BREAKING NEWS

Ekipi i Donald Trump publikon VIDEO-SKANDALIN me zgjedhjet

Ekipi i Donald Trump publikon VIDEO-SKANDALIN me zgjedhjet
x

Kultura

Kisha “Fjetja e Shën Mërisë” në Berat, kryhet dezinfektimi në strukturën e drurit

Kisha “Fjetja e Shën Mërisë” në Berat, kryhet

Vjeshta është periudha më e përshtatshme në marrjen e masave, në kuadër të konservimit parandalues. Qendra Muzeore Berat shprehet se specialistët e muzeut të ikonografisë “Onufri” në vlerësim të këtij procesi realizuan kryerjen e dezinfektimit të gjithë strukturës së drurit, në mjediset e kishës “Fjetja e Shën Mërisë, në kala. “Dezinfektimi, është kthyer në praktikë punë për specialistët e Qendrës Muzeore Berat, i cili kryhet periodikisht me shumë kujdes e përgjegjësi profesionale në këtë periudhë të vitit”, shprehet QMB. Kisha “Fjetja e Shën Mërisë” pozicionohet në një vend dominues të lagjes “Kala”, e ndërfutur midis banesave të shumta dhe që dikur përfshihej në kompleksin e mitropolisë, gjurmë të të cilit ruhen edhe sot. Nga datimi i ruajtur mbi një nga portat e naosit, kisha është rindërtuar në vitin 1797 dhe përbën një nga monumentet më përfaqë­suese të arkitekturës pas bizantine në qytetin e Beratit. Mjaft i spikatur është konservimi i mirë i ikonostasit me gdhendje druri dhe lyer me ar, ku sot janë ekspozuar ikonat më të famshme të piktorëve më të njohur pasbizantinë në Shqipëri. Ikonostasi i katedrales “Fjetja e Shën Mërisë” mban si datë vitin1807. Ai konsiderohet si një ndër veprat më të mira të krijuara nga mjeshtrit shqiptarë të drugdhendjes. Zbukurimet e ikonostasit paraqesin disa karakteristika dhe parime të stilit barok, një prirje mbizotëruese dhe dalluese e kishave të ndërtuara në Ballkan gjatë shekujve XVIII dhe XIX. Të gjitha këto motive janë të gërshetuara me elementë të tjera të traditës bizantine. Në një arkë të drunjtë pranë ikonostasit konservohen eshtrat ose lipsanet e dy Shenjtorëve Gorazdi dhe Angjellari (dishepuj të shenjtorëve Metodi dhe Kirilli), të cilët mendohet të kenë kryer misionin e tyre në shek IX- X pas Krishtit. Nën dyshemenë e absidës me 12 gusht të vitit 1968, janë gjetur dy Kodikët e Beratit, “Codex Purpureus Beratinus” i shekullit VI pas Krishtit dhe pas Krishtit “Codex Aureus Anthimi” i shekullit IX. Kodikët në fjalë janë përmendore të kulturës dhe qytetërimit si dhe enciklopedi të vërteta të mendimit të krishterë. Dy Kodikët e Beratit janë regjistruar në listën e veprave më të rëndësishme të njerëzimit, të njohur me emrin “Memoire du Monde” nën mbrojtjen e UNESCO-s.