BREAKING NEWS

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas ‘bombën’ live nga spitali ‘Shefqet Ndroqi’: Ministria po gënjen!

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas
x

Kultura

“Kina: Në brendësi të traditave dhe kulturës”, një vepër themelore për të njohur historinë dhe kulturën pesëmijë vjeçare kineze

“Kina: Në brendësi të traditave dhe kulturës”,

 

Kur Su Shujangu vendosi të shkruante librin “Kina: Në brendësi të traditave dhe kulturës” një dhjetëvjeçar më parë, mendoi të hidhte në letër vetëm diçka që t’i jepte mundësinë lexuesit të mësonte diçka më shumë për Kinën. Por me t’u botuar, shitjet i kaluan 10 milionë kopjet e madje u përkthye në më shumë se 10 gjuhë. Kjo gjë e entuziazmoi dhe njëherësh e turbulloi autorin, sepse gjithmonë mendonte se libri duhej të përmirësohej më tej, për të shpjeguar më mirë, dhe se duhej t’i shtohej material i ri e pjesët e tepërta të hiqeshin. Ndërsa përpiqej të trajtonte gjeografinë, historinë dhe kulturën kineze, përveç aspekteve të tjera të ndryshme të qytetërimit kinez, Su Shujangu ndihej në tension, sepse përzgjedhja e materialeve në fillim ishte vërtet punë e madhe dhe tepër delikate: ishte e vështirë të nxirrej qartë në dritë qytetërimi i shkëlqyer i kombit kinez, edhe sikur kësaj të duhej t’i kushtonte gjithë jetën. Aq më tepër që, kur angazhohesh me qytetërimin dhe historinë e Kinës, të vendosësh të heqësh një pjesë, është njëlloj si të heqësh një organ: e dhimbshme dhe e trishtuar. Megjithatë, ideja fillestare ishte të ndihmoheshin lexuesit e huaj të kuptonin cila dinasti në Kinë i përgjigjet një kohe të caktuar në historinë e botës, çka ilustron edhe idenë e autorit se historia e Kinës është një pjesë e historisë botërore. Prandaj, me historinë e Qytetërimit Perëndimor si linjë referimi, ky vëllim përkon çdo periudhë zhvillimi të qytetërimit kinez me homologen e Kultivimit Perëndimor. Duket se procesi i historisë nuk është farkëtim zinxhirësh, por rrjedhje lumenjsh, ku luftërat, katastrofat dhe ndryshimet e dinastive janë nevoja e zhvillimit të faktorëve të brendshëm. Dinastitë e mëparshme paralajmërojnë dinastitë e mëvonshme, dinastitë e mëvonshme janë vazhdim i dinastive të mëparshme dhe marrëdhënia midis të dyjave është një marrëdhënie që vë theksin mbi kërkimet historike. Kjo tregon se ligjet e historisë, karakteristikat e veçanta të historisë kineze dhe ngjashmëritë e dallimet mes vendeve, i japin cilitdo prej nesh mundësinë për të bërë një studim më të gjithanshëm dhe për të kuptuar ligjin e zhvillimit dhe drejtimin e ardhshëm të të gjithë historisë njerëzore. Ngjarjet në kontekstin e kohës Ngjarjet historike tipike, të cilat i janë dukur se paraqesin më tepër interes për lexuesit, autori i ka vënë në kontekstin e kohëve, për të krijuar ndjesinë sikur ata shohin nga lart lumin e historisë. Ky mund të jetë një nocion tepër romantik, por Su Shujangu e shkruan historinë nga këndvështrimi i një autori, prandaj pak romantizëm si ky është i lejueshëm. Veç kësaj, autori gjithnjë ka besuar se historia duhet të jetë tolerante ndaj përfytyrimit racional dhe pasionit. Nëpërmjet njëmbëdhjetë kapitujve të këtij libri, me tekst të gjallë e ilustrime të shkëlqyera, që përfshijnë të gjitha aspektet e politikës, ekonomisë, historisë, kulturës dhe artit të Kinës, lexuesi do ta ketë më të lehtë të kuptojë kontributin e madh që ka dhënë qytetërimi kinez në historinë njerëzore. Me pasion të fortë patriotik, autori shpreh konceptin e vet unik për historinë, bazuar në një numër dokumentesh dhe materialesh historike. Për më tepër, ai rishkruan “Arritjet e Kinës së Re” dhe përditëson të dhënat e ekonomisë, si dhe gjetjet e reja arkeologjike që pasurojnë dokumentet historike të qytetërimit të Kinës. Një libër i jashtëzakonshëm, tejet i njohur, që përshkruan me detaje historinë dhe kulturën 5000-vjeçare kineze, duke i dhënë mundësi çdo të huaji të shijojnë kënaqësinë e leximit dhe në të njëjtën kohë të kuptojë situatën themelore të Kinës. Ç’lloj vendi është Kina? Në ç’lloj rruge ka udhëtuar ajo? Cili është qytetërimi i saj i lashtë? Pasi të keni lexuar këtë libër, do të gjeni të gjitha përgjigjet për këto pyetje. Një udhëtim për të mësuar për Kinën dhe për të zbuluar një botë të re.