
“Komshinjtë te Gjiri i Lalzit”/ Artan Hoxha iu publikon Berishës e Metës foton që po shpërndahet me shpejtësi dhe i ‘thumbon’ ashpër: Nuk paska qenë aq budalla Enveri...

DOSJA 'Plumbi i Artë'/ ‘Plakën e mbylli Talo në banjë, unë përkëdhela ...’, Dumani zbardh detaje të rënda për grabitjen e shtëpisë së emrit të njohur! U veshën si policë të anti-drogës për të grabitur 500 mijë euro

Ndihmonte vrasësit që të mos arrestoheshin/ Jep dëshminë e tij ish zyrtari i lartë i Policisë, Leonard Palushi që u arrestua nga personat VIP me urdhër të SPAK

Zbulohet mashtrimi i Berishës me gjyqin në Francë, ish-kryeministri pranon se padia e tij ndaj Blinken nuk mund të merret në shqyrtim dhe sulmon deputetin e CDU

Skandal, “Foltorja” nuk paguan dot pagat e administratës së SHQUP, rrezikon t’i ndërpriten dritat dhe uji, “Rithemelimi” nuk njihet nga institucionet

Spartak Braho: Rama-Manja po luajnë blofin me thirrjet ndaj SPAK për të hetuar Berishën dhe Metën, PS ka përgjegjësi politike për zyrtarët e korruptuar që kanë rënë në burg

Pas arrestimit të bosëve të krimit që mbështeten nga politika, SPAK gati fletë-arrestet për ministra, kryebashkiakë dhe drejtorë të lartë të përfshirë në abuzime me tenderat

Kina mashtron Perëndimin, Xi Jinping në fshehtësi të plotë po i mbush xhepat me para Vladimir Putinit, ja prapaskenat e bujshme

Kisha e Shën Ndout, Margariti: U përfshi në programin “EU4Culture”

Shkruar nga SOT.COM.AL 21 Janar 2022

Kisha e Shën Ndout në Kepin e Rodonit i është nënshtruar një procesi restaurimi. Objekti monument kulture është përfshirë në programin “EU4Culture” mbështetur nga BE. Ministrja e Kulturës Elva Margariti inspektoi nga afër punimet në këtë kishë dhe shprehet se është një prej monumenteve me bukuri arkitektonike. “Inspektuam nga afër punimet në Kishën e Shën Ndout në Kepin e Rodonit, një prej monumenteve me histori e bukuri arkitektonike, por edhe peizazhi rrethuar. Pas dëmtimeve të tërmetit 2019, ky objekt u përfshi në programin “EU4Culture”, mbështetur nga Bashkimi Europian dhe zbatuar nga UNOPS. Kanë përfunduar punimet konsoliduese e restauruese, për të vijuar me pikturat murale e shumë shpejt ajo do të mirëpresë komunitetin e besimtarëve dhe turistët që admirojnë bukurinë e këtij objekti”, shprehej të enjten në një status të saj ministrja Margariti. Ministrja thotë se është me shpresën që në fund të këtij muaji të presë besimtarët. “Punimet restauruese po shkojnë drejt përfundimit, me shpresën që në fund të këtij muaji të mirëpresë sërish besimtarë e vizitorë”, thotë ajo më tej. Kisha e Shën Ndout është një ndër kishat më të dëgjuara në periudhën e Mesjetës. Kjo edhe për shkak të ndërtimeve që bëri Skënderbeu në zonën e Kepit në shekullin XV. Për ndërtimin e kësaj kishe është përdorur teknika bizantine e klausonazhit si dhe mjaft analogji me kishat bizantine, gjë që dëshmon për vijimësinë e traditës bizantine. Po ashtu, në planin ndërtimor dallohen edhe elementë të arkitekturës romanike dhe gotike. Ndër fragmentet e ruajtura nga piktura murale, në pjesën e poshtme qendrore të absidës lindore paraqitet një shqiponjë dykrenore ndërsa më djathtas, një kalorës i ri pa mjekër dhe dy shpendë. Për shkak të vlerave të saj Kisha e Shën Ndout është njëra nga pikat e vizitueshme nga turistët vendas e të huaj.
Më të lexuarat


Komedia “Kukulla”, regjisorja Elma Doresi: Një vepër, e cila trajton tema shumë njerëzore, qëllimi jonë të prekim realitetin

Plani i Menaxhimit për Beratin dhe Gjirokastër, IKTK një takim me studentë e pedagogë

Ekspozita “Muri” me punimet e 11 artistëve, piktori Adrian Devolli: Kemi humbur besimin te institucionet, çdo gjë me kontributin tonë

Muzeu Etnografik në Kavajë, në restaurim falë programit “EU4Culture”

Ekspozita "Jorgan and Artisans - Lost Nostalgia”, një reflektim mbi artin dhe zanatet e punimit të një objekti ikonik të banesës shqiptare

QKLL: Bojan Adamiç njohu shumë mirë kulturën dhe traditat tona

Edmond Doko: Kënga shqiptare sot nuk ka lidhje me realitetin, por është e kufizuar vetëm tek performancat vulgare

Festivali i artit në Tiranë, Helidon Haliti: Përfaqësohen mes tyre disa shkolla të Europës

Muzeologë dhe specialistë të trashëgimisë: Sfida më e madhe e muzeumeve reflektohet në rolin e tyre në shoqëri

Filmi shqiptar “Mbjellja e pemëve”, në Marketin e Filmit në Kanë
