Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja çfarë thotë kryeministri Rama  

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja
x

Kultura

Kineastët japin alarmin: Kohë vrastare për kinematografinë, filmat nuk i shfaqim dot, duhet të promovohen

Kineastët japin alarmin: Kohë vrastare për kinematografinë,

Kinematografia shqiptare po përballet me jo pak probleme, por kineastët shqiptarë shprehen se është një kohë vrastare për filmin. Në një kohë kur dhe kinematë janë mbyllur, sipas tyre kjo sjell dhe probleme me promovimin e filmave, ndërsa shtojnë se duhet të merren masa që të hapen ato pak salle kinemaje që janë në vendin tonë. Po ashtu sipas kineastëve mund të shfrytëzohen edhe ambiente të hapura për të shfaqur filmat gjatë kësaj kohe. Pandemia duket se ka goditur shumë edhe kinemanë, por kineastët shprehen se në vendet rreth nesh gjërat kanë filluar të lëvizin, ku dhe institucionet shqiptare duhet të kenë vëmendje për të bërë të mundur që kinematë mos të shuhen fare. Regjisori Valmir Tertini shprehet se në këtë kohë është me rëndësi që të mendohet dhe për aktivitetet kulturore, pasi sipas tij dhe në botë ato po zhvillohen duke respektuar masat e kohës. “Duhet të hapen të gjitha aktivitetet kulturore. Kinematë, teatrot, galeritë, etj. Shohim çdo ditë kafenetë e stërmbushura. Masat le të jenë sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Ja festivali i Venecia po mbahet. kinematë po hapen. Ata që vizitojnë institucionet kulturore, janë njerëzit që respektojnë me së shumti masat”, pohon regjisori Tertini. Ndërkaq që dhe producenti e kineasti Skënder Jaçe thotë se nëse do të vazhdohet kështu çdo gjë do të shkatërrohet. Sipas tij kinematë duhet të hapen dhe njerëzit kanë nevojë, që të largojnë vëmendjen e kësaj situate ku ndodhemi me pandeminë. “Kjo mërzitje e madhe që ka hyrë tek populli nga sëmundjet dhe tërmeti më parë duhet hequr vëmendja, dhe duhen hapur sallat e kinemasë në vend, aq sa janë duke zbathura disa rregulla që duhen për këtë situatë. Çdo gjë po shkatërrohet kur flasim për kinemanë dhe këto salla që ne kemi, por nuk mund të vazhdohet më kështu. Njerëzit kanë nevojë që të largojnë vëmendjen në këtë situatë, që jemi”, shprehet kineasti Jaçe.

Shumë aktivitete nuk po zhvillohen

Kineastë të ndryshëm shprehen se puna duhet të vazhdojë për filmin dhe që nga muaji mars i këtij viti, duket se është një kohë vrastare për kinematografinë në vend për shkak të pandemisë. “Mos hapja e kinemave është shumë shqetësuese në vendin tonë, sepse shumë aktivitete apo festivale nuk po zhvilloheni, por duhet se kanë të bëjnë me filmin. Festivali TIFF nis në datë 18, por ai ka gjetur diçka sepse do të do të jetë tek teatri veror në Tiranë. Puna duhet të vazhdojë, sepse jo vetëm ata që punojnë në ato pak salla kinemaje që kemi po rrinë pa rroga dhe punë, por po shkatërrohen plotësisht dhe këto pak salla që ne kemi. Që nga muaji mars asgjë nuk po funksionon, kjo kohë është shumë vrastare për kinematografinë. Ato filma që kanë mbaruar nuk po shfaqen, sepse nuk ka ambiente. Ka filma që nuk kanë se ku të promovohen me këto kushte, që janë sot në vend. Institucionet duhet të mendojnë për këto probleme, të mendojnë për hapjen e kinemave”, thotë producenti Jaçe në një reagim të tij për këtë kohë me probleme. Por ndërsa vetë producentë, regjisorë dhe aktorë po flasin për problemet me kinematografinë këtë kohë në vendin tonë, sipas tyre nga institucionet nuk ka vëmendje. Producenti Skënder Jaçe thotë se virusi do të qëndrojë gjatë dhe nuk mund ti themi jetës ndal, duke kërkuar që institucionet të marrin masa për hapjen e kinemave. “Ne duhet që dhe brenda covid të mësohemi dhe të hapen kinema verore, por dhe sallat të hapen qoftë dhe duke lënë karrige bosh duke respektuar distancën. Por që ti vësh kryq kinematografisë në vend mua më duket pak e nxituar kjo për t’ia bërë këtë këtij arti. Ne e dimë që virusi do të qëndrojë gjatë tek ne dhe nuk mund ti themi jetës ndal. Jeta vazhdon, njerëzit kanë nevojë të argëtohen”, thotë kineasti Jaçe. Kjo kohë për shkak të pandemisë, sipas kineastëve ka sjellë shumë probleme dhe me filmin për ta realizuar.