BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Kineastët kundër Ministrisë së Kulturës: Dëgjesat për strategjinë e kulturës formale, ne nuk kemi industri të filmit

Kineastët kundër Ministrisë së Kulturës: Dëgjesat

Ministria e Kulturës po zhvillon këto ditë dëgjesa publike për strategjinë kombëtare të kulturës, por për kineastët nuk shërbejnë për të zgjidhur problemet në fushën e kinematografisë në vend. Takimi më i fundit i zhvillua mes kineastëve dhe zëvendësministres së Kulturës Valbona Shujaku, sipas tyre ishte formal dhe nuk solli asgjë të re. Kineasti Edmond Topi, shprehet se problemi më i madh është mungesa e industrisë së filmit në vend. “Dëgjesat po i bëjnë si gjëra fare formale. Zëvendësministrja t’ju them të drejtën nuk merr vesh shumë nga kjo punë. Dëgjesa do të thotë, që ata paraqesin një optikë të tyre, pra materialin për politikat kinematografike në vend, për ndryshimet, për përmirësimin, e cila nuk ndodhi. Ky takim m’u duk fare formal, sepse është formulë e gjetur gabim. Në takime nuk ndodh ndonjë gjë e re. Problemi më i madh është, që ne nuk kemi industri ekzistente të filmit, ne nuk kemi politika të mirëfillta të filmit”, pohon kineasti Edmond Topi. Sipas tij, sot në vendin tonë duhet menduar për politika që të jenë afatgjata, dhe jo brenda mandatit të një qeverie. “Ne nuk kemi akoma një ent, i cili është përgjegjës i ngarkuar nga ligji, për politikat e filmit në vend. QKK në rregulloren e saj dhe në ligj nuk është përgjegjëse për politikat e filmit, është për organizimin e prodhimit të filmit, etj. Kosova ka një drejtori, që merret me politikat e filmit, sepse politikat janë shumë më afatgjata se sa mandati i një kryetari të qendrës. Pra politikat e filmit nuk mund të bëhen nga mandati i një kryetari, duhet të jenë më afatgjate dhe se mandatet e qeverive. Në këtë rast ne nuk e gjejmë”, pohon regjisori Edmond Topi. E rëndësishme sipas kineastit, duhet të jetë që paratë që hidhen për filmin të kthehen për të parë prodhimin kinematografik. “Kineastët, që përgjithësisht janë bërë të gjithë producentë janë të interesuar të rritet buxheti i filmit, në mënyrë që ata të marrin shumë më tepër para për të bërë filmat e tyre. Por në industrinë e filmit është një koncept shumë më i gjerë se sa produkti. Ne jemi përpara një fakti, që taksapaguesit, pra komuniteti investon para në kinematografi. Këto para duhet ta bëjnë ciklin e plotë dhe ti rikthehen komunitetit, pra shikuesit. Paratë që hidhen për film, duhet të kthehen për të parë filmin. Brenda tij ka festivale, shitje filmi, etj. Në këtë llogjikë përveç produksionit pra prodhimit të filmit, ne duhet të bëjmë politika për ndërtimin e rrjetit të kinemave, sepse filmi bëhet për shikues”, vijon Edmond Topi.

Rikthimi i spektatorit në kinema

Regjisori Edmond Topi shprehet se duhet të punohet për rikthimin e spektatorit në kinema, kjo duhet të jetë detyrë e politikbërësve të filmit. “Ne në Shqipëri nuk kemi as rrjetin e kinemave, duke qenë se spektatori është mësuar me kinemanë, ne nuk na funksionon. Ne na duhet një politikë e rikthimit të spektatorit në kinema. Spektatori ka harruar të shkojë në kinema dhe është detyrë e politikbërësve të filmit, që të bëjë politika për ta kthyer spektatorin në kinema”, vijon kineasti Topi. Duke folur për problematikat, në reagimin tij kineasti Edmond Topi shprehet se asgjë nuk ka ndryshuar përballë problematikave, që dihen prej vitesh. “Nuk ka ndryshuar gjë nga takimet, që bëhen. Këtë herë nga ministria duhet të na vinin me një strategji dhe ne diskutojmë për strategjinë. Por thuhet do mblidhemi për strategjinë dhe unë nuk dëgjoj asgjë. Unë e quajta këtë një gjë fare formale nga takimet që quhen dëgjesa, por nuk janë dëgjesa nëse nuk kanë gjëra konkrete. Halle e kinemasë tek ne janë pafund. Ne ajo që na mungon është politika me terma afatgjatë për kinemanë në vend”, shprehet Edmond Topi. Për kineastin Skënder Jaçe, me rëndësi në këtë takim midis grupeve të interesit, shoqatave, krijuesve, producentëve dhe shtëpive filmike ishte funksionimi në të ardhmen i ligjit për kinematografi. “Mbrojtja e të drejtës së autorit, rregullimi i ligjit për funksionimin sa më të plot të kinematografisë shqiptare, dhe me produksionet e huaja, gjë që do të bëjë më transparent funksionimin midis produksioneve dhe Qendrës Kombëtare të Kinematografisë. Synimet janë të qarta, revolucion i plotë me filmin në botën e dixhitalizuar, që na rrethon”, pohon Jaçe. Në reagimet e tyre kineastët thanë se buxheti vazhdon të jetë problem për filmin, që sjell jo pak vështirësi.

Nga Julia Vrapi