BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Komedia “General & Playboy”, premierë në skenën e teatrit të Metropolit

Komedia “General & Playboy”, premierë në skenën e

Komedia General & Playboy” është premiera e radhës në skenën e Teatrit të Metropolit. Në këtë shfaqje vijnë përballë pasionet dhe mentalitetet në dy kohë, në atë komuniste dhe sot. Bujar Kapexhiu për këtë vepër është frymëzuar nga një gjeneral, i cili u lirua nga detyra vetëm pse udhëtonte shpesh jashtë shtetit. Ai shkroi pjesën “General dhe Playboy” dhe vendosi gjithçka mes së shkuarës së diktaturës dhe të sotmes. Subjekti i saj, vërtitet rreth një gjenerali, të viteve para ardhjes së demokracisë; një kapteri dhe ky nga koha e diktaturës; dhe një biznesmeni, i ardhur nga provinca në kryeqytet. Midis dy ushtarakëve ndihet diferenca arsimore, sidomos me futjen në NATO, që e detyron gjeneralin në moshë, të nisë mësimet për gjuhën angleze, me mësuese private në shtëpi. “Ideja për shkrimin e kësaj vepre ka lindur nga një ngjarje reale e fillimit të viteve ’90 kur dy vëllezër filluan të botojnë gazetën në atë kohë “Playboy”. Në të vërtetë babai i tyre ishte një ushtarak i rreptë, kolonel dhe kjo e vinte në kontradiktë me parimet. Por duke parë fitimet që vinin nga shitja e saj, i lind dëshira të kontribuoj edhe më shumë në këtë biznes”, pohon autori dhe regjisori Kapexhiu. Ai tregon se këtë premierë po e sjell në të njëjtën skenë ku dhe ka nisur aktivitetin e tij artistik disa dekada më parë. “Unë kam kënaqësinë të rikthehem në Teatrin Metropol, pasi në këtë mjedis e kam nisur karrierën time artistike sapo kam mbaruar studimet e larta në Akademinë e Arteve për regji, u emërova regjisor i Estradës së Tiranës. Në këto ambiente kam nisur aktivitetin në vitin 1968 - 1973. Në përgjithësi njeriu ka një cikël në jetë, për ta mbyllur i rikthehet edhe njëherë fillimit. Kështu po ndodh edhe mua, po i rikthehem edhe njëherë skenës ku e nisa”, pohon mes të tjerave regjisori Kapexhiu. “General & Playboy” vjen si teatër realist, ku regjisori i është përmbajtur strukturës së shkrimit, duke u munduar që të ketë karaktere dhe situata, marrëdhënie midis personazheve.

Aktorët në role

Kontradikta kryesore në vepër dhe ajo që e bën më komike ngjarjen, është ballafaqimi dhe konflikti parimor për konceptin e moralit ndërmjet gjeneralit me konceptet e vjetruara dhe nipit të tij me lirinë e shprehjes në demokraci, të cilën e konkretizon nëpërmjet një biznesi fitimprurës, botimin dhe shpërndarjen e një reviste erotike. Në role intepretojnë Bujar Asqeriu, Natasha Sela, Suela Konjari, Xhevair Zeneli, Muharrem Hoxha, Edvin Mustafa, Ramela Koleci, Serxho Harizaj, Devin Koçeku, Elio Kapxhiu. Skena Denis Jorgo, kostumet Aurela Duriçi, as.regji: Bruna Borova. Premiera në skenë është më datë 30 mars dhe vijon në datën 3,1si dhe 1 dhe 2 prill. “Kisha shumë dëshirë të luaja me Bujar Asqeriun dhe me Xhevën, me Natashën dhe me këta të rinjtë”, u shpreh aktori Muharrem Hoxha. Ndërsa për aktorin që ka rol kryesor Bujar Asqeriu vepra është me pretendime. “Vepra është me pretendime artistike shumë serioze”, pohon Asqeriu, që vjen në rolin e gjeneralit. Komshiu quhet Xhemal. Shkurt e thërrasin Xhemo. Ai emrin e tij e shkruan Emal se nuk e mban mend germën XH dhe me ngritjen në përgjegjësi, si ushtarak i Nato-s vetëquhet Xhejms.“Metamorfozë shumë komike kjo, që përshkon fillin e subjektit nga fillimi në fund të ngjarjes. Papunësia, mungesa e të ardhurave, pensioni qesharak, goditjet dhe presioni i moralit të ri dhe liberal e transformojnë gjeneralin demode dhe e detyrojnë të hyjë në rrjedhën e kohës, tashmë i ambalazhuar me koncepte të reja që i përshtaten më së miri ekonomisë së tregut. Nga kundërshtar i ashpër e kategorik i kësaj reviste, ai në fund të komedisë merr përsipër shpërndarjen e kësaj reviste. Në ekonominë e tregut triumfon e reja”, thotë regjisori. Vepra vjen si bashkëpunim i Qendrës Kulturore Tirana (Teatri Metropol), Bashkinë e Tiranës, Ministrinë e Kulturës dhe Yildiz Films & Theatër.

Nga Julia Vrapi