BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Katerina Leka: Shkrimi është për mua një shteg që unë gjej strehë nga bota e jashtme sa herë që shkruaj, por dashuria ime më e madhe është aktrimi dhe teatri

Katerina Leka: Shkrimi është për mua një shteg që

Katerina Leka është nga Gjirokastra, shkruan poezi në greqisht dhe në shqip. Jeton në Athinë dhe ka marr pjesë me disa poezi të saj në botimin e librit “Antologjia e Poezisë Greke 2021”. Libri i saj “Mitos” pritet të dali brenda vitit. Ajo shpreh se poezia dhe arti kanë ekzistuar gjithnjë në jetën e saj, dhe na tregon “sekretin” se si mund ti bëjmë fëmijët tanë të adhurojnë librat dhe leximin. Në këtë intervistë ajo rrëfen se pavarësisht se ka ndjerë racizëm në Greqi për shkak të prejardhjes së saj, shumica e shoqërisë e ka pranuar tashmë. Katerina merret gjithashtu me fotografinë dhe aktrimin. Teatri dhe kinemaja janë dy pasionet e saj më të mëdha. Muajt e fundit ka shkruar materiale për teatër dhe për filma me metrazh të shkurtër.

 -Si erdhi poezia në jetën tuaj?

Unë besoj se poezia gjithnjë ka ekzistuar në jetën time, madje aq herët saqë nuk gjeja fjalët që ta përshkruaja. Ishte diçka shumë normale dhe natyrale për mua, thjesht kërkoja shkakun që ta nxjerr në pah. Libri i parë i poezisë që lexova ka qenë i Sergei Yesenit kur isha 12 vjeçe dhe që atëherë fillova të lexoj dhe të shkruaj në mënyrë intensive. Gjithnjë më pëlqente të shkruaja tekste të vogla në shkollë kur kam qenë në klasë. Isha nxënëse e mesme (që mos të them e keqe). Kisha një koleksion me fletore, ku shkruaja poezi,dhe tekste këngësh po për shkak se ndërruam shtëpi dhe u kthyem disa vite në Shqipëri, i humba të gjitha dhe kjo më diskurajojë, për shumë vite ndalova së shkruari. Por më vonë dola në konkluzion që ti nuk mund të rikthesh çka ke humbur, por gjithmonë mund të krijosh diçka të re.

-Libri juaj “Mitos” pritet të dali brenda vitit nga shtëpia botuese Greke “Iërite”. Cila është ideja kryesore e librit?

Mitos-i u lind pothuajse brenda një muaj. U krijua në një periudhë, që unë kisha shumë nevojë të shkruaja. Ditët e ftohta të Shkurtit, rrugës për në punë në autobus me kufje në vesh, po shkruaja dhe nga një tekst. Desha të sjell historinë e Dedalus-it dhe të Icarus-it, dy personazhe të mitologjisë Greke, në kohërat moderne nëpërmjet marrëdhënieve njerëzore. Si një tip krahasimi. Ata në mitologji kanë një fund tragjik, por në botën time kanë një, le ta themi, happy ending. Lindin, vetë-shkatërrohen dhe rilindin përsëri në mënyrë metaforike. Doja që ky libër të ishte një shkëndijë shprese për ata njerëz, që përballen me humbjen. Sepse në fund çdo gjë kalon, apo jo? Kështu që po, mund të them se ideja kryesore janë marrëdhëniet njerëzore dhe kapërcimi i vështirësive-aka rilindja.

-Ju fituat çmimin e 3-të në Festivalin e Poezisë në Selanik, në Korrik. Si u ndjetë për këtë?

Sigurisht gjëja e parë që ndjeva ishte entuziazëm dhe gëzim. U ndjeva si një fëmijë që mezi pret dhuratën për Krishtlindje. Pastaj kisha një ndjenjë drejtësie, çlirimi, sikur çdo gjë që kisha bërë deri atë kohë ja vlejti. Nuk e besoja që emri im ishte shkruar aty në njoftim. Por kjo gjithashtu më dha forcën të shkruaj poezi dhe libra të reja, dhe mëso të “zë rehat”.

-Ju jeni rritur për shumë vite në Greqi. Keni ndjerë diskriminimin andej?

Unë kam lindur në Shqipëri dhe familja ime emigroi kur isha gati 1 vjeç. Në shtëpi flisnim shqip por në shkollë dhe kudo ku shkoja flitej greqisht. Familja ime emigroi në 1995 kështu që ne konsiderohemi brezi i dytë, fëmijët e emigrantëve të parë që ikën në Greqi, kështu që kishte reagime negative reagime, por shumica e njerëzve gradualisht e pranuan këtë fenomen. Gjithmonë më ka bezdisur fenomeni i racizmit, madje edhe sot. Ai futet shpesh herë thellë brenda teje kur ti nuk e kupton, madje kjo ndodh dhe tek ata personat që janë diskriminuar vet. Para shume vitesh një fëmijë me nënë shqiptare me tha “Ti shqiptare, Alvano” gjasme si mënyrë fyese, gjë që nuk bën sens. Kur shkoj në Shqipëri më thonë “Ti je greke”, ndërkohë kur jam në Greqi me thonë “Ti je shqiptare”. Nuk më pëlqejnë tabelat, sepse njerëzit pa vetëdije bëjnë supozime mbas atyre. Unë nuk dua të ndihem e huaj. As njëra, as tjetra. Unë dua thjesht të jem Katerina.

-Mendoni se keni dashuri për Greqinë?

Sigurisht ndjej dashuri për Greqinë se aty jam rritur për shumë vjet dhe aty jetoj, por mendoj se kanë ndryshuar shumë gjëra, ose ndoshta nuk e kam venë re unë, sepse kam qenë më e vogël. Kam jetuar dhe 9 vjet në Shqipëri, por këtu e para një viti vendosa të kthehesha përsëri në Athinë. Për disa probleme që kisha me letrat nuk mund të udhëtoja asgjakundi nëpër Europë. Më kishin vënë eksupls në kufirin grek në 2016. Kam dashuri për Greqinë, por do doja të kishte dhe ajo të njëjtën ndjesi për mua, si edhe për emigrantët e saj.

 -Po kujtime nga Shqipëria keni?

Kam jetuar në Shqipëri nga 2012 deri në 2021 dhe kam kujtime shumë të bukura, mund të flas me orë të tëra për to. Në fillim mu desh pak kohë të ambientohesha, sepse isha adoleshente kur u kthyem por e dua shume vendin tim dhe kam krijuar kujtimet më të mira këtu. Kur kam mundësin shpesh herë vizitoj Gjirokastrën, sepse kam familjen aty dhe më pëlqen të bëj xhiro tek qafa e pazarit, në kalldrëm, nga shtëpia e Kadaresë dhe tek shtëpia e Enver Hoxhës, ose të pi një kafe me pamje nga kalaja afër dyqaneve turistike. Gjithashtu mundohem të vizitoj shpesh Tiranën dhe Prishtinën, se edhe aty kam shoqëri prej vitesh. E dua Shqipërinë.

 -Na flisni rreth studimeve tuaja.

Kam mbaruar një kurs profesional për Njohuri Politike tek Akademia Elita në Tiranë, gjithashtu kam bërë një kurs profesional për Menaxhim Biznesi dhe Sipërmarrje tek Qendra e Formimit Profesional. Flas greqisht, shqip, anglisht dhe spanjisht. Aktualisht studioj për Gazetari në Athinë.

-Si mendoni se mund ti nxisim fëmijët tanë në lexim dhe në art?

Mirë apo keq, duam apo s’duam ne, fëmijët na imitojnë. Fëmijët janë pasqyrat tanë. Ata bëjnë çka shohin, kështu që nëse duam ti nxisim ata të lexojnë, duhet të fillojmë ne ta bëjmë atë në radhë të parë. Nëse një fëmijë të sheh me libër në dorë, do marri shembull dhe do lexojë. Siç e thotë dhe shprehja, nëse do të ndryshosh botën, nise nga vetja.

-Me çfarë projektesh po merreni këto kohë?

Këtë periudhë merrem me shumë projekte, tani jam fokusuar pak tek fotografia dhe aktrimi. Shkrimi është për mua le ta themi një shteg që unë gjej strehi nga bota e jashtme sa herë që shkruaj, por dashuria ime më e madhe është aktrimi dhe teatri. Dy muajt e fundit kam nisur të shkruaj dy skripte për teatër, një komedi të zezë që titullohet “Vdeksha unë për ty” dhe një komedi romantike që titullohet “24 orë”. Tani në fund të gushtit u mora me dy filma me metrazh të shkurtër, njërin se kam mbaruar akoma, ndërsa tjetrin e mbarova dhe e dërgova tek Festivali i 63-të të Filmit në Selanik. Filmi titullohet “Shihemi me vone” dhe flet për hooliganizmin dhe episodet e dhunës në sport, gjë që u bë shkak në Greqi të humbi jetën një djalë 19 vjeçar dhe doja të përcillja një mesazh sensibilizues. Rezultatet e çmimeve do dalin në Nëntor. Sa i përket aktrimit, shpresoj që veprat e teatrit që po shkruaj ti shoh një ditë të luhen në skenë, e kam ëndërr. Gjithashtu, të gjitha poezitë, tekstet, dhe filmat që bëj mundohem ti përkthej në shqip, në anglisht dhe ti përcjell jashtë sa më shumë botës. Dua të kontribuoj në trashëgiminë tonë kulturore, por edhe ti tregoj botës një portret pozitive shqiptare. Shqiptarët kanë shumë mundësi për të bërë gjëra kreative dhe të lënë diçka të bukur pas dhe dua që bota ta shohë këtë.

-Me cilat çështje jeni sensibilizuar më tepër?

Unë jam sensibilizuar sa u përket të drejtave të njeriut dhe sidomos minoriteteve. Jam e sensibilizuar për të drejtat e emigrantëve, të drejtat e femrave, të drejtat e njerëzve me aftësi të kufizuara, të drejtat e fëmijëve, të drejtat e komunitetit lgbt, etj. Po ashtu jam e sensibilizuar dhe me çështjet aktuale siç janë varfëria, rritja e çmimeve, dhuna ndaj grave, fëmijëve, etj. E di që një person vetëm, unë përshembull, nuk mund të ndryshojë botën, por mund të lë të paktën pas një gjurmë të mirë.