BREAKING NEWS

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të Covid-19

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të
x
BREAKING NEWS

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë, një tjetër shtet evropian heq të gjitha kufizimet me Shqipërinë duke filluar nga nesër

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë,
x
BREAKING NEWS

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë
x
BREAKING NEWS

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të ashpra dhe jep ultimatumin e prerë: Çoni përpara Reformën në Drejtësi! Nëse s’tregoni guxim...

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të
x
BREAKING NEWS

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/ Pritet vendimi për zgjedhjet lokale të 2019, përfaqësuesja e qeverisë kërkon pezullimin e çështjes. Cili është verdikti i Gjykatës Kushtetuese?

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet të shqyrtohet/ Mblidhet me urgjencë Gjykata Kushtetuese, a do të rrëzohen zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019 dhe a do të ketë zgjedhje të parakohshme?

Çfarë pritet të shqyrtohet/ Mblidhet me urgjencë Gjykata
x
BREAKING NEWS

Kur do arrestohen 'peshqit e mëdhenj'? SHBA paralajmëron ndryshimin e MADH në Shqipëri

Kur do arrestohen 'peshqit e mëdhenj'? SHBA paralajmëron
x

Kultura

"KOLIQIANA" një iniciativë e teatrit "Migjeni", gjashtë shfaqje me interpretimin e aktorëve në Shkodër

"KOLIQIANA" një iniciativë e teatrit "Migjeni",

Teatri “Migjeni” në Shkodër çon shfaqjet te publiku. "KOLIQIANA" vjen si një iniciativë e teatrit "Migjeni", me një qëllim të qartë që vepra letrare e Ernest Koliqit, të mishërohet me emocionin, interpretimin dhe me bukurinë e oborreve e rrugicave të Shkodrës. Drejtoresha e teatrit Rita Gjeka shprehet se janë disa shfaqje, që vijnë të interpretuara nga vetë aktorët e trupës artistike, por dhe me pjesëmarrjen e talenteve të reja. ““KOLIQIANA" është një iniciativë e teatrit, që nis më datën 9 maj dhe do të shtrihet deri në mes të muajit qershor. Janë 6 shfaqje, tregime të dramatizuara dhe të vëna në skenë po nga aktorët e teatrit “Migjeni” të Shkodrës. Çdo javë ne do të kemi nga një shfaqje. Gjashtë javë rresht do të kemi shfaqje dhe e nisim në “Dajç””, tregon drejtoresha Rita Gjeka. Këto gjashtë shfaqje janë dramatizuar, venë në skenë, dhe interpretohen nga vetë aktorët e trupës profesioniste dhe talenteve të reja. "A ta laçë” ishte e para e shfaqjeve në Dajç. Dramatizuar dhe vënë në skenë nga Krist Lleshi dhe Linda Jarani. Në këtë shfaqje interpretuan Fritz Selmani, Lusi Bregu, Silvia Kacarosi, Arbër Bala, Anrida Lopçi. Drejtoresha e teatrit aktorja e njohur Rita Gjeka shprehet se shfaqja u vendos të jepet në Dajç në Shkodër, sepse aty është vendi që Ernest Koliqi e shkroi këtë tregim. “Janë shfaqje që jepen jashtë në natyrë, këtë herë e para në Dajç. Ky tregim që ne kemi dramatizuar është shkruar rreth 94 vjet më parë në Dajç. Ne kemi shkuar pikërisht te vendi, ku ka qëndruar Ernest Koliqi për ta shkruar këtë tregim”, tregon më tej drejtoresha Rita Gjeka.

Pranë publikut me shfaqje

Teatri “Migjeni” ka gjetur mënyrën për të qenë pranë publikut. Gjatë kësaj kohe po vazhdon me shfaqje jo vetëm për të rritur si tani me këtë iniciativë, por dhe me shfaqjet e fëmijëve. Sa i takon gjashtë shfaqjeve që do të jenë deri nga mesi i muajit qershor, drejtoresha Rita Gjeka thotë se do të jenë në disa vende në qytet. “Ne kemi 6 pika të ndryshme të qytetit jashtë, ku këto dramatizime që janë 6 shfaqje të vogla nga 40 deri në 45 minuta ndiqen nga spektatori jashtë në natyrë. Shfaqjet i kemi të zhvendosura në qytet. Me këto shfaqje janë angazhuar aktorët e brendshëm të teatrit “Migjeni”, dhe të tjerët janë të qendrës kulturore “Atelie”, është bashkëpunim me këtë qendër kulturore. “KOLIQIANA” është iniciativë e teatrit “Migjeni”, një iniciativë e teatrit për ta çuar teatrin në rrugë, meqë spektatori nuk është në teatër atëherë shkojmë ne tek spektatori”, tregon ajo. Ernest Koliqi (Shkodër, 20 maj 1903 -Romë, 15 janar 1975) ishte poet, romancier, eseist, përkthyes, gazetar, dramaturg, albanolog, mësues dhe botues shqiptar. Cilësohet së bashku me Mitrush Kutelin si themelues i tregimit modern shqiptar, me përmbledhjet “Hija e Maleve” (1929), “Tregtar flamujsh” (1935) dhe “Pasqyrat e Narçizit” (1936). Megjithëse poezitë e para i shkroi në italisht në fletoren e liceut, vepra e tij e parë qe poemthi dramatik “Kushtrim i Skanderbegut”, të cilin ia kushtoi shokëve të shoqërisë "Bashkimi" pjesë e të cilëve ishte edhe ai vetë. Poemthi artikulon idetë kombëtare të autorit që shtjellon një dialog për të kaluarën dhe aktualitetin e kohës në Shqipëri. Me veprën poetike “Symfonija e Shqipevet” mëton të evokojë kulturën si esencën e themelimit të një kombi, kulturë e evokon që nga thellësitë e antikitetit në katër kohët e veprës. “Kangjelet e Rilindjes” është një poemë e kënduar në shtatë pjesë, me temë arbëreshe e krijuar me idetë rilindëse duke iu referuar “Këngëve të Milosaos” të De Radës. Në vijim aktiviteti i tij ka dhe të tjera vepra, por ai ishte dhe themelues dhe drejtues revistash, ku botohej e trajtohej letërsia e kultura shqiptare.