BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Kineastët “kryqëzojnë” zv/ministren e Kulturës: Rritja e buxhetit në kinema është emergjente, ja pse kemi filma jo cilësorë

Kineastët “kryqëzojnë” zv/ministren e Kulturës:

 Buxheti për kinematografinë dhe cilësia e projekteve, mbeten probleme shqetësuese për kineastët. Në konsultimin me grupet e interesit mbi strategjinë kombëtare për kulturën 2019-2025, për kinematografinë në vend dolën në pah jo pak probleme. Të pranishëm në takim ishin drejtues të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë si dhe të AQSHF. Merrte pjesë edhe zëvendësministrja e Kulturës Valbona Shujaku, si dhe specialistë të tjerë nga ministria, por sipas kineastëve ishin të papërgatitur përballë tyre në lidhje me kinematografinë. Në fjalën e tij prezantuese drejtori i QKK, Ilir Butka foli për punën e bërë gjatë këtyre viteve, ku sipas tij në 4 vite buxheti i qendrës ka mbetur i pandryshuar. Sipas Butkës industria e filmit nuk është e vlerësuar. “Vizion i qartë, staf i dedikuar dhe mbështetje financiare, këto janë nevojat e institucionit. Politika duhet të bëjë rritje të buxhetit dhe ne duhet ta justifikojmë këtë. Ne rrisim prodhimin, ata rrisnin buxhetin. Ne duhet të krijojmë industrinë e filmit sepse nuk e kemi. Industria e filmit të ne është e pavlerësuar. Në 2015, 2016, 2017 buxheti i QKK 1 milionë euro, ka mbetur i pandryshuar, por ne bëjmë kërkesa për më shumë. Nuk mund të kemi industri filmi pa hedhur para”, tha Butka. Më tej drejtori i QKK foli dhe për problemet me promovimin. “Ne i çojmë filmat tanë në marketet më të rëndësishëm në botë, por dhe Kosova na e kalon me posterat e filmit”, vijoi drejtori i QKK. Në takimin për strategjinë ku merret pjesë zëvendësministrja Valbona Shujaku disa herë u ripërsërit kërkesa për më shumë buxhet për filmin. Në fjalën e saj Shujaku u shpreh se pohimet e kineastëve do të shënoheshin për të qenë pjesë e hartimit të strategjisë, por ajo u ndal dhe në çështjet e edukimit apo dhe se si ka operuar QKK në këtë drejtim. Andamion Murataj, skenarist, regjisor dhe producent, u shpreh se është e pafalshme që Kosova të kenë buxhet më të lartë se Shqipëria për filmin. “Një film pa ide, nuk duhet financuar. Buxheti duhet të rritet. Nuk falet që Maqedonia, Kosova të kenë buxhete më të larta se Shqipëria me filmin. Kjo është përgjegjësi e qeverisë, sepse GDP e Shqipërisë është 30 përqind më e lartë se sa  e Maqedonisë. Kështu që investimi i Shqipërisë në art dhe kulturë jo vetëm në kinema të paktën të jetë 30 përqind më e madhe se e Maqedonisë. Është turp për ne të ketë Kosova buxhet filmi më të lartë se i joni”, tha Murataj. Por dhe regjisori Gentian Koçi theksoi se problem mbetet jo vetëm buxhetit, por dhe cilësia e projekteve. “Meqë po flasim për çështje strategjie mendoj që rritja e buxhetit në kinema është emergjente, sepse punojmë me buxhete shumë të ulëta në raport me rajonin dhe industrinë jashtë, ndërsa rritja e cilësisë së projektit vjen nga ne. Pra ne kineastët, regjisorët duhet të prodhojmë skenarët më të mirë dhe të bëjmë filma më të mirë”, tha Koçi.

Përfaqësues të ministrisë pa informim

Për takimin kineasti Valmir Tertini shtoi fakti se ishte e dukshme që dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Kulturës ishin të papërgatitur për të diskutuar për artin e shtatë.  Tertini tha se ky ishte një takim për një strategji pa strategji. “Zv. ministrja pa informacione për artin e 7-të, bënte pyetje pa sens. Më shumë tregohej për halle individuale sesa për strategji. Ky ishte një event prezantimi nga QKK për veten, dhe jo një strategji siç ftoi zv. ministrja Shujaku. Stafi i ministres i papërgatitur, si përshembull kur u fol në raportin e të drejtave të autorit. Thelbi për çfarë u mblodhëm nuk pati efekt. Duhet mblidhet komuniteti artistik, dhe të propozoj një strategji në Ministri të Kulturës. Dhe pastaj një grup nga ministria, ku në bord të kenë dhe të përfshirë nga kinematografia të shqyrtojë këtë strategji”, u shpreh kineasti Tertini. Pjesëmarrës në takim regjisori Tertini shton se një përballje e një komuniteti shumë të ndarë me një ministri të pa informuar është e kotë. “Zëvendës ministrja bënte pyetje për edukimin kinematografik. Kur ka pas propozime ne ministri? Unë e kam pasur një projekt për edukim kinematografik dhe nuk ka kaluar, ndaj bënte pyetje pa sens”, pohon Tertini. Producentja Sabina Kodra në takimin që ishte menduar për strategjinë 2019-2025 tha se me vëmendje duhej të ishte dhe vlerësimi për projektet. “Zhvillimi i projektit është një nga hallkat më të dobëta. Nëse ne nuk i fusim projektet në filtrim, kjo do të ishte me pasoja. Ne nuk hapim thirrje për zhvillim projekti, dhe në fund ndodh që del një produkt skarco. Vlerësimi i projekteve duhet të jetë me pikëzim. Për të rritur nivelin e meritokracisë duhet bërë ky lloj vlerësimi. Nuk duhet të jemi më vetëm me po, jo për një projekt. Këto dy gjëra janë kyçe për mua në strategji”, tha producentja Kodra. Takimi që u zhvillua dje ne ambientet e bibliotekës së Muzeut Historik Kombëtar, do të vijojë dhe me një takim për AQSHF./Julia VRAPI