BREAKING NEWS

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas ‘bombën’ live nga spitali ‘Shefqet Ndroqi’: Ministria po gënjen!

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas
x

Kultura

Katër foto të rralla të Ismail Qemalit ekspozohen në Kryeministri, nga djalosh në “plakun e thinjur”

Katër foto të rralla të Ismail Qemalit ekspozohen në

Në Qendrën për Hapje edhe Dialog në Kryeministri, janë ekspozuar 4 fotografi të dixhitalizuar të Ismail Qemalit. Nga e para foto e shkrepur në Athinë, si djalosh 23-vjeçar në vitin 1867 e deri tek portreti zyrtar, që njihet nga të gjithë, realizuar rreth një shekull më parë. Fotoeditori Edvin Çelo ka dhënë detaje nga foto në fjalë. “Puna ka filluar që nga skanerizimi i imazhit me rezolucion të lartë dhe me parametrat e duhur, që të kemi një imazh mbinatyral. Sfida e madhe tek këto fotografi ka qenë pjesa e toneve të dritës dhe të kontrastit, për të arritur një imazh sa më të vërtetë të figurës”, shprehet Çelo. Sigurisht që meritë ka Drejtori e Arkivave. Fotografitë e përzgjedhura nga 30 gjurmë në dosjen 4547 në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, janë të vetmet, që na ilustrojnë portretin, qëndrimin dhe shijen e tij në vite të ndryshme të jetës. “Ky nuk është nder për Ismail Qemalin, por një nder i vonuar që ja bëjmë vetes. Një shtet që nuk mobilizon energjitë për të fuqizuar imazhin e themeluesve të saj, nuk është gjë e mirë. Por më mirë vonë se kurrë, që këto figura atë vend historik që kanë, ta kenë edhe në imazhe. Të mos mbesim me një variant që shpesh në zyrat e shtetit që për shkak të keqprintimit duket më shumë se i një varrosh i Ismail Qemalit, sesa imazhi i një burri shteti”, thotë drejtori i DPA-së. Studiuesi Bido e vë thekësin tek mosfolklorizmi i figurave që kanë një kontribut në historinë e kombit. “Duke i parë fotot, miniaturat që ne kemi, pa arritur në këtë digjitalizim që është bërë. Ti sheh energjinë e një njeriu në rritje, djaloshin Ismail Qemali, vetëm 23 vjeç. Sheh vështrimin edhe qëndrimin e tij, që tregojnë dinamizmin e një njeriu të pjekur, edhe dy fotot e tjera, që ai është burrë shteti, themeluesi i një shteti të ri, figura e babait të kombit, që ta japin këto fotografi. Ndoshta jemi mësuar me plakun e thinjur të Vlorës, por këto foto të tij, janë foto që tregojnë një person dinamik dhe me shumë energji, që në imazh dhe në histori se kemi këtë. E rëndësishme është fakti që ne si komb, edhe si shoqëri, të mos i folklorizojmë, por t’i japim në madhështinë e tyre reale. Pa përralla që ne i kemi qejf, kjo bëhet duke i dhënë peshë imazhit të tij, fjalës të tij”, përfundon Bido.