BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Klodian Qafoku: Dokumentimi dhe ruajtja e krijimtarisë muzikore, pjesë e rëndësishme e arkivit muzikor shqiptar

Klodian Qafoku: Dokumentimi dhe ruajtja e krijimtarisë muzikore, pjesë

Problemet e krijimtarisë, studimit dhe interpretimit të muzikës shqiptare janë pohuar herë pas here nga studiuesit e muzikës. Kompozitori i njohur Klodian Qafoku shprehet se sot jetojmë në një kohë kur e gjithë bota është nën një “ndërlidhje dixhitale”, me muzikë që transmetohet, shikohet dhe shkarkohet në çdo moment. Sipas tij, një koncert sot e shikon pa qenë i pranishëm në sallë, mjafton të kesh një “smartphone” dhe informacioni vjen në mënyrë të drejtpërdrejtë.  “Duket gati- gati sikur kemi humbur kontaktin me të kaluarën tonë muzikore, me efekt dramatik, e me të drejtë lind pyetja: Pse duhet të interesohemi për trashëgiminë dhe krijimtarinë e muzikës shqiptare?”, shprehet Qafoku, i cili ishte i pranishëm disa ditë më parë dhe në tryezën që zhvilloi njësia kërkimore e muzikës dhe interpretimit “Academia Albania” pranë Akademisë së Shkencave mbi problemet e muzikës në vend. Kompozitori Qafoku shprehet se në këndvështrimin shkencor dhe teknik, regjistrimet zanore janë dokumente mjaft të vlefshme. Kjo sepse sipas tij ato janë përfaqësuese të teknikës dhe qasjeve interpretuese të artistëve muzikantë. “Studimi mbi regjistrimet zanore dhe dokumentimi i saj në Shqipëri është një fushë e re që ende ka nevojë për mbrojtje dhe studim të mirëfilltë shkencor”, vijon ai. Një koncert i drejtpërdrejt me spektatorë, është ndryshe nga një koncert që luhet dhe regjistrohet në studio. Kompozitori Klodian Qafoku shprehet se emocionalisht koncerti “live” vjen tek publiku në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe marrëdhënia mes interpretuesve dhe auditorit është më atraktive. Por nga ana tjetër, sipas tij studio e regjistrimit është kushti i vetëm dhe kryesor që një vepër muzikore, të arrihet artistikisht në parametra dhe kualitet të lartë. “Megjithatë, sot në mungesën e një sistemi aparaturash dhe mikrofonimi në RTSH [1], aty ku studio e orkestrës është një ndër sallat më optimale për prodhimin e muzikës, servise të kompanive të ndryshme ofrojnë sisteme të cilat mund të regjistrojnë në kualitete optimale, po kurrë në një standart të barasvlefshëm me studiot e regjistrimit në rajon. Nisur nga eksperienca ime në RTSH dhe regjistrimet e shumta të koncerteve të orkestrës simfonike, sot dokumentimi dhe ruajtja e tyre mbetet vetëm në procesin e transmetimit televiziv. Pra, një koncert i regjistruar, i miksuar dhe masterizuar është vetëm në funksion të figurës, që xhirohet nga kamerat e televizionit”, vijon Qafoku.

Zhvillimi i muzikës

Sipas kompozitorit,  në RTSH ka me qindra regjistrime zanore të krijimtarisë sonë muzikore shqiptare, të ruajtura në formatin e shiritit magnetik. Por Qafoku shprehet se këto regjistrime duhet të shpëtohen. “A lind nevoja që këto regjistrime të shpëtohen në mënyrë dixhitale? Sigurisht që po, jo vetëm është një nevojë parësore, por një këmbanë alarmi për këtë institucion dhe vetë artin shqiptar, pasi vlerat e padiskutueshme të atij arkivi po degradohen dita ditës. Një shirit magnetik e ka vlerën e ruajtjes deri në 100 vjet, por kjo nuk mjafton që këto vlera të qëndrojnë në atë formë. Kështu, duke u pajisur me aparatura të teknologjisë moderne, dokumentimi dhe ruajtja bëhet më e thjeshtë, bën të mundur komunikimin në parametra dhe cilësi maksimale”, shprehet Qafoku. Në formate të reja dhe ambicioze, në funksionin menaxherial të institucioneve me organizma artistike si brenda dhe jashtë vendit, sipas kompozitorit Klodian Qafoku orkestra simfonike e RTSH-së është në gjendje për të siguruar cilësi të lartë të shërbimeve të incizimit të veprave muzikore. “Krijimtaria muzikore shqiptare duhet të zhvillohet paralelisht me dokumentimin e saj të domosdoshëm, me incizim cilësor dhe filmimin optimal, duke bërë të mundur krijimin e një database, me të dhëna dhe informacione specifike”, thotë ai për këto probleme, të cilat i shpreh edhe në takimin në Akademinë e Shkencave. Sipas kompozitorit, nuk duhet neglizhuar kurrë që një koncert premierë të mos regjistrohet dhe të dokumentohet.