BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

KIÇO LONDO: Teatri i rajoneve një sukses, rikthejmë komedinë “Boeing Boeing” në Durrës, një tjetër rikthim sezonin e ardhshëm

KIÇO LONDO: Teatri i rajoneve një sukses, rikthejmë

Teatri i rajoneve synon të çojë shfaqjet pranë publikut. Projekti që sjell në skenë vetëm dramaturgjinë bashkëkohore franceze ka rezultuar me sukses deri tani. Premiera e parë e teatrit të rajoneve ka qenë komedia franceze “Boeing Boeing” dhe sipas regjisorit Kiço Londo kërkesat e publikut dhe suksesi i saj e kthejnë sërish këtë fundjavë në skenën e teatrit “Aleksandër Moisu” në qytetin e Durrësit. Drejtori i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në intervistën për “SOT” flet për punën që bëhet për të realizuar produksionet teatrore në skenë. Ai shprehet se teatri i rajoneve sjell gjatë këtij muaji në Tiranë dhe “Festivalin e Teatrit Francez”, ku do të ndajë në fund dhe çmimet për publikun. Pjesë e intervistës me regjisorin dhe drejtorin Londo janë dhe projektet e veprave të tjera në skenë. Sipas tij deri tani janë realizuar 4 shfaqje dhe në vijim do të jenë dhe dy të tjera, vepra që i takojnë dramaturgjisë franceze. Për drejtorin Kiço Londo, teatri i një bashkie duhet të mbështetet dhe nga të tjerat, që janë pjesë e një rajoni, sepse sot gjendja e tyre kur flasim për buxhetet lë për të dëshiruar.

-Kur nisi si projekt teatri i rajoneve, çfarë synuat në punën tuaj? Ajo që unë mendoj ka të bëjë me faktin, që shtatë teatrot e qyteteve të bashkive, që përfshin dhe Teatrin e Metropolit në Tiranë dhe bëhen tetë, kanë një veprimtari në përgjithësi të kufizuar. Janë teatro që e shtrijnë veprimtarinë e tyre vetëm nga bashkitë që ata varen kryesisht, ka pasur dhe përjashtime por kryesisht janë vetëm në bashki. Bëhen premiera dhe në rastin më të suksesshëm numri i shfaqjeve për një premierë shkon 10, por zakonisht atje është nga tre deri në pesë shfaqje. Më pas trupa rri në pritje të rifillimit të një projekti tjetër teatror. Duke qenë që ne jemi një Teatër Eksperimental dhe nuk eksperimentojmë vetëm në aspektin estetik, menduam që të eksperimentojmë në organizimin e teatrit. Na lindi ideja e teatrit të rajonit. E ndamë Shqipërinë në gjashtë rajone, që janë Shkodër-Kukës, Tiranë-Peshkopi, Durrës-Lezhë, Elbasan-Korçë, Fier-Berat dhe rajoni i gjashtë është Gjirokastër-Vlorë. Ne kemi ngritur gjashtë shfaqje, që janë të gjitha me dramaturgji bashkë- kohore franceze, dhe mbështeten politikisht por dhe financiarisht nga ambasada franceze. Kjo ka filluar të funksionojë shumë mirë, dhe deri tani janë vënë 4 shfaqje në skenë dhe pritet të jetë dhe e pesta më pas e gjashta. E para ka qenë komedia “Boeing-Boeing” vepër shkruar nga autori francez Marc Camoletti. Në skenë me aktorët Amos Muj Zaharia, Rudina Dembacaj, Gentian Zenelaj, Alessia Xhemalaj, Andia Xhunga dhe Linda Jarani. Kjo shfaqje ka bërë një turne në rajonin e Durrësit, ka lëvizur në qytete të tjera, ka qenë dhe në skenën e teatrit në Tiranë, dhe numri i shfaqjeve deri tani është 43. Por këtë fundjavë rikthehet në skenën e qytetit të Durrësit teatri “Aleksandër Moisiu” në datat 16-17- 18 Mars ora 19:00.

-Pse po e riktheni sërish në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” në qytetin e Durrësit? Ka qenë më e suksesshmja deri tani në teatër si pjesë e këtij projekti. Ky rikthim në skenën e teatrit në Durrës vjen nga suksesi i veprës dhe kërkesat e publikut. Ju pohova se ka qenë një shfaqje që është mirëpritur shumë nga spektatorët në skenat ku është vënë jo vetëm në Tiranë, por dhe në qytete të tjera. Por kjo është një shfaqje që ne mendojmë që ta rikthejmë sërish në vjeshtë në sezonin e ardhshëm artistik. Kjo vepër do të vijojë të jetë sërish në skenën e Tiranës, në Lezhë, në Shijak, Kavajë, etj.

-Ju u shprehët se teatri i rajoneve është një projekt që sjell për publikun dramaturgjinë franceze. Mbi çfarë baze është bërë përzgjedhja e veprave? Projekti teatri i rajoneve sjell në skenë jo vetëm komedi, por dhe drama të autorëve të njohur francezë. Ajo që është në fokus të projektit, për publikun e gjithë zgjedhja është dramaturgji franceze bashkëkohore. -Ju shfaqjen e parë të këtij projekti nuk e patët premierën në Teatrin Kombëtar Eksperimental në Tiranë, por në një qytet tjetër? Kjo nisur nga esenca e teatrit të rajonit, që synon ti çojë shfaqjet e teatrit më pranë publikut. Unë nuk mendoj përshembull që teatri “Bylis” i Fierit nuk punon, por ritmet duhet të jenë krejt të ndryshme. Dhe ajo që unë mendoj është që bashkëngjitur me atë në Fier dhe që janë pjesë e rajonit duhet të financojnë në një masë teatrin. Pra veç bashkisë së qytetit edhe ajo e Patosit, Roskovecit, Ballshit, Lushnjes, Kuçovës, Skraparit, Poliçanit, të gjitha bashkitë e këtij rajoni të financojnë te ky teatër, por dhe të gjitha të përfitojnë shfaqje nga teatri “Bylis” në Fier. Pra ajo që unë mendoj është që teatri i qytetit të Fierit mos të jetë më vetëm i tij, por i rajonit Fier-Berat.

-Çfarë duhet bërë për këtë, iniciativa nga duhet? Për këtë mendoj se duhet patjetër një bazë e mirë ligjore. Këto janë elementët me të cilët duhet të merret dhe ligji i ri i artit. Ligji i artit nëse nuk riformaton aktivitetin teatror, nëse nuk riformatohen të ardhurat, e gjithë pjesa tjetër është vetëm një teori, është një mbetje, një rrotullim në moçalin e madh artistik në të cilin ne kemi rënë.

-Ju po flisni për teatrin e rajoneve, por gjatë intervistave të tyre aktorë apo regjisorë nga rrethet kanë folur për jo pak probleme dhe vështirësi në jetën artistike. Ju i keni parë këto teatro, në çfarë gjendje janë sipas jush? Teatri shqiptar ka probleme serioze dhe kjo situatë është prej vitesh. Sallat e teatrove në qytete të tjera në dimër janë pothuajse të pafrekuentueshme, sepse është shumë ftohtë, gjendja e teatrit pothuajse vërtetë është e mjerueshme. Përmend këtu sallën e teatrit në Gjirokastër, që është në një gjendje jo të mirë, teatri i qytetit të Shkodrës duhet të vazhdojë rikonstruksionin, po ashtu edhe teatri në qytetin e Fierit që ka hyrë në një fazë të re rikonstruksioni, mendoj që Vlora po ashtu. Por gjithsesi ka salla teatri dhe publiku duhet të shkojë në teatër, që të rritet dhe interesimi për tu rikonstruktuar. Me zhvillimin do të rritet dhe interesimi për tu rikonstruktuar, dhe të kenë aktivitet. Teatri i rajoneve po bën që të funksionojë një model i ri për teatrin në vend. Ne po kemi shfaqje të ndryshme teatrore, që do të funksionojnë këtë vit dhe vitin që vjen, sepse është një projekt shumë afatgjatë.

-Këto ditë në Tiranë po shfaqet “Darka e lamtumirës”, si pjesë teatrit të rajonit. Pas teatrit në Tiranë ku do të jetë në skena të tjera, si do vijojë udhëtimi i saj? Shfaqja “Darka e lamtumirës” ka nisur në skenën e teatrit në Tiranë. Më pas do të vijojë për publikun në skenën e teatrit “Bylis” në qytetin e Fierit, më pas do të jetë dhe në skena të tjera. Ne këtë projekt e kemi paraqitur dhe në bashkinë e Fierit, shpresojmë që të mbështetemi. “Darka e lamtumirës” do të shkojë ku ka banorë për teatrin. Ne deri tani projektin e kemi bërë pa para, por tani do të kërkojmë dhe mbështetjen e bashkive të ndryshme që të jenë pranë.

-Nëse bashkitë nuk ju mbështesin, çfarë do bëni? Nëse nuk do na mbështesin për projektin, ne do ta zhvillojmë vetë. Mua më duhen idetë për teatrin. Nuk ka shumë rëndësi se çfarë na thonë, por rëndësi ka dëshira dhe rezultati për teatrin. Ministria dhe bashkitë duhet të gjejnë që të jenë në krye të institucioneve teatrore njerëz të cilët dinë të menaxhojnë, jo njerëz që vetëm ankohen. Edhe ne kemi vështirësi me këtë projekt, por ia kemi arritur ti bëjmë të gjitha me cilësi dhe seriozitet në punë. Ky është një projekt, që do të vijojë akoma, ku në Tiranë gjatë këtij muaji do të prezantohet dhe festivali i teatrit me veprat teatrore, ku në secilën natë do të ketë një shfaqje. Një festival që do të ketë dhe çmime të ndryshme, aktori dhe aktorja më e mirë, skenografia më e mirë dhe kostumografia më e mirë, etj./ Intervistoi: Julia VRAPI