Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kënga popullore qytetare, me artistët më të njohur shkodranë në amfiteatrin e liqenit

Postuar: 23/08/2018 - 07:50

Këngët më të bukura shkodrane sonte në amfiteatrin veror të Tiranës me interpretimin e këngëtarëve më të njohur të qytetit të Shkodrës.  Organizatorët bëjnë me dije se koncerti titulluar “Karajfilat e Shkodrës” do të jetë jo vetëm një mbrëmje muzikore, por për publikun prezantohen dhe kostumet më të bukura popullore të zonës së Shkodrës. Koncerti do të sjellë në skenën e amfiteatrit 30 këngë, që do të interpretohen live nga këngëtarët më të njohur si Bujar Qamili, Myfarete Laze, Bashkim Alibali, Mukades Çanga, Indrit Mlika, etj, por pjesëmarrës është dhe grupi muzikor “Karajfilat e Shkodrës”. Arian Sukniqi drejtor  i aktiviteteve te Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit bën me dije se drejtor artistik është Andi Unaza dhe do të jetë një koncert, që do të përcjellë shumë te publiku i kryeqytetit mbrëmjen e sotme. “Veç këngëve nga zërat më të mirë të këngëve shkodrane, do të ketë edhe pjesë nga orkestra e grupi i valleve të qytetit të Shkodrës. Perlat e muzikës qytetare do jenë pjesë e një nate kryeqytetase. Çdo tingull muzikor do jetë drejtpërdrejtë në skenën e amfiteatrit. Koncerti i bën një sfidë muzikës me CD, muzikave të rrejshme, që kush nuk po bëhet këngëtar, por kjo është një skenë që po bën historinë e këngëtarëve dhe instrumentistëve të vërtetë që interpretojnë LIVE. Bashkia e Tiranës ka organizuar një pritje të mrekullueshme për këtë koncert”, tregon Arian Sukniqi për koncertin, që do të zhvillohet sonte në mbrëmje në amfiteatrin e Tiranës. 30 këngët më të bukura qytetare shkodrane do të këndohen LIVE mbrëmjen e sotme dhe këngëtarët më të njohur shkodrane do jenë  në skenë, por nuk do të mungojnë edhe këngëtarët e rinj, të cilët e këndojnë me po aq dashuri dhe pasion këngën qytetare. Koncerti organizohet nga agjencia “Buna 1” me producent Arben Mazi në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit.

Skena te amfiteatri dhe publiku

Drejtori i aktiviteteve në APR Arian Sukniqi tregon se prej disa ditësh këngëtarët shkodranë kanë zhvilluar provat, për t’u përfaqësuar sa më mirë në koncertin, që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme  në amfiteatrin e Liqenit. Arian Sukniqi drejtori i aktiviteteve në APR vijon të pohojë se prej kohësh nuk ndodhin koncerte të tilla në Tiranë. “Koncerti vjen në kuadrin e netëve qytetare në amfiteatrin e Tiranës, që do të vijojë dhe me net të tjera. Një superaktivitet, i cili ka bërë bashkë këtë radhë artistët më të mirë shkodranë. Ky është një koncert i tëri LIVE dhe jo me CD dhe ka kohë që nuk ndodh një koncert i tillë. Artistët vijnë nga Shkodra, dhe para këtij ne kemi organizuar dhe koncerte të tjera. Është 40 minuta program dhe janë e perlat e këngës dhe muzikës shkodrane, janë këngë popullore qytetare. Më pas do të vijë Elbasani, Korça, Vlora, Mirëdita, etj. Nga inaugurimi i amfiteatrit dhe deri tani kanë qenë rreth 47 mijë spektatorë në aktivitetet tona”, vijon më tej drejtori Arian Sukniqi. Rikonstruksioni i amfiteatrit është kërkuar vazhdimisht edhe nga një sërë artistësh të njohur shqiptarë për të pasur mundësi organizimin e disa shfaqjeve në formën e teatrit të hapur. Teatri i hapur, i pajisur me një skenë të mbuluar e me ndriçim të përshtatshëm, mirëpret publikun në vijim dhe me festivale, koncerte, teatër, konferenca, shfaqje të cirkut e kinema verore në të katër stinët, duke e shndërruar këtë pjesë të parkut në një pikë të rëndësishme kulturore e argëtimi për qytetarët. Sipas drejtorit të eventeve Arian Sukniqi me rikonstruksionin e kësaj hapësire  jeta kulturore në kryeqytet, e veçanërisht në zonën e liqenit, të gjallërohet edhe më shumë duke afruar qytetarët me natyrën dhe me artin. /Nga Julia Vrapi

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 19

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/11/2018 - 07:18

 Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, me rastin e kthimit në atdhe të eshtrave të personalitetit të shquar të letrave shqipe Mid’hat Frashëri, në kuadër të javës përkujtimore në 110-vjetorin e Kongresit të Ma

Postuar: 14/11/2018 - 07:17

 Teatri i Operës dhe Baletit  sjell në skenë operën “La Triavata” nga Giuse

Postuar: 14/11/2018 - 07:16

Muzeu Historik Kombëtar dhe ICOM Shqipëria organizuan paraqitjen e rezultateve të trajnimit Re Or

Postuar: 14/11/2018 - 07:15

 Panairi i Librit “Tirana 2018” çelet sot në Pallatin e Kongreseve.

Postuar: 13/11/2018 - 07:32

"Zoti i Masakrës" komedia brilante e Yasmina Reza në Shkodër mbrëmjen e së martës dhe t

Postuar: 13/11/2018 - 07:30

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore do të zhvillojë dy koncerte në Gjermani.

Postuar: 13/11/2018 - 07:29

Piktorët në aktivitetin e tyre vazhdojnë krijimtarinë, duke u përballur me probleme të cilat prej