BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Kandidatura e Shqipërisë për në “Oscars”, aplikimet në QKK deri më 16 tetor

Kandidatura e Shqipërisë për në “Oscars”,

Qendra Kombëtare e Kinematografisë prej disa ditësh ka shpallur njoftimin për përzgjedhjen e kandidaturës së filmit shqiptar, në kategorinë “Çmimi për Filmin Artistik Ndërkombëtar” të edicionit të 93 të “Oscars”. Qendra Kombëtare e Kinematografisë informon se shtëpitë kinematografike shqiptare, që kanë interes për të paraqitur filmin artistik të prodhuar gjatë viteve 2019-2020 për t’u përzgjedhur nga komisioni përzgjedhës i QKK si kandidatura e Shqipërisë në kategorinë “International Feature Film Award”, edicioni i 93-të “Oscars” mund të aplikojnë deri më 16 tetor. Komisioni përzgjedhës përbëhet nga Eduart Makri, kryetar i QKK; Bujar Alimani, regjisor; Agron Domi, producent; Esat Musliu, regjisor; Genc Përmeti, producent dhe aktori Ndriçim Xhepa. QKK, e cila bën me dije se afati i fundit për dorëzimin e kërkesës dhe materialeve shoqëruese do të jetë jo më vonë se data 16 tetor 2020 shprehet se produksioni shqiptar që ka interes duhet të paraqesë në adresën e-mail:[email protected];1-Kërkesë për pjesëmarrje në garën “Çmimi për Filmin Artistik Ndërkombëtar”, të edicionit të 93-të të “Oscars”; 2-Deklaratë që filmi përmbush kriteret e konkurrimit (filmat që janë shfaqur në kinema apo në platformën VOD jo më pak se 7 ditë rresht, që prej datës 1 tetor 2019 deri më 31dhjetor 2020), si dhe materiale të tjera që vlerësohen se ndihmojnë komisionin përzgjedhës për vendimmarrje sa më të drejtë. Ndërsa QKK në Shqipëri deri më datë 16 tetor pret aplikimet, Kosova pak ditë më parë bëri me dije se kandidatura e saj për në “Oscras” është filmi “Exil”, me regji nga Visar Morina. Në 2019 filmi “Delegacioni” me regji të Bujar Alimanit dhe me skenar të të ndjerit Artan Minarolli, u përzgjodh nga komisioni i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë për të përfaqësuar Shqipërinë në “Oscars” në kategorinë për “Filmin Artistik Ndërkombëtar më të mirë” në AMPAS. Ngjarjet në filmin “Delegacioni”, që ishte një vit më parë kandidatura e Shqipërisë zhvillohen në tetor të vitit 1990. Regjimi komunist kërkon të mbajë pushtetin, ndërsa, në Tiranë vjen një delegacion evropian për të parë nga afër mbarëvajtjen e reformave të qeverisë. Kusht ky, që Shqipëria të pranohet në OSBE. Leo, i dënuar me 15 vite burg, është bërë jashtëzakonisht i vlefshëm për pushtetin e kohës, sepse delegacioni udhëhiqet nga një shok i shkollës së vjetër të Leos. Ai duhet të bindë delegacionin se çdo gjë është në rregull, por ngjarjet marrin tjetër rrjedhë.

Më të lexuarat