
E papritur/ Jep dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë Durrës, ja cilit koalicion do t’i bashkohet për zgjedhjet e 25 prillit

KKTKM, miraton projekt për ndërhyrje përforcuese dhe restauruese në kalanë e Krujës

Shkruar nga SOT.COM.AL 4 Shkurt 2021

Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale ka miratuar projektin për kryerjen e ndërhyrjeve përforcuese - restauruese në “Kalanë e Krujës (Kulla e Sahatit dhe muret e fortifikimit)”, monument kulture i kategorisë së I-rë. Kalaja e Krujës është kalaja më e vjetër në gjithë territorin shqiptar. Kjo kala me trajtë eliptike dhe me perimetër 804 metra, zë një sipërfaqe prej 2.5 hektarësh tokë dhe është ngritur në një kodër shkëmbore. Ajo po ashtu është radhitur si një prej kalave më të mira në gjithë botën. Kalaja ka një strukturë arkitektonike, e cila është e veçantë dhe e paparë ndonjëherë. Materialet, të cilat janë përdorur për ndërtimin e kalasë janë kryesisht guri dhe betoni. Kjo edhe për shkak të qëndrueshmërisë të cilën duhet ta kishte kalaja, duke pasur parasysh se kohën kur është ndërtuar ka qenë kohë pushtimesh nga armiqtë e Shqipërisë, konkretisht nga Perandoria Osmane. Sipas shkrimeve të publikuara, kjo kala ka një projekt interesant të ndërtimit me pjesë të cilat vende janë të ngritura më lartë dhe kanë formën katrore, si dhe pjesë të tjera të kalasë të cilat janë në formë të rrumbullakët dhe gjenden në nivel më të ulët me tokën. Tashmë ky vend është një prej vendeve më të vizituara nga turistët, dhe njëkohësisht një monument historik me të cilën të gjithë shqiptarët ndjehen krenarë. Brenda kështjellës është Teqeja Dollme e Bektashinjve, muzeu kombëtar i Skënderbeut, mbetjet e xhamisë Fatih Sulltan Mehmed dhe minarja e saj, një muze etnografik si dhe një banjë turke. Në muzeun e Skënderbeut janë të ekspozuara mjaft objekte, dokumente dhe bibliografi origjinale, riprodhime autentike që flasin qartë për historinë e popullit shqiptar në shekullin XV e më gjerë. Aty numërohen pavione të tilla si ai i antikitetit dhe mesjetës së hershme, pavioni i principatave shqiptare, i pushtimit osman dhe përballimit të këtij pushtimi, pavioni i kështjellave mesjetare, i qëndresës shqiptare, etj. Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK) shprehet se në kuadër të procesit të rindërtimit pas tërmetit të nëntorit 2019, ka hartuar një listë monumentesh me prioritet ndërhyrjeje dhe ka marrë masat për hartimin e projekteve. Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore shprehet më tej se mirëpret çdo bashkëpunim dhe mbështetje, e cila kontribuon në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore.
Më të lexuarat


Haig Zacharian: Veprat muzikore vdesin nëse nuk luhen, pandemia po dëmton artin

Margariti: Shumë shpejt kantieri në xhaminë Mbret në Berat do të mbyllet

“Këpucët e kuqe” instalacion në Durrës, nga aktoret vijnë "8 histori të vërteta të 8 grave”

Muzeut Historik Kombëtar dhe QSPA, me aktivitete të përbashkëta

Autorët: Misioni i shkrimtarit është fisnik, të mos kujtohet dhe të pluhuroset emri është e dhimbshme

TKOBAP dhe aktivitetet gjatë muajit shkurt, 58.771 persona ndoqën online koncertin e ansamblit

Pranvera e Frankofonisë çelet me aktivitetin "Letërsia franceze dhe frankofone në shqip”

Margariti: Aneksi i Bibliotekës Kombëtare, një kantier që po e shndërron në qendër kulture

Specialistët kritika Ministrisë së Kulturës dhe IMK: Përgjegjëse për qendrën historike, a e dinë agallarët që Gjirokastra është pasuri botërore?

Shfaqja “Dorëzimi në Spokan” me regji nga Ilir Bokshi, në konkurrim në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit
