
Pak kohë para zgjedhjeve, vjen një tjetër ‘shuplakë’ e fortë për Monika Kryemadhin / Damian Gjiknuri jep lajmin, ja çfarë ka ndodhur në Vlorë

Kisha e Shën Kollit monument kulture, pasuri e vyer për zonën e Kurjanit

Shkruar nga SOT.COM.AL 10 Shkurt 2021

Kisha e Shën Kollit përbën një pasuri të vyer për zonën e Kurjanit, por edhe për të gjithë zonën e Myzeqesë. Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore bën me dije se një projekt i 2019 bëri të mundur restaurimin e kishës, që është monument kulture. “Projekti i hartuar nga specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe financuar nga Bashkia Roskovec, bëri të mundur në vitin 2019, restaurimin e plotë të Kishës, monument kulture i kategorisë së I-rë”, shprehet IKTK. Kisha e Shën Kollit, e cila është ndërtuar që në shekullin XIII në stilin bizantin mbart vlera të rëndësishme të trashëgimisë historiko-kulturore dhe është shpallur monument kulture i kategorisë së parë në vitin 1963. Kisha e Shën Kollit një ndërtim i tipit trikonkësh është ndërtuar me muraturë me tulla të kuqe dhe gurë të skuadruar tek qoshet, kjo faltore është ndërtuar në shekullin XIII në stilin bizantin. E përbërë nga Naosi (salla) dhe narteksi (parasalla) kisha e Shën Kollit, siç quhet nga vendasit, dikur mbulohej nga një qemer cilindrik tipik për kishat ortodokse. Ndërhyrjet që janë bërë në këtë kishë konsistojnë në restaurimin e çatisë, muraturës, fasadës së objektit, pikturës murale dhe sistemimin e ambienteve përreth objektit. Ndonëse ndodhet në një zonë me popullsi të besimit mysliman, kisha është mbajtur me shumë kujdes nga banorët e zonës. Në vitin 1956 një ekspeditë studimore e Universitetit të Tiranës dhe institutit të historisë bëri një nga zbulimet më interesante në brendinë e kësaj kishe, siç ishte fakti se afresket e saj ishin pikturuar në vitin 1578 nga piktori ikonograf Nikolla, biri i Onufrit dhe ndihmësi i tij Joani. Mbishkrimi që vërtetoi këtë fakt u publikua nga studiuesi ikonografisë bizantine Theofan Popa, në librin e tij “Mbishkrime të kishave të Shqipërisë”. Pas këtij zbulime afresket e kishës së Kurjanit u bënë objekt studimesh nga ana e Institutit të Monumenteve të Kulturës, i cili e shpalli në vitin 1963 kishën e Shën Kollit monument kulture.
Më të lexuarat


Simfonitë “Mëngjeset” dhe “Pasioni” nga Haydn, në koncertin e formacionit të reduktuar të orkestrës së TKOB

“Manjikana”, një ekspozitë kaligrafike në galerinë e Shkodrës

Studiuesit apel institucioneve: Pas 1990 rënie e kujdesit për gjuhën nga shteti, të miratohet një ligj që u jep zgjidhje problemeve

Ekspozita “Dritë përtej errësirës” çelet në Shkodër

“Dritë në Humnerë” shfaqet në muze, drama e jetës së Drita Çomos në një dokumentar

COD, zhvillohet takimi i dytë për “Gjuhën shqipe në botë”

Shqipëria e fundit në Europë në buxhet për artin, SPK propozon rritje fondesh, krijim të QKA dhe regjistrin për IKK

“Shqipëria nga Skënderbeu deri tek Enver Hoxha. Një raportim nga vendi i Shqiptarëve”, në “Ditët e Kujtesës”

Drama “Arturo Ui” me regji nga Kiço Londo, në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit “Moisiu On”

Margariti: 12 ikona të tjera do t’i shtohen listës së veprave të shpëtuara
