
Vjen lëvizja që nuk pritej/ Basha bën ndryshimin në minutat e fundit, kush është ish-deputeti dhe emri i njohur demokrat që u riktheu pasi mbrëmë u la jashtë listave


Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale ka miratuar projektin për kryerjen e ndërhyrjeve përforcuese - restauruese në “Kalanë e Prezës”, monument kulture i kategorisë së I-rë. Kalaja ka formën e një pesëkëndëshi të çrregullt. Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, shprehet se në kuadër të procesit të rindërtimit pas tërmetit të nëntorit 2019, ka hartuar një listë monumentesh me prioritet ndërhyrjeje dhe ka marrë masat për hartimin e projekteve. Kalaja e Prezës është ndërtuar mbi një shkëmb i cili zgjatet, duke u ulur në drejtim të veri-jugut. Ana lindore e kalasë është e mbrojtur nga vetë terreni, kurse ana perëndimore përbën një territor të sheshtë, prandaj dhe fortifikimi është përqendruar pikërisht në këtë pjesë. Kalaja ka planimetri katërkëndore me brinjë 80 x 50 m. Ajo përforcohet nëpër qoshe me katër kulla, që kanë planimetri rrethore. Në murin perëndimor për të përforcuar më tepër sistemin fortifikues të kalasë, pasi kjo pjesë është me e ekspozuar dhe më pak e mbrojtur ndaj sulmeve si dhe ka një largësi të konsiderueshme midis kullave, është ndërtuar një kullë katërkëndëshe e dalë nga muri. Në faqen jugore, është ndërtuar një kullë tjetër katërkëndëshe për të mbrojtur hyrjen e vetme të kalasë. Kjo kullë përforcohet dhe nga oborri, që ndodhet në përbërje të saj. Në kala kemi katër faza të ndryshme ndërtimi. Periudha e parë lidhet me fortifikim e kalasë, e dyta lidhet me rindërtimin e mureve rrethuese, e treta ka të bëjë me ndërtimet që janë bërë brenda mureve rrethuese, kurse faza e katër lidhet me ndërtimin e një kulle sahati që nuk ka të bëjë me sistemin fortifikues, por i përket një periudhe të mëvonshme. Periudhës së parë i përkasin vetëm muret rrethuese, të cilat ruhen në lartësi të ndryshme. Mbi mur në trashësinë e tij është vendosur një platformë drusore që shërben të për lëvizjen e luftëtarëve. Për mbrojtjen e kalasë shërbenin frëngjitë, të cilat janë të pranishme në të gjitha kullat. Me anë të tyre kontrolloheshin të gjitha muret e kalasë si dhe hyrja e saj. Kalaja ka pasur vetëm një hyrje. Ajo ndodhet në mes të faqes jugore të murit rrethues, midis kullave 1 dhe 2. Për të bërë sa më të sigurt hyrjen, ajo është e mbrojtur nga një kullë katërkëndëshe. Porta e kalasë mbyllet nga sipër me qemer cilindrik të shtrirë.
Më të lexuarat


Komedia “Zija e bardhë” me aktorët e teatrit “Bylis” dhe regji nga Milto Kutali, në festivalin “Moisiu On”

Ikona “Shën Harallambi me skena nga jeta”, e gjetur në katedralen e kalasë së Beratit

Miron Kotani: Situata për artistët e muzikantët katastrofike, tallavaja dhe muzika joprofesionale kanë pushtuar ekranet

“Memento Mori”, roman i shkrimtarit qipriot Doros Antoniadis, sjellë në shqip nga shtëpia botuese “Dituria”

Haig Zacharian: Veprat muzikore vdesin nëse nuk luhen, pandemia po dëmton artin

Margariti: Shumë shpejt kantieri në xhaminë Mbret në Berat do të mbyllet

“Këpucët e kuqe” instalacion në Durrës, nga aktoret vijnë "8 histori të vërteta të 8 grave”

Muzeut Historik Kombëtar dhe QSPA, me aktivitete të përbashkëta

Autorët: Misioni i shkrimtarit është fisnik, të mos kujtohet dhe të pluhuroset emri është e dhimbshme

TKOBAP dhe aktivitetet gjatë muajit shkurt, 58.771 persona ndoqën online koncertin e ansamblit
