BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

Kaosi dhe problemet e administratës, në komedinë “Vdiq mbreti, rroftë mbreti”

Kaosi dhe problemet e administratës, në komedinë “Vdiq

Teatri Kombëtar çeli sezonin artistik të këtij viti me veprën shqiptare “Vdiq mbreti, rroftë mbreti”. Regjisorja Elma Doresi këtë herë sjell në skenë për publikun veprën e autorit Ferdinand Hysi. Një kastë aktorësh të njohur, por dh e emra të rinj janë pjesë e kësaj shfaqje premierë që do të vijojë për publikun dhe net të tjera në skenën e Teatrit Kombëtar. Kaosi dhe problemet në administratë janë këtë herë në këtë komedi shqiptare, që vjen me titullin “Vdiq mbreti, rroftë mbreti”. E shkruar në vitet ‘90 sipas regjisores Elma Doresi vepra teatrore i flet aktualitetit shqiptar. Këtë herë administrata shtetërore e parë me një sy ironik dhe grotesku në skenën e Teatrit Kombëtar “Vdiq mbreti, rroftë mbreti”. Një shef i vjetër i le vendin një të riu dhe këtu fillon lufta e brendshme mes të vjetrës dhe të resë, duke nxjerrë në pah korrupsionin, imoralitetin e burokracinë e institucioneve tona. Regjisorja Doresi një thirrje ka dhe për administratën tonë që ta ndjekë këtë shfaqje. “Jo se nuk më pëlqen administrata. Unë kam punuar me shumë dashuri me treshen e administratës në vepër që është me role. Është një anë, e cila kalon shpesh në hije ndërkohë le ta themi ajo është pjesa e padukshme e gjithë punës. Unë i bëj thirrje administratës shtetërore dhe asaj private për ta parë veprën në teatër. Kjo sepse do të shohim me anë të tre njerëzve në administratën tonë në shfaqje problematikat e tyre, hallet e tyre dhe zgjidhjet, por dhe trofetë ose dhe zhgënjimet që ata marrin”, pohon regjisorja Doresi. Pak orë para se vepra të ngjitej në skenën e Teatrit Kombëtar ajo pohoi dhe emocionet që nuk janë të pakta para një premiere teatrore. “Janë disa orë para premierës dhe emocionet janë të mëdha, duke qenë se është një vepër shqiptare dhe vjen për herë të parë në skenë. Janë ato pikëpyetjet që gjithsecili nga ne i krijon, me atë se si do të pritet, a do të kuptohet, a kemi arritur të gjejmë çelësin e komunikimit me publikun. Janë gjithë ato pyetje që ne presim ti ndajmë pas disa orësh me publikun”, u shpreh Doresi në reagimin e saj. Regjisorja Elma Doresi tregon se si përherë do të jetë brenda stilit të saj dhe shijes së saj. Rolet në vepër regjisorja ia ka besuar aktorëve Sokol Angjeli, Bujar Asqeriu, Ola Harizaj, Dritan Boriçi, Raimonda Bulku, Klod Hoxha, Devis Muka dhe Klea Huta.

Vepra shqipe në teatër

Kjo është e para vepër shqiptare këtë vit në skenën e Teatrit Kombëtar. Një vepër, e cila erdhi nga “Netët e leximit të dramës shqipe”, që janë zhvilluar më herët në Teatrin Kombëtar. Kjo është vepra e gjashtë shqiptare që regjisorja Doresi sjell në skenë. Por e pyetur në lidhje me hapësirën që ka drama shqipe në skenë, regjisorja ka mesazhin që edhe dramaturgët duhet të afrohen me shumë pranë teatrit. “Jam pro hapësirave për dramën shqipe në skenë, ashtu sikurse është dhe një moto e Teatrit Kombëtar që të ketë hapësirë, dhe ja ku jemi me një vepër të tillë. Ka qenë në dispozicion gjithë stafi i aktorëve si dhe ai teknik i teatrit. Por jam dhe me dramaturgët, do të këshilloja të jenë sa më pranë teatrit. Ata duke qëndruar pranë, duke parë një vepër teatrale të inskenuar dhe të shohin si duhet ndërtuar struktura e veprës, sepse ka shumë vepra shqiptare që nuk mungojnë pena ka dhe gjetja, kemi fabula të bukura nga autorët, karaktere të tillë, por në shkrime ka dhe që nuk çohen problemet deri në fund. Çështje linjash, strukture që më pas i kalon regjisorit dhe aktorit”, thotë regjisorja Doresi. Sipas saj duke qenë më pranë teatrit kjo do ta ndihmojë autorin e veprës. “Një dramaturg, duke parë se si ndërtohet një vepër fillon dhe piqet siç piqemi dhe ne nga shfaqja në shfaqje, fillon dhe dramaturgu krijon një tekst veprues. Edhe me veprën e Ferdinand Hysit që u fut dhe në një proces laboratori kemi ndryshuar disa gjëra, kemi sjell tekstin sepse teksti ndryshon nga shkrimi në veprim”, vijon regjisorja Doresi./Julia VRAPI

Më të lexuarat