BREAKING NEWS

Ekipi i Donald Trump publikon VIDEO-SKANDALIN me zgjedhjet

Ekipi i Donald Trump publikon VIDEO-SKANDALIN me zgjedhjet
x

Kultura

“Kërkimet arkeologjike italo-shqiptare”, profesor Luan Përzhita: Restaurimi dhe menaxhimi, problem në sitet arkeologjike

“Kërkimet arkeologjike italo-shqiptare”, profesor Luan

“Kërkimet arkeologjike italo-shqiptare” kërkim, ruajtje dhe zhvillim i qëndrueshëm titullohet konferenca online, ku pjesë e saj janë specialistë shqiptarë dhe italianë. Konferenca që ka nisur të hënën do të zhvillohet për disa javë. Drejtor i Institutit të Arkeologjisë, prof. dr. Luan Përzhita shprehet se kjo konferencë ka rëndësi për fushën e arkeologjisë. Duke folur për këtë konferencë online, prof. dr. Përzhita thotë se temat që do të zhvillohen  kanë të bëjnë me parkun arkeologjik të Finiqit, parkun e Adrianopolit, parkun e Butrintit si dhe amfiteatrin e Durrësit. “Këto janë temat bazë kryesore ku do të diskutohet, dhe është alternimi se si ndikon arkeologjia dhe kërkimi shkencor në kthimin e siteve arkeologjike si kontribut për zhvillimin ekonomik nëpërmjet turizmit. Konferenca nisi ditën e hënë dhe do të vijojë edhe në dhjetor çdo të hënë dhe të enjte. Flitet nga studiuesit për gërmimet, valorizimin e siteve, etj”, thotë prof. dr. Luan Përzhita. Drejtor i IA, prof. dr. Luan Përzhita thotë se kjo konferencë mbledh të gjithë të interesuarit e fushës së arkeologjisë, ku nuk mungojnë dhe diskutimet mbi problemet e ndryshme. “Në këtë konferencë online janë studiues të ftuar, por ka dhe studentë të arkeologjisë dhe punonjës të monomeve të kulturës. Të hënën konferenca ishte për Foiniken. Diskutohen në konferencë dhe të gjitha problemet, që kanë të bëjnë me arkeologjinë sidomos ato që kanë të bëjnë me restaurimin dhe sidomos me menaxhimin”, thotë ai. I pyetur se ku janë problemet në fushën e arkeologjisë, prof. dr. Luan Përzhita thotë se restaurimi dhe menaxhimi në sitet tona gjithmonë ka probleme të tilla. “Sitet arkeologjike kanë nevojë për restaurime. Gjithmonë duhet të restaurohen, duhet të mirëmbahen dhe kjo është një punë e përhershme. Ndërsa sa i takon menaxhimit kjo është te ana e programeve, që ka secili dikaster në vetvete”, thotë prof. dr. Përzhita. Drejtor i IA, prof. dr. Përzhita thotë se kjo konferencë shërben edhe sepse merren shembuj se çfarë ndodh në Itali, çfarë duhet dhe nuk duhet të marrim prej tyre. “Pra është një shkëmbim përvoje shumë i rëndësishëm. Janë debate të nivelit akademik, që vetëm i referohen atyre situatave, por më pas janë institucionet  nëse i përkrahin ose jo ato mendime që japin specialistët. Shqetësim është restaurimi dhe menaxhimi, por janë institucionet që e zgjidhin rrugën e tyre në lidhje me sqarimin e këtyre problemeve që janë. Por ka gjithmonë problem me restaurimin dhe menaxhimin”, shton më tej ai.

Rëndësia turistike e luginës së Drinosit

Duke folur për konferencën, profesor Përzhita  sjell në vëmendje diskutimet për luginën e Drinosit. “Ne kemi një aktivitetet sëbashku me universitetin e Manseratës dhe ishin tre profesorë, dy nga Italia dhe unë nga Shqipëria që folëm mbi rëndësinë që ka nga ana arkeologjike dhe turistike lugina e Drinosit. Pastaj janë angazhime, që ka projekti me pushtetin lokal siç është Bashkia e Gjirokastrës dhe prefekturës si dhe universiteti i Gjirokastrës. Më pas u fol mbi rëndësinë që ka ky bashkëpunim, në lidhje me Drejtoritë Rajonale të Kulturës dhe Institutin e Trashëgimisë Kulturore të Monumenteve të Kulturës”, thotë prof. dr. Përzhita. Në reagimin e tij prof. dr. Luan Përzhita sjell në vëmendje dhe projektin e Adrion, ku është dhe Instituti i Arkeologjisë. “Në diskutime ishte dhe projekti i Adrion, që është fituar nga 12 universitete ku jemi dhe ne si IA për valorizimin e luginës së Drinit, të Drinosit, për kthimin e resortit të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit, duke i dhënë kështu një kontribut për ekonominë e zonës dhe për ekonominë e përgjithshme të këtij rajoni”, shton më tej arkeologu. Modeli që misionet italo-shqiptare po eksperimentojnë si mbi metodat e dokumentimit dhe ruajtjes së trashëgimisë arkeologjike, ashtu edhe mbi integrimin e saj në kontekstin e politikave të zhvillimit të qëndrueshëm, në fakt është zhvilluar në një formë mjaft inovative dhe Akademia e Studimeve Albanologjike shkruan se ky webinar synon të kthehet në një mundësi të rëndësishme diskutimi mes protagonistëve të politikave të transformimit të territorit. Webinari do t’u kushtohet metodologjive dhe përvojave për ruajtjen e trashëgimisë arkeologjike dhe integrimit të saj në politikat e menaxhimit të parqeve arkeologjike. Një fokus i veçantë do të drejtohet ndaj objektivave, metodave dhe rezultateve të programeve të restaurimit të iniciuara nga misionet italo-shqiptare, si pjesë e aktiviteteve të tyre kërkimore dhe të nxjerrjes në pah. Webinari ka mbështetjen e Ambasadës Italiane dhe Ministrisë së Kulturës.