Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Karnavalet e Korçës” nga Altin Basha, pesë çmime në “KoKoFest”

Postuar: 10/09/2019 - 07:40

Shfaqja teatrore "Karnavalet e Korçës" me regji nga Altin Basha rrëmbeu pesë çmime në festivalin e komedisë “KoKoFest”, që u zhvillua në qytetin e Korçës. Regjia më e mirë Altin Basha, aktorja më e mirë Ilire Vinca, aktori më i mirë dytësor Besart Sllamniku si dhe kostumografia më e mirë Iliriana Loxha Basha. Teatri Kombëtar i Kosovës u prezantua në festival me “Karnavalet e Korçës” shkruar nga Spiro Çomora dhe me regji nga Altin Basha, e cila deri tani edhe në skena të tjera ka gjetur vlerësimin e publikut. Në festivalin që u zhvillua në teatrin “Andon Zako Çajupi”, dy aktorë nga komedia "Kumarxhiu" që e solli në skenë trupa e teatrit “Migjeni” të Shkodrës u vlerësuan gjithashtu me çmime. Aktorja më e mirë joprotagoniste Linda Jarani dhe aktori më i mirë i ri Indri Qyteza Shiroka. Ky festival tashmë ka krijuar traditën e tij në qytetin e Korçës, ku dhe këtë vit në edicionin e gjashtë për disa net me radhë në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” për publikun u shfaqën vepra teatrore shqiptare dhe të huaja.Festivali nisi mbrëmjen e 2 shtatorit për të vijuar deri më datë 8, ku nata e fundit solli dhe ndarjen e çmimeve. Juria e këtij viti ishte e përbërë me aktorë të njohur. Me kryetar jurie Ndriçim Xhepën, pjesë e saj ishin dhe aktoret Yllka Mujo, Olta Daku, Eva Alikaj dhe Drita Karanga, që është aktore e teatrit të Shkupit. Komedia “Karnavalet e Korçës” shkuar nga Spiro Çomora me regji nga Altin Basha ishte më parë dhe në teatrin antik të Butrintit. Kjo vepër teatrore mori pjesë në edicionin e 17 të festivalit ndërkombëtar “Butrinti Summer Festival 2019”. Komedi lirike ka subjekt fatin e dy prindërve për të zgjidhur fatin martesor të vajzës së tyre. Në regjinë e Altin Bashës ngjarja zhvillohet në provat e korit të qytetit, që përgatiten për koncertin e karnavaleve, prandaj ka shumë muzikë dhe këngë korale korçare. Një shfaqje ndryshe, gjysëm muzikore me solo, duete e kuartete. Por e gjitha kjo ka qenë një punë e madhe për aktorët me prova skenike dhe muzikore çdo ditë, ku ata vetë në shfaqje luajnë në instrumente, në piano dhe mandolina. Spiro Çomora (Korfuz, 31 janar 1918 - Tiranë, 1973) ishte mbledhës folklori, gjyqtar, satirist, përkthyes, poet dhe komediograf shqiptar. Skena e tërhoqi Spiro Çomorën qysh herët dhe shkroi dialogje, intermexo, skeçe, pjesë me një akt, etj, të cilat u botuan e u vunë edhe në skenë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/11/2019 - 08:02

Besnik Mustafaj me romanin “Dëmtuar gjatë rrugës” u shpall “Autori i vitit” në Panairin e Librit “Tirana 2019”.

Postuar: 17/11/2019 - 08:01

Tragjedia "Medea" e Euripidit për dy mbrëmje me radhë do të jetë në skenën e teatrit &l

Postuar: 17/11/2019 - 07:58

Artistët  të ndryshëm në vend shprehen se janë të përbuzur nga institucionet.

Postuar: 16/11/2019 - 07:44

Artisti i njohur Agim Sulaj ka fituar “Grand Prix Aydin Dogan Stamboll”.

Postuar: 16/11/2019 - 07:43

Plani i menaxhimit të integruar i parkut kombëtar të Butrintit solli përplasjen e ministres së Ku

Postuar: 16/11/2019 - 07:40

Muzetë e Beratit gjatë këtij viti kanë qenë vende të preferuara për vizitorët.

Postuar: 16/11/2019 - 07:38

Botimet e shtëpisë botuese “Morava”, në Panairin e Librit “Tirana 2019” k