Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Klodian Hoxha: Jam kundër shembjes së TK, por të ndërtohen sa më shumë teatro

Postuar: 20/02/2018 - 08:15

Në një kohë kur këto ditë po flitet jo pak për çështjen e Teatrit Kombëtar, aktori Klodian Hoxha shprehet se një tjetër problem janë dhe artistët e rinj. Ai pohon se sot ka shumë të rinj, që janë të papunë. “Kam qenë pjesë e takimeve dhe diskutimeve të ndryshme për sa i përket godinës së teatrit dhe ligjeve. Absolutisht dhe unë jam kundra idesë së shembjes se Teatrit Kombëtar. Ai vend ka historinë dhe vlerat e veta, ku bëj pjesë dhe unë. Sikundër jam pro dhe godinës së re të quajtur "Turbina" , madje të ketë 10 "Turbina" të tjera do të ishte ideale, do të ishte një mundësi punësimi për të gjithë ne të "papunët" duke punuar, sepse ligjërisht dhe pse i angazhuar në teatër dhe film rezultoj i papunë. Jam diplomuar në 2007, por dhe pse kam qenë pjesë e shumë produksioneve artistike, unë dhe shumë kolegë të tjerë rezultojmë pa punë”, shkruan aktori në një status të tij në Facebook. Aktori Klodian Hoxha shtron pyetjen pse të mos shtohet trupa e aktorëve në Teatrin Kombëtar, dhe nga 28 që janë aktualisht ky numër të arrijë deri në 50 artistë. “Ne të "Rinjtë" që po na vjen mosha e pensionit, kur do të punojmë? Pse të mos shtohet numri i aktorëve në Teatrin Kombëtar? Janë 28, pse të mos jenë 50? Pse të mos kenë trupën e tyre dhe teatrot e tjera?”, vijon aktori Klodian Hoxha. Ai shkruan se ka 11 vjet që punon dhe investon për këtë profesion, por ende nuk firmos në një bordero si i punësuar. “2007-2018, 11 vite që punoj dhe investoj për këtë profesion,por ende nuk firmos në bordero. Po vjen koha e pensionit pa pension. Benefitet nga ana monetare janë zero. E vetmja që na ngushëllon dhe na mban është ajo shpirtërore. Dhe pse familja nuk do shumë t’ia di këtë anë, apo fëmijët nesër. Ky është halli im, por duke ju siguruar që është dhe i të gjithëve kolegëve të mi të cilët janë shumë”, përfundon aktori në statusin e tij. Së fundmi në skenën e Teatrit Kombëtar aktori Klodian Hoxha ishte me rolin e Çeskut në komedinë “Vdiq mbreti, rroftë mbreti” shkruar nga dramaturgu Ferdinad Hysi dhe që erdhi në skenë premierë më regji nga Elma Doresi. Prej vitesh në skenën e teatrove aktori ka sjellë role të ndryshme, por angazhimet e tij nuk kanë munguar dhe në kinematografinë shqiptare. Edhe gjatë këtyre kohëve ai është i angazhuar me një tjetër projekt kinematografik.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 39

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/06/2018 - 07:53

Artisti Oltsen Gripshi pasi u vlerësua me një çmim prestigjioz “Canova Prize 2018”, në Nju Jork, sëbashku me disa artistë të tjerë shqiptarë, kanë çelur një ekspozitë  në Muzeun Shtetëror Casa del Man

Postuar: 23/06/2018 - 07:51

Filmi “Cirku Fluturues” me regji të Fatos Berishës dhe me producente Vjosa Berisha ës

Postuar: 23/06/2018 - 07:46

Muzeu Kombëtar i Historisë dhe Arkeologjisë së Konstancës, në Rumani, së bashku me Shoqatën Lidhj

Postuar: 23/06/2018 - 07:44

Gjirokastra qytet në UNESCO larg vëmendjes së institucioneve për ruajtjen e trashëgimisë kulturor

Postuar: 22/06/2018 - 20:41

Artistë të shumtë dhe qytetarë edhe sot kanë vijuar qëndresën e tyre kundër shembjes së teatrit

Postuar: 22/06/2018 - 07:55

Filmi “Ngjarje në Cirk" me skenar dhe regji nga Jonid Jorgji u shfaq premierë për publ

Postuar: 22/06/2018 - 07:53

Kalendari kulturor Shqipëri- Kosovë mes dy ministrave të Kulturës u nënshkrua për herë të pestë.