BREAKING NEWS

Ekipi i Donald Trump publikon VIDEO-SKANDALIN me zgjedhjet

Ekipi i Donald Trump publikon VIDEO-SKANDALIN me zgjedhjet
x

Kultura

Koço Devole ndahet nga jeta, artistët: Një popull u dashurua me artin e tij

Koço Devole ndahet nga jeta, artistët: Një popull u dashurua me

Aktori i njohur i humorit Koço Devole  u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare. Aktori i shumë roleve ndërroi jetë në Infektiv, si pasojë e komplikacioneve nga covid-19.  Më datë 31 tetor aktori mundi të dalë nga Infektivi, por për shkak të përkeqësimit ai u rikthye në spital, për tu futur në intubim. Ajo që e rëndoi gjendjen e tij ishte leucemia nga aktori vuante . Të shumta ishin mesazhet nga artistë të ndryshëm, kolegë, miq të aktorit e regjisorit, si dhe personalitete të politikës, që shprehën ngushëllimet e tyre për ndarjen nga e tij jeta. Aktori i njohur Zef Deda shprehet se një popull u dashurua me artin brilant të Koço Devoles. “Me shumë hidhërim për mua ndarja nga jeta e shkrimtarit të humorit, aktorit të madh, piktorit karikaturist, “Mjeshtrit të Madh” kolegut tim të shtrenjtë Koço Devole. Artist i bukur dhe tepër komik, një popull shqiptar i dashuruar me artin e tij brilant e intelektual. Koço Devole je i pavdekshëm”, shprehet aktori Deda në një status të tij. Një aktor shumë i dashur, shprehet këngëtarja Liljana Kondakçi, ku shkruan se mëngjesi i të dielës nis me një lajm të hidhur për të gjithë shqiptarët. “Ai ishte emblema e humorit shqiptar, na la pas shumë e shumë personazhe të shkëlqyera të humorit të tij”, pohon ajo. “Shumë shpejt koleg shkove në botën e vërtetë! Prehu në paqe! Lamtumirë”, shprehet aktorja Marjana Kondi. Zamira Kita thotë se aktori Koço Devole gjithë jetën përcolli buzëqeshje te publiku, ndërsa ka postuar një foto me aktorin e madh të humorit. “Gjithmonë do të kujtoj, me këtë buzëqeshje të bukur, të cilën e përcolle gjithë jetën tek publiku”, shprehet aktroja Kita. Për Gentian Zenelaj, artisti Koço Devle ishte frymëzim për të gjithë. “Ishe një komedian i vërtetë. Eleganca jote në humor do na mungojë shumë”, shprehet ai. Në një status të saj, ministrja e Kulturës Elva Maragriit shkruan se arti i humorit humbi një artist brilant.  “Koço Devole ishte një artist avanguardë. Asnjë si ai nuk ka ditur të na bëjë të qeshim me lot me humorin e tij të kulturuar, larg banalitetit”, shkruan Margariti. Aktori Koço Devole lindi në Kuçovë më 28 nëntor të vitit 1945.  Devole me artin e tij përfaqësonte një nga personalitetet më të njohura të humorit shqiptar. Koço Devole është autor dhe regjisor i shumë spektakleve me trupën e Estradës së Tiranës, Fierit, Beratit, etj.