Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kineastët: Filmi në Shqipëri po përjeton periudhën më të keqe, institucionet kulturore asnjë masë prej 27 vitesh

Postuar: 22/08/2018 - 07:27

Kinematografia shqiptare përballet me jo pak probleme. Kineastë dhe producentë të ndryshëm shprehen se janë dhe politikat e munguara nga institucionet, që ndikojnë në këtë situatë. Veç buxheteve për realizimin e filmit që diskutohen jo pak, për kineastët apo producentët problem mbetet dhe mungesa e rrjetit të kinemave. Prej disa kohësh ka nisur dhe projekti “Open cinema”, i cili synon të sjellë për publikun edhe në qytete ku nuk ka kinema filmat. Por kineastët tregojnë se edhe pse ka përpjekje për filmin shqiptar sërish ai po përjeton një periudhë fatkeqe nëse flasim për kinematë e munguara. Kineasti Mevlan Shanaj tregon se shkatërrimi i rrjetit të kinemave në vend solli shumë pasoja për filmin. “Nëse ka një vend tjetër në botë, që ka shkatërruar rrjetin e kinemasë kështu si ne, më duhet të meditoj për tu përgjigjur pyetjes. “Open cinema”, është një projekt, që ka lindur bashkë me filmin, që prej lindjes filmi shëtit për të shkuar te njerëzit. Në Shqipëri kishte kinema shëtitëse në zonat rurale, dhe sidomos në fshatra apo repartet ushtarake. Ky projekt që ka nisur Skënder Jaçe, një misionar i shpërndarjes së filmit sigurisht është i mirëseardhur, kur pothuaj mbi 97 për qind e Shqipërisë nuk ka kinema. Filmi në Shqipëri përjeton periudhën më fatkeqe për sa i përket shfaqjeve të organizuara pra të angazhuara”, pohon në një reagim regjisori Mevlan Shanaj “Mjeshtër i madh”. I njohur dhe vlerësuar për kontributin e tij me filmin shqiptar Shanaj shton se përgjegjësia për situatën që po kalon kinematografia shqiptare shkon në drejtim të institucioneve, që prej 27 vitesh janë dorëzuar. “Kuptohet që shfaqjet e filmave përmes tarifave elektronike shikueseve u kushtojnë më shumë se sa po të shkonin gati 100 herë në vit në kinema. Qëndrimi zyrtar ndaj filmit është bërë si njeriu që i dorëzohet sëmundjes fatale kancerit. Kështu prej gati 27 vjetësh janë dorëzuar institucionet kulturore, me heshtjen e zhdukjes së sallave të kinemave. Mungesa e interesimit për sallat e projeksioneve filmike tashmë nuk është një harresë, por duket si një stafetë që mekanizmat përkatëse me instrumentet e ndryshkura ja dorëzojnë njëra- tjetrës bravat e ndryshkura që nuk hapen më. Sjellje më anti film unë nuk njoh”, përfundon regjisori Mevlan Shanaj.

Kriza në kinematografi

Drejtues i projektit “Open cinema” kineasti Skënder Jaçe tregon se synimi i tyre është, që të promovohen filmat. Por mungesa e kinemave në vend sipas tij është shumë shqetësuese, duke shtuar se me ndryshimin e sistemeve kinematografia kaloi krizën më të rëndë. “Është shqetësuese pasi filmi shtëpinë e tij ka kinemanë pa këtë institucion ekzekutiv ai nuk mund të jetojë. Por unë do të ndalesha duke u krahasuar pak me vendet fqinj. Rrjeti i kinemave në sistemin që lamë pas përbëhej prej 450 salla në të gjithë territorin, një luks për një vend të vogël si ne. Me ndryshimin e sistemeve, kinematografia kaloi krizën më të rëndë. Prodhimi ndaloi, distribucioni i cili ndryshe nga vendet në Europë këtu ishte shtetëror falimentoi pothuajse që nga vitet 1987 kur nuk subvencionohesh më për blerjen e filmave të huaj, gjë që solli degradimin dalëngadalë të kinemave, pasi produkti që ajo shet janë premierat e filmave”, tregon kineasti Jaçe. Dhe në këto kushte ajo çfarë po ndodhte sipas kineastit Jaçe solli dhe braktisjen e kinemave. “Në këto kushte kinematë filluan të tjetërsohen, shumë prej tyre u lanë në mjerim të plotë duke u shkatërruar, të tjera ndërruan destinacionin për të mbijetuar, pasi ky personel që punonte në to donte dhe pagën. Shteti i braktisi totalisht, duke mos i privatizuar të gjitha, që mos të shkatërroheshin dhe me politika të veçanta për to. Sot paguajmë dëmin që shkaktuam”, nënvizon Jaçe. Gjithçka sipas tij për këtë problem kërkon dhe vëmendjen nga ana ligjore, gjë e cila çalon jo pak. “Filmi tek ne është akoma si një foshnje që do ndihmuar deri sa të futet në rrjedhën e tij. Nuk mundet një kinema të paguajë energjinë njësoj si një furrë, që shkrin çelik apo një biznes i fuqishëm pasi ajo ka një kosto të cilën nuk e justifikon kurrë me publikun që ka humbur këtë lloj kulture për kinemanë”, përfundon Skënder Jaçe. Nga ana tjetër sipas tij edhe pirateria me filmin është shumë problem./Julia VRAPI

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 8

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/09/2018 - 09:41

Ambasada Franceze fton në Tiranë kompaninë “Transe Express” e themeluar më 1982, e cila konsiderohet si një nga kompanitë më të rëndësishme në Francë dhe në Evropë të cirkut dhe performancës, të prezantojë

Postuar: 25/09/2018 - 08:05

Këtë rradhë grupimi i piktorëve pleneristë nga Shqipëria ishin të ftuar nga disa komuna të jugut

Postuar: 25/09/2018 - 07:59

Opera “Carmen” zyrtarisht realizon aktin e parë të protokollit të bashkëpunimit të TO

Postuar: 25/09/2018 - 07:57

Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit, cilësuar si ngjarja më e rëndësishme teatrore e vitit ka nisur

Postuar: 23/09/2018 - 08:05

Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit nis mbrëmjen e sotme dhe është cilësuar si ngjarja më e rëndësi

Postuar: 23/09/2018 - 08:03

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” sjell premierën e re “Kumt&rdqu

Postuar: 23/09/2018 - 07:58

Krijimtaria në vend nuk mbështetet sa duhet për zhvillimin e saj, por problem mbetet dhe zbatimi