Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kinemateka shqiptare, përzgjidhet në programin SOFA

Postuar: 26/08/2016 - 07:59

Kinemateka shqiptare është projekti i ri i regjisores Iris Elezi i përzgjedhur në programin SOFA në Poloni në datat 18 - 29 Gusht. SOFA zhvillon në mënyrë aktive projekte të një natyre të veçantë që forcojnë industritë kombëtare të filmit me ato Europiane, duke ftuar tetë profesionistë të filmit nga Evropa Lindore dhe e Mesme, për dhjetë ditë trajnim intensiv në kryeqytetin e Kulturës Europiane për këtë vit, Wroclaw. Kjo është hera e parë që një projekt shqiptar merr pjesë në këtë program unik të skenës ndërkombëtare të filmit, njoftimi zyrtar i të cilit u bë publik në 4 Korrik gjatë Festivalit të Filmit Karlovy Vary në Çeki. Shqipëria është një nga vendet e pakta në Evropë pa kinematekë. Me anë të këtij projekti kineastja Iris Elezi do të ndërtojë një hapësirë dedikuar kulturës, promovimit dhe edukimit të filmit, ku nën një çati do të bashkohen filmbërës të talentuar lokalë dhe ndërkombëtarë si dhe qytetarët e kryeqytetit, të cilët e duan artin e kinemasë. Ashtu si institucione të mirënjohura si Instituti i Filmit Britanik (BFI) apo Instituti i Filmit Gjerman (DIF) në një shkallë më të vogël, kinemateka shqiptare do të kombinojë rolet kulturore, kreative dhe industriale në tri pika. Kinemateka, shfaqje të kuruara për edukimin e filmit dhe zhvillimin e audiencës së re. Rezidenca e artit, një platformë për zhvillimin e marrëdhënieve me kolegë europianë për suksesin dhe rritjen e industrisë së filmit shqiptar duke mbështetur kineastët tanë nëpërmjet trajnimeve dhe shkëmbimeve ndërkombëtare. Studimi dhe botimi, një qendër për studimin kritik të së shkuarës dhe së tashmes së kinemasë shqiptare si dhe trajnimin e brezit të ri të kritikëve, shkrimet e të cilëve do të botohen në një revistë dedikuar filmit si art. Në këtë fazë të parë të prezantimit të projektit, pjesëmarrja e regjisores Iris Elezi u mundësua falë mbështetjes së Ministrisë së Kulturës, Qendrës Kombëtare të Kinematografisë (QKK) si dhe vetë programit SOFA. Programi SOFA u krijua katër vjet më parë nga Nikolaj Nikitin. Puna do të vijojë edhe pas trajnimit në Poloni, përgjatë gjashtë muajve të ardhshëm, në ndërtimin e strategjisë dhe urave të nevojshme me fondet ndërkombëtare të industrisë së filmit. Si regjisore, Iris Elezi tashmë me punën e saj është një emër në kinematografi dhe me filma të cilët janë prezantuar dhe në festivale të ndryshme të filmit dhe në botë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/04/2019 - 08:02

 Premiera e filmit artistik me metrazh të gjatë “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar” me skenar dhe regji të Kushtrim Bekteshit u shfaq në teatrin Poshka në Strugë.

Postuar: 21/04/2019 - 08:00

Ekspozita “Peisazh në akuarel” sjell për publikun 60 punime në pikturë nga piktori Kr

Postuar: 21/04/2019 - 07:58

 Në teatro problemet me aktivitetin artistik janë dhe nga puna që bëhet për të sjellë veprat

Postuar: 20/04/2019 - 08:06

Festivali ndërkombëtar operistik “Marie Kraja” nisi mbrëmë edicionin e 17 në Tiranë.

Postuar: 20/04/2019 - 08:02

Nën kujdesin e Muzeut Historik Kombëtar, gjimnazi “Ismail Qemali” organizoi aktivitet

Postuar: 20/04/2019 - 08:00

Filmi i animuar në vendin tonë përballet me jo pak probleme.