BREAKING NEWS

Arrestimi i ish-kryebashkiakut, Klodiana Lala zbardh prapaskenat e lëvizjeve të fundit të Dakos: Takoi bashkëpunëtorët me të cilët...

Arrestimi i ish-kryebashkiakut, Klodiana Lala zbardh prapaskenat e
x
BREAKING NEWS

Nga kontrollet te vrojtuesit e plazhit, specialisti zbardh masat e reja ndaj subjekteve bregdetare

Nga kontrollet te vrojtuesit e plazhit, specialisti zbardh masat e reja ndaj
x
BREAKING NEWS

'Benz-i' përplaset 'kokë më kokë' me motorin, ka të plagosur

'Benz-i' përplaset 'kokë më kokë' me
x
BREAKING NEWS

E zë poshtë zetori teksa punonte tokën, humb jetën 55-vjeçari (emri)

E zë poshtë zetori teksa punonte tokën, humb jetën
x
BREAKING NEWS

Kërcet grushti në Tiranë, ka të lënduar

Kërcet grushti në Tiranë, ka të lënduar
x
BREAKING NEWS

Sherri mes dy të miturve në Tiranë, policia del me njoftim urgjent dhe zbardh detajet e rënda

Sherri mes dy të miturve në Tiranë, policia del me njoftim
x
BREAKING NEWS

"U kap kamioni i pandëshkueshmërisë", Klodiana Lala plas 'minën me sahat': Kur u arrestua peshku i madh, SPAK do godasë të tjerë politikanë

"U kap kamioni i pandëshkueshmërisë", Klodiana Lala
x
BREAKING NEWS

Sherr mes të rinjve në Tiranë, dalin detajet e para

Sherr mes të rinjve në Tiranë, dalin detajet e para
x

Kultura

Kinemaja e re italiane mbërrin në Tiranë, një përmbledhje e filmave të përzgjedhur ndër kandidatët për çmimin “David di Donatello”

Kinemaja e re italiane mbërrin në Tiranë, një

Katër filma të kinemasë italiane do të shfaqen në Tiranë. Për publikun do të jetë një përmbledhje e filmave të përzgjedhur ndër kandidatët për çmimin “David di Donatello”, çmimi prestigjioz i Akademisë së Kinemasë Italiane, e cila çdo vit zgjedh filmat më të mirë italianë. Instituti Italian i Kulturës prezanton Italian Screens kinemaja e re italiane në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë dhe Bashkinë e Tiranës. Qendra Kombëtare e Kinematografisë shprehet në faqen e saj se për ekspozitën kinematografike të Tiranës u zgjodhën katër filma, të ndryshëm për nga zhanri dhe ndërtimi i mjedisit ku zhvillohen ngjarjet. ““Ariaferma” nga Leonardo Di Costanzo, çmimi për skenarin më të mirë dhe aktorin kryesor më të mirë;  “I fratelli De Filippo” nga Sergio Rubini, një film që gjurmon historinë e dy autorëve të mëdhenj të komedisë napolitane; “Il materiale emotivo” nga Sergio Castellitto, bazuar në një skenar të Ettore Scola dhe “Freaks Out” nga Gabriele Mainetti, një rrëfim magjik dhe surreal në Romën e pushtuar të vitit 1943”, thuhet nga QKK, që ka publikuar një material mbi filmat që do të shfaqen nga data 28 deri më 30 mars në kinema Millennium në Tiranë, në italisht me titra në anglisht.

Italian Screens

 Italian Screens është një iniciativë e krijuar për të prezantuar më të mirën e kinemasë italiane dhe promovohet nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, nga Cinecittà për Drejtorinë e Përgjithshme të Kinemasë dhe Audiovizionit, nga Ministria e Kulturës dhe nga Akademia e Kinemasë Italiane -Çmimet David di Donatello. Italian Screens përbën një mundësi tejet të rëndësishme për t'i bërë të njohur jashtë vendit protagonistët e kinemasë italiane, për të krijuar një audiencë që vlerëson produksionet e shkëlqyera të momentit, por edhe për t'i prezantuar operatorëve vendas më të mirën e asaj që sistemi audioviziv italian ofron për të, me qëllim inkurajimin e bashkëprodhimeve, rritjen e cilësisë profesionale të industrisë dhe ndërkombëtarizimin e kinemasë sonë. Ekspozita përfaqëson gjithashtu një mundësi mjaft të mirë network-u për të lejuar operatorët e sektorit të qëndrojnë në kontakt me ata që mund të ilustrojnë më së miri programin nxitës, në nivel kombëtar dhe rajonal, në mbështetje të produksionit për ata që realizojnë xhirimet në Itali. Pas ndalesave në Miami, Atlanta, Los Angeles, San Paulo, New Delhi dhe Berlin, nisma do të prezantohet në Tiranë nga data 28 deri më 30 mars në prani të institucioneve, disa prej figurave më të njohura të kinemasë shqiptare dhe të ftuarve specialë nga Italia, regjisorë dhe protagonistë të filmave që do të shfaqen. Nisma është pjesë e një projekti më të gjerë për thellimin e marrëdhënieve kulturore mes Italisë dhe Shqipërisë, organizuar nga Cinecittà për DGCA të Ministrisë së Kulturës, me qëllim inkurajimin e mundësive të takimit mes producentëve, distributorëve dhe krijuesve të të dy vendeve.

Më të lexuarat