Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Koha e Pelikulës” kushtuar Xhanfise Kekos, në Gjirokastër

Postuar: 22/05/2019 - 07:26

Filmi dokumentar “Koha e Pelikulës” kushtuar regjisores Xhanfise Keko do të shfaqet të shtunën në qytetin e Gjirokastrës. Filmi me skenar nga Natasha Lako dhe regji nga Mevlan Shanaj shfaqet këtë herë në qytetin e lindjes së regjisores së njohur. “Xhanfise Keko, një ndër emrat që e ka shumëzuar Gjirokastrën e befasive! Më 25 maji ora 18.00 në kinemanë e qytetit të saj të lindjes”, shkruan regjisori Mevlan Shanaj, ku hyrja për publikun është e lirë. Më herët për punën me filmin dokumentar kushtuar Xhanfise Kekos (Koha e pelikulës) regjisori ka treguar se është konceptuar si një rrëfim i autores, mbështetur në librin e saj "Ditët e jetës sime”, kujtime dhe libri i shkruar nga aktorët e saj të vegjël "Teta Xhano". “Organizuar në skenar nga Natasha Lako brenda këtij materiali si bazë shërbejnë kujtimet e Xhanos të qëmtuara dhe lexuara si monolog. Materialet ilustruese ngarkuar me imazhe, nga arkivi kronikat, filmat artistikë dhe mjediset kryesore të autores, që nga qyteti i lindjes Gjirokastra, Dardha fshati i Endri Kekos, bashkëshorti”, tregon regjisori Mevlan Shanaj mbi punën që po bën për këtë dokumentar.  Por për realizimin e filmit, regjisori ka udhëtuar deri në Moskë. Sipas regjisorit Shanaj më 1950 kanë qenë 6 studentët e parë të filmit shqiptar. “Mes tyre ishte Xhanfise, ku ka studiuar dhe njohur Endri Kekon”, ka treguar më herët regjisori. Xhanfise Keko lindi më 4 janar të vitit 1929 në Gjirokastër. E filloi karrierën si montazhiere, një nga shtatë anëtarët themelues të Kinostudios “Shqipëria e Re”, më 1952. Pas një përvoje të gjatë si montazhiere e dokumentariste, filloi karrierën e regjisores, më 1971. Për 13 vjet, deri në vitin 1984, Keko realizoi 12 filma artistikë, që janë edhe sot mjaft të pëlqyer, sidomos për fëmijët. Të realizuar artistikisht, por edhe me vlera eduktative, filmat e Xhanfise Kekos kanë konkurruar me dinjitet edhe në festivalet ndërkombëtare. Përveç çmimeve e titujve të shumtë, në vitin 1984 u vlerësua me titullin e lartë “Artiste e popullit”, ka fituar edhe Kupën e Festivalit të Parë për filmin “Beni ecën vetë” në 1976. Xhanfise Keko është edhe regjisorja e parë shqiptare e vlerësuar me çmime ndërkombëtare. Në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për Fëmijë dhe të Rinj në Xhifoni (Itali), ka fituar medalje për filmat “Beni ecën vetë”, “Pas gjurmëve” dhe “Tomka dhe shokët e tij”. U nda nga jeta më 22 dhjetor të vitit 2007.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/06/2019 - 07:41

 "Lapsi i memories" titullohet ekspozita me vizatime të artistit Anastas Kostandini, që u çel për publikun në galerinë e artit në qytetin e Pogradecit.

Postuar: 19/06/2019 - 07:40

Ekspozita “Hybrid” u çel për publikun në  qendrën e artit bashkëkohor “ME

Postuar: 19/06/2019 - 07:38

Në galerinë “Zeta” do të shfaqet ditën e enjte filmi dokumentar “Fotografët Ber

Postuar: 19/06/2019 - 07:37

Muaji i Muzikës po zhvillohet përmes aktiviteteve, por te artistë të ndryshëm kjo nismë e Ministr

Postuar: 18/06/2019 - 07:37

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, së bashku me Agjencinë e Arkivave të Kosovës dhe Institutin

Postuar: 18/06/2019 - 07:35

Drama “Xhelatët” shkruar nga autori Martin McDonagh është projekti më i fundit për ta

Postuar: 18/06/2019 - 07:34

Teatri i Operës dhe Baletit është një nga institucionet e rëndësishme të artit dhe kulturës në ve