BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Kisha e Ristozit në Mborje të Korçës, e hapur për vizitorët

Kisha e Ristozit në Mborje të Korçës, e hapur për

 Kisha e Ristozit në Mborje të Korçës, e ndërtuar që në shekullin e XIV është destinacioni ideal për turistët këtë sezon. Më herët ky objekt monument kulture iu nënshtrua rikonstruksionit. Kishën e Ristozit, ministrja e Kulturës Elva Margariti e quan monument të rrallë dhe shprehet se është e hapur për vizitorët. “Ky monument i rrallë kulture, i rikonstruktuar me një fond prej 3.9 milionë lekësh nga buxheti i shtetit është i hapur për të gjithë vizitorët”, shprehet ministrja e Kulturës. Kisha e Ristozit, është një nga objektet e kultit, që është ndërtuar më herët në Ballkan. Ka disa versione për kohën e ndërtimit të saj. Sipas njërit prej versioneve, kjo kishë është ngritur në vitin 896 nga Shën Klementi, ndërsa në një version tjetër flitet për gjysmën e shekullit të XIV-të. Kisha është ndërtuar në rrëzë të malit të Moravës, në juglindje të Korçës. Afreskët e saj janë realizuar nga piktorë anonimë në vitin 1390. Ajo njihet si vend i shenjtë që ndihmon njerëzit. Në ditën që Krishti mbush 40 ditë nga ringjallja, ky vend i shenjtë vizitohet nga mijëra besimtarë të fesë ortodokse. Territori ku është ndërtuar kjo kishë gjendej në këta shekuj në Principatën e Muzakajve. Klasa feudale drejtonte ekonominë dhe jetën politiko-shoqërore të vendit. Në vitet 1389-1390 ai që dha të hollat për ndërtimin e saj ishte peshkopi Nimfoni. Kisha e Ristozit është një kapelë mjaft piktoreske nga trajtimi i jashtëm dhe proporcionet e goditura. Ajo bën pjesë në grupin e kishave me kryq të brendashkruar pa mbështetje të brendshme. Hapësira qendrore e saj është naosi, i cili ka një planimetri katërkëndëshe kënddrejtë, një nefshë, dhe me kupole. Ai komunikon me ambientin shtesë (hajatin) me anë të dy portave të hapura, njëra në murin jugor, e tjetra në atë perëndimor të naosit. Në qarkun e Korçës janë një numër kishash monome kulture, janë të vlerësuar nga specialistë të trashëgimisë sonë kulturore për vlerat e tyre. Edhe kjo kishë, që është pjesë e kësaj pasurie të trashëgimisë kulturore paraqet mjaft interes për vizitorët. Ndërsa kjo kishë është e hapur për vizitorët, të tjerë monumente kulture kërkojnë ndërhyrje në këtë qark, edhe pse nga specialistët problemet janë bërë të ditura herë pas here.