Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në Shqipëri: Ju tregoj se çfarë do të ndodhë pas 10 ditësh në Tiranë

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Katër “dukuri” shqiptare nga “Kcimi i bjeshkës me tupan i Tropojës” tek “Eposi i Kreshnikëve me lahutë”, në garë për në UNESCO

Katër “dukuri” shqiptare nga “Kcimi i bjeshkës me

Ke?shilli Kombe?tar i Trashe?gimise? Kulturore Jo Materiale vendosi shtimin e liste?s se? pasurisë sonë shpirte?rore, e cila merret ne? mbrojtje nga shteti. Në mbledhjen e zhvilluar së fundmi Këshilli Kombëtare i Trashëgimisë Kulturore Jo Materiale mori vendimin që të miratonte katër “dukuri” të reja, që sipas ministres së Kulturës Elva Margariti janë të denja për të qenë pjesë e kandidimit si kryevepra të trashëgimisë në UNESCO. Kur flasim për pasurinë shpirtërore jo materiale gjithmonë nga specialistë të ndryshëm është pohuar vlera dhe rëndësia e saj. Por ministrja e Kulturës Elva Margariti bën me dije po punohet dhe për “Eposin e Kreshnikëve kënduar dhe shoqëruar me lahurë”, për plotësimin e dosjes për në UNESCO. “Ke?shilli Kombe?tar i Trashe?gimise? Kulturore Jo Materiale miratoi kate?r “dukuri” te? denja pe?r t’u kandiduar si “Kryevepra te? trashe?gimise? shpirte?rore te? njerëzimit”, ne?n mbrojtjen e UNESCO-s. Dhe be?het fjale? pe?r: -“Kcimi i bjeshke?s me tupan i Tropoje?s” -“Rituali i lashte? i shtege?timit te? bage?tive” -“Xhubleta si teknologji dhe dijebe?rje artizanale unikale dhe format e pe?rdorimit te? saj-“Kcimi i Logut”, etj, -“Eposi i Kreshnike?ve i ke?nduar dhe shoqe?ruar me lahute?”. Tashme? po punohet pe?r plote?simin e dosjeve, ne? me?nyre? qe? te? mund te? kapim afatet e kandidimit”, bën me dije ministrja e Kulturës në një postim në rrjetin social Facebook, ku ishte dhe vetë e pranishme në mbledhjen e këtij këshilli. Trashëgimia kulturore jomateriale shpirtërore, nënkupton praktikat, paraqitjet, shprehjet, gjuhën, njohuritë dhe krijimtarinë popullore, si dhe veglat, objektet, artizanatin dhe hapësirat kulturore që bashkëshoqërojnë ato, që bashkësitë, grupet dhe, kur është rasti, individët i pranojnë si pjesë përbërëse të trashëgimisë së tyre kulturore. Në trashëgiminë kulturore shpirtërore (jomateriale) bëjnë pjesë përdorimi i gjuhës në veprat letrare, folklori gojor i ruajtur në kujtesë, i shkruar ose i regjistruar, folklori vokal, koreografik dhe instrumental, zakone dhe doke tradicionale, etj.

Pasuria që rrezikohet

Ke?shilli Kombe?tar i Trashe?gimise? Kulturore Jo Materiale vendosi shtimin e liste?s se? pasurisë sonë shpirte?rore, e cila merret ne? mbrojtje nga shteti, por siç shprehej dhe më parë ministrja Elva Margariti, kjo pasuri duhet mbrojtur dhe ruajtur, sepse rrezikon zhdukjen. “Populli ynë ka një tradite? mjaft te? pasur ne? ke?nge?, valle, doke, zakone, zejtari, te? cilat ne? epoke?n e vrullshme te? globalizimit dhe teknologjisë rrezikojnë te? zhduken. Por pike?risht, ke?te? te? fundit, ne do ta shfrytëzojmë pe?r te? ruajtur tradite?n, ta mbledhim, ta regjistrojmë, digjitalizojmë, ta be?jme? te? aksesueshme pe?r studiuesit, por mbi te? gjitha t’ua pe?rcjellim brezave”, pohon më tej ministrja Margariti. Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jo Materiale u krijua me ligjin e ri për trashëgiminë kulturore në vendin tonë. KKTKJ është organ kolegjial vendimmarrës pranë ministrisë përgjegjëse për trashëgimisë kulturore, i cili kryesohet nga ministri përgjegjës për trashëgiminë kulturore dhe përbëhet nga 11 anëtarë, të përcaktuar me urdhër të ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore. KKTKJ-ja ka kompetencë: a) të mbikëqyrë veprimtarinë në fushën e pasurive kulturore jomateriale; b) të miratojë e të hartojë strategjinë dhe programin e zhvillimit në këtë fushë; c) të miratojë, në parim, kërkesën për deklarimin e interesit kulturor; ç) të hartojë dhe të miratojë strategjinë dhe programe të zhvillimit në fushën e trashëgimisë kulturore jomateriale; d) të ndjekë dhe të mbikëqyrë veprimtaritë që zhvillohen në fushën e trashëgimisë kulturore jomateriale; dh) të propozojë programe pune për edukimin nëpërmjet trashëgimisë kulturore jomateriale; e) të miratojë planin vjetor të aktiviteteve kombëtare, që zhvillon Qendra Kombëtare e Veprimtarive Tradicionale. Po ashtu KKTKJ propozon projekte dhe masa që duhen ndërmarrë për ruajtjen dhe mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore jomateriale, sidomos atyre që janë në rrezik, propozon dhe të miraton programin e katalogimit dhe digjitalizimit të trashëgimisë kulturore jomateriale, propozon dhe miraton vlerat e trashëgimisë jomateriale kombëtare për regjistrim në listën përfaqësuese të dukurive jomateriale të UNESCO-s, etj.