
Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika, Lindita Nikolla e fut Sali Berishën nga dritarja nëpërmjet karremit Bardhi, kryetarja e Kuvendit “kamikaze” anti-SHBA e “Trekëndëshit të Bermudës” dhe ortakërisë së Zenit

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes “Berisha”, në skaner pasuritë e fëmijëve, dhëndri, aferat “Partizani”, “CEZ-DIA” dhe “Gërdeci”, zbardhen kabllogramet amerikane

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali Berisha po sulmon prokuroren ‘e hekurt’ Enkeleda Millonai që po i heton dhëndrin për pastrim parash dhe skema që po ndjek Ilir Meta për të shpëtuar nga prangat e SPAK

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga falja e tokave private dhe shtetërore, tenderët, te pista e helikopterit dhe hangar për avion privat

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën “Rama-McGonigal”, ja si skandali mund të shkaktojë tërmet në Tiranë dhe Uashington, Robert Papa zbardh të rejat e fundit

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën të qartë Berishës: Nuk ndryshojmë qëndrim për “non-gratat”, nxisim aktorët të shqyrtojnë me kujdes angazhimet në parti

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë indeksim me 8.6 për qind nga 1 tetori, Ministria e Financave dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore zbardhin detajet

Kryetarja e Kuvendit në pazare antiamerikane, ja skema e Lindita Nikollës për të kthyer Sali Berishën në politikë, aleanca e kullave të Zenit pushton Parlamentin, zbardhen skenarët e minutave të fundit mes kryeparlamentares me dyshen Noka-Bardhi

Kisha e Shën Marisë në Niçë, një ndërhyrje për ta shpëtuar

Shkruar nga SOT.COM.AL 5 Korrik 2022

Kishën e Shën Marisë në fshatin Niçë është objekt kulti, pjesë e trashëgimisë kulturore. Në këtë objekt ka nisur një ndërhyrje për shkak të problematikave që mbart. Ministrja e Kulturës Elva Margariti shprehet se është një ndërhyrje falë ndihmës financiare të familjeve me orgjinë nga kjo zonë, që janë bërë bashkë me shtetin. “Kënaqësi kur komuniteti dhe shteti bëhen bashkë për të shpëtuar trashëgiminë kulturore dhe shpirtërore. Prej ditësh ka nisur një ndërhyrje shpëtimi në Kishën e Shën Marisë, në fshatin Niçë, pasuri kulturore shumë e rëndësishme në zonë dhe në qarkun e Korçës. Një ndërhyrje falë ndihmës financiare të familjeve me origjinë nga kjo zonë dhe shoqata kulturore Nica Vllahe”, thotë Margariti në një status të saj në Facebook. Ministrja e Kulturës ka ndarë disa imazhe nga puna që po bëhet në këtë objekt, dhe thotë se është ekipi i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore të Korçës që po e realizon këtë ndërhyrje. “Kjo ndërhyrje shpëtimi konsiston në restaurimin e kambanarisë dhe çatisë të nartekstit, të cilat rrezikonin shembjen. Ekipi i DRTK Korçë po qëndron prej ditësh në një teren të vështirë për të realizuar këtë ndërhyrje të rëndësishme. Një falenderim për kontributin financiar të komunitetit, punën e palodhur të ekipit të DRTK Korçë si dhe mbështetjen e Bashkisë Pogradec për këtë nismë shpëtimi. Trashëgimia është e të gjithëve”, shprehet ministrja e Kulturës. Kisha e Shën Marisë në Niçë është një objekt i ndërtuar në vitin 1749 mbi gurthemelin shekullor të një kishe të hershme. Kisha është një dëshmi e qartë e qytetërimit dhe zhvillimit, e cila dikur u restaurua në fillim të Luftës të Parë Botërore nga vullnetarët e trupave franceze dhe banorët e zonës. Piktura murale në brendësi të saj shfaq disa skena të rralla dhe unike, të pikturuara nga vëllezërit Jeromonahu dhe autorë të tjerë të panjohur.
Më të lexuarat


Angelin Preljocaj drejtor artistik i Festivalit Ndërkombëtar të Kërcimit Bashkëkohor, që nuk sjell vetëm vepra skenike, por edhe masterclass me balerinë e studentë

“Dimri i librave” një vepër që përshfaq realitete bashkëkohore promovohet në QKLL

Firence, Parisi dhe qytete të tjera në tablo pikture, piktori Arben Golemi: Të gjitha pikturat janë të frymëzuara nga rilindja

Punime në urën prej druri në kalanë e Lezhës

Naim Berisha: Në sezonin e ri artistik aktorët përballen me probleme të ndryshme, teatri po vuan nga mentaliteti i uzurpimit

Dhjetë kandidatë për titullin “Poeti Laureat" 2

Në zonën e njohur si Mozaiku i Tiranës një qendër informimi për të gjithë mozaikët e Shqipërisë, me hapësira ekspozimi, ateliesh dhe edukimi

Miratohet komisioni përzgjedhës i kandidaturës shqiptare për çmimet “Oscar”

Baleti kontemporan “Uni” premierë në Teatrin e Operës dhe Baletit do të përcjellë mesazhe sensibilizuese mbi luftën me vetveten e me botën përreth

Gërmimet arkeologjike rifillojnë në Finiq
