Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kinematografia e ’90 sjell “Njëqind për qind” dhe “Plumbi prej plasteline”

Postuar: 29/08/2018 - 07:35

Filmat “Njëqind për qind” realizim i vitit 1993 dhe filmi “Plumbi prej plasteline” i 1994, vepra filmike të dy autorëve Artan Minarolli dhe Petrit Ruka u shfaqën për publikun në vijim të programit të kinematografisë së viteve ‘90. Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit (AQSHF) sjell këtë program në bashkëpunim me Tulla Nouvelle. Vetë AQSHF bën me dije se mbrëmja e së martës kishte veçantinë e saj. “Homazh për një nga regjisorët kryesorë të vendit tonë, të ndjerit Artan Minarolli (1958-2015)”, shkruan AQSHF. “Njëqind për qind” është një satirë e gjallë dhe e zhurmshme e procesit të votimit gjatë kohës së diktaturës. “Plumbi prej plasteline”, një fëmijë i ekspozuar ndaj agresivitetit në masmedia dhe shoqëri ndryshon gradualisht nga një i pafajshëm në një vrasës. Filmi akuzon që jemi ne vrasësit e vërtetë prindërit dhe shoqëria. Të dy këta filma të rrallë janë dy nga kontributet më vitale në kinemanë shqiptare e vitet '90. Filmat u shfaqën të martën në mbrëmje në tarracën e Pallatit të Kulturës. Bashkautor në film Petrit Ruka kujton se filmi “Njëqind për qind” u xhirua me orwo, dhe nuk kishte hyrë akoma në Shqipëri Kodak.

“Kristaq Dhamo që vinte vulën nga pikëpamja e cilësisë artistike të filmit na tha e xhironin filmin “Njëqind për qind”. Pas tij, ne na besuan një tjetër film me metrazh të gjatë që ishte “Plumbi prej plasteline” që u xhirua në 1994 me Kodak. Ishte për herë të parë që xhirohej me Kodak në Shqipëri. Operator ishte Mihal Rama dhe ky film nga fundi i vitit kur u bë festivali i filmit në Shqipëri mori çmimin e kamerës më të mirë”, pohon bashkëregjisori i filmave Petrit Ruka i njohur me aktivitetin e tij me filmat shqiptarë. Si skenarist dhe regjisori Petrit Ruka ka realizuar vepra filmi në dokumentarë dhe artistikë prej vitesh, aktivitet që vijon dhe me filma të tjerë të realizuar së fundmi. Artan Minarolli (13 maj 1958 - 31 dhjetor 2015) mbaroi gjimnazin “Sami Frashëri” në Tiranë në vitin 1977. Studioi në Akademinë e Arteve, dega dramë në 1982. Në vitin 1986 u emërua as/regjisor në Kinostudio. Artan Minarolli ishte drejtor i Arkivit të Filmit. U nda nga jeta në mënyrë të papritur në Tiranë më 31 dhjetor 2015.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 5. Total votes: 11

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/09/2018 - 08:05

Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit nis mbrëmjen e sotme dhe është cilësuar si ngjarja më e rëndësishme teatrore e vitit nga Teatri Kombëtar. Ky festival organizohet me rastin e Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut.

Postuar: 23/09/2018 - 08:03

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” sjell premierën e re “Kumt&rdqu

Postuar: 23/09/2018 - 07:58

Krijimtaria në vend nuk mbështetet sa duhet për zhvillimin e saj, por problem mbetet dhe zbatimi

Postuar: 22/09/2018 - 08:24

Ekspertë nga “Europa Nostra”, organizata kryesore e trashëgimisë në Europë dhe Instit

Postuar: 22/09/2018 - 08:05

Artisti i njohur Saimir Strati do të çelë ekspozitën e tij në Suharekë.

Postuar: 22/09/2018 - 07:58

Studiues dhe historianë u bënë bashkë në aktivitetin, që sillte në vëmendje pasurinë kulturore në

Postuar: 22/09/2018 - 07:54

Grupi polifonik “Ergjëria” dhe artisti i njohur slloven Marko Hatlak çelën edicionin