
Aksident i rëndë! Makina përplas për vdekje djalin e Kudret Saliajt

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë të tmerrshme", Berisha del me reagimin e fortë: Është i vetmi kryeministër që mbron vendimin e Serbisë për të mos i vendosur sanksione Rusisë

Kandidatët për drejtor të TK-së prezantojnë platformat në Ministri të Kulturës, synim drama shqipe, rritje e numrit të produksioneve, niveli artistik dhe bashkëpunimet

Shkruar nga Julia Vrapi 19 Nëntor 2022

Drama shqipe, rritje e numrit të produksioneve apo dhe niveli artistik ishin disa nga pikat në platformat, që prezantuan kandidatët për pozicionin e drejtorit të Teatrit Kombëtar përpara komisionit të vlerësimit në Ministrinë e Kulturës. Kandidatë për drejtor janë Altin Basha, Kiço Londo, Elma Doresi dhe Arben Derhemi. Juria që ka marrë në shqyrtim dosjet dhe platformat e kandidatëve përbëhej nga Arian Avrazi, drejtor i Drejtorisë së Konceptimit dhe Fizibilitetit të Projekteve të Kulturës, aktoret Luiza Xhuvani dhe Rajmonda Bulku, Elira Dani, drejtoreshë e Drejtorisë së Programimit, Standardizimit dhe Harmonizimit të Kuadrit Ligjor, Esmeralda Bardhyli, drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit. Tre kandidatët Altin Basha, Kiço Londo dhe Elma Doresi paraqitën platformat e tyre dhe iu përgjigjën pyetjeve të jurisë. Regjisori Kiço Londo ndër të tjera u shpreh për një teatër me cilësi dhe vëmendje për fëmijët, adoleshentët e laboratorin e dramës shqipe. Ndërsa regjisorja Elma Doresi u shpreh për zgjidhjen e përhershme të dramës shqipe. “Synoj zgjidhjen përfundimtare të dramës shqipe. Teatri Kombëtar të ketë çdo vit veprën shqiptare dhe në fund fare të fitojmë dhe festivalin e dramë shqipe. Pikë tjetër, që të jem e para drejtoreshë që nuk do të vendos kurrë nën drejtimin tim shfaqje në mandatin tim. Plagjiaturën që është një nga gjërat, që nuk duhet të jetë në teatër. Pikë tjetër, shpërblimi i figurës artistike, rritje e numrit të produksioneve me të njëjtin buxhet në TK”, janë disa nga pikat që përmend Doresi. Altin Basha u shpreh për ridimensionimin e Teatrit Kombëtar si teatri i të gjithë shqiptarëve, bashkëpunimet me regjisorët, dramaturgjia shqipe, etj. “Teatri Kombëtar ushqehet nga taksat e të gjithë shqiptarëve dhe të gjithë duhet të kenë mundësi për turne në të gjithë vendin. Prioritet i dramës shqipe. Ne kemi nje problem historik të cilësisë së tyre. Dhe zgjidhjen e vetme teatri e gjeti, duke vënë në skenë dramat e huaja dhe kjo solli degradimin e dramës shqipe. Afrimi i dramaturgëve në TK për të krijuar dramaturgji, që prek probleme reale”, u shpreh Basha, ndërsa shton në reagimin e tij bashkëpunime me regjisorë e skenografë të huaj. Po ashtu sipas tij, me rëndësi është dhe aktivizimi dhe krijimi i një dinamike në marrëdhëniet me teatrot e rajonit, etj.
Përfaqësues të sindikatës në ministri
Aktori Arben Derhemi në momentin e fundit u largua nga ministria pa prezantuar platformën e tij, por kjo nuk e heq nga lista e kandidimit, po i heq pikët e intervistës. Në këtë dëgjesë që u zhvillua dje në Ministri të Kulturës merrnin pjesë dhe përfaqësues të sindikatës së artistëve. I pranishëm ishte Julian Kazazi sekretar i përgjithshëm i Sindikatës së Pavarur të Artistëve të Shqipërisë (SPASH) dhe Artan Imami kreu i Sindikatës së Artistëve të Teatrit Kombëtar. Konkursi nga Ministria e Kulturës u hap më datën 30 shtator, që njoftonte në faqen e saj zyrtare se afati për dorëzimin e dokumenteve do të ishte deri më 28 tetor. Ndërkohë që drejtori në detyrë Hervin Çuli pas dy mandateve në drejtim të TK-së, shprehu më parë se nuk do të kërkonte një mandat të tretë.
Më të lexuarat


Kalendar i ngjeshur artistik në TKOB për muajin shkurt, zbardhen aktivitetet

Plas sherri Blushi-Kadare, e bija e shkrimtarit e akuzon për intervistën, Ben Blushi e konsideron si të paedukatë

Në 95-vjetorin e lindjes të ish-partizanit të Brigadës së I Sulmuese, Hazis Ndreut që ngjiti majat e pushtetit vendor dhe institucioneve kulturore artistike

Një projekt konservimi për zbulimin e ri arkeologjik në Durrës

Komedia franceze “La Baby -Sitter”, ku trajtohet problemi i marrëdhënieve në çift, do të vijë në skenën teatrore

Trashëgimia arkeologjike, në konferencën për projektin Adriatiko-Jonian “Transfer 1071”

Buxheti i “Bonusit të Rijetësimit”, për projekte restauruese dhe rijetësim të objekteve monument kulture

Mbrëmja poetike “Kadare në vargje” në 87-vjetorin e shkrimtarit

Komedia “Shtëpiakë të dëshpëruar” me aktorët Artan Imami, Indrit Çobani dhe Gentian Zenelaj nis sezonin në Tiranë

Oltsen Gripshi: Është themelore dhe detyrë e ne historianëve dhe kuratorëve të dimë të ndajmë vlerat nga mediokriteti dhe amatorizmi në art
