balkan Wars” shoqëruar me muzikë ‘live’ nga artisti kosovar Adorel Haxhiaj; bashkëpunime në fushën e librit, mes qendrave të fëmijëve, etj. Një ekspozitë e artistes Flaka Haliti do të sjellë në Galerinë Kombëtare të Arteve veprat e saj bashkëkohore duke shënuar edhe ekspozitën e parë personale të saj në Shqipëri. Ministri Gashi ndër të tjera shfaqi para medias edhe vlerësim për punën e ministres Kumbaro në raport me lobimin për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Ministrja Kumbaro vlerësoi skenën e pavarur të Kosovës. “Ne kemi njohur energjinë që ka skena e pavarur e Kosovës me të cilën duam të kemi një bashkëpunim, por edhe për të mësuar më shumë sepse skena e pavarur ne Tiranë nuk e ka të njëjtën pjekuri si në Kosovë. Në konceptim tim kultura është si lumenjtë, lumenjtë kur kalojnë vijën e ujit nga një vend në tjetrin, nuk pyesin nëse ka kufi dhe as që kanë pasaportë për ta treguar, kështu që unë gjykoj që ne duhet të krijojmë të njëjtin mjedis komunikimi për kulturën, për t’iu lejuar artistëve tanë të zgjerojnë audiencat e tyre”, tha ajo. Protokolli i Bashkëpunimit Shqipëri- Kosovë nënshkruhet për të pestin vit radhazi.