BREAKING NEWS

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e COVID, ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë
x

Kultura

Këndi Arkivor në 12 qytete në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut

Këndi Arkivor në 12 qytete në Shqipëri, Kosovë dhe

Këndet Arkivore është një ndër nismat e rëndësishme të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, e cila nisi në fundin e vitit 2020 për të vijuar me hapjen e këtyre njësive të shërbimit kudo ku jetojnë shqiptarët. Këndi Arkivor tashmë gjendet në 12 qytete në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave shprehet se nuk do të ndalen këtu. “Qasje për të gjithë studiuesit, studentët e të interesuarit për dokumentet arkivore së shpejti do të ketë edhe në shumë qytete shqiptare anembanë”, shprehet Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave. Këndi Arkivor nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave u hap së fundmi dhe në bibliotekën e Universitetit të Tetovës. Këndet arkivore janë hapur dhe në Kërçovë, Ferizaj dhe Podujevë dhe i çelur në bibliotekën e Universitetit të Tetovës, ky është Këndi Arkivor më i fundit që Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave hap në viset shqiptare. Në njoftimin e DPA thuhet se në një qytet universitar shumë të rëndësishëm të Maqedonisë së Veriut siç është Tetova, studiuesit dhe studentët që kryejnë kërkime në fushën e historisë, do të mund të marrin shërbimin përmes këtij këndi. “Çdo studiues merr shërbimin njësoj siç e merr në sallën e studimit të AQSH-së në Tiranë, kudo ku janë instaluar këto njësi shërbimi të DPA”, thuhet në njoftimin e DPA. Jo vetëm këndet arkivore, por herë pas here DPA është dhe me ekspozita të ndryshme ku prezanton materiale të rralla. Arkivi i shtetit shqiptar është institucioni më i rëndësishëm arkivor në shkallë kombëtare ku grumbullohen, ruhen, përpunohen dhe shërbehen dokumentet kryesore, që dëshmojnë për historinë e kombit dhe të shtetit shqiptar. Historia e arkivave në Shqipëri është e lidhur me historinë e kombit dhe të shtetit shqiptar, dhe është rezultat i proceseve dhe i fazave të zhvillimit të tyre. Fillimet e veprimtarisë arkivore datojnë që nga antikiteti, kur në bibliotekat që ekzistonin në shtetet ilire, krahas librave, ruheshin edhe dokumente. Në vitin 1951, Arkivi i Shtetit kaloi në varësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme, deri në vitin 1962. Po këtë vit u krijua Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shtetit, në varësi të Këshillit të Ministrave.