BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Komedia “Shumë zhurmë për asgjë”, së shpejti në skenën e Teatrit Eksperimental

Komedia “Shumë zhurmë për asgjë”, së

Komedia “Shumë zhurmë për asgjë” së shpejti vjen për publikun në skenën e Teatrit Kombëtar  Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Komedia e Shekspirit do të vijë premierë me regji nga Carlo Sciaccaluga. “Shumë zhurmë për asgjë” përkthyer nga Alqi Kristo  vjen në skenë me aktorët Myzafer Zifla, Elidon Alika, Kristian Koroveshi, Alert Çeloaliaj, Genci Fuga, Gjergj Mena, Endri Çela, Xhuliano Brisku, Frençeska Hysi, Esela Pysqyli dhe Ina Morinaj. Duke filluar nga data 31 mars në Teatrin Kombëtar eksperimental “Kujtim Spahivogli”, publiku ka mundësi të ndjekë, me një koncept të ri, komedinë që u ka rezistuar kohërave. Komedia “Shumë zhurme për asgjë” i përket periudhës së pjekurisë së Shekspirit dhe futet në llojin e komedisë së zakoneve, me subjekt satirik dhe problemor. Motivi në të cilin mbështet kjo komedi është i njohur që në antikitet dhe rishfaqet në mjaft autorë të kohës së Shekspirit : ai njihet si motivi i "kipcit" ose i ngatërresës që vjen si pasojë e ngjashmërisë fizike mes dy personazhesh të ndryshme. Në komedinë e Shekspirit "ipci" shkakton rënien në kurth të djaloshit, i cili mashtrohet nga një grua që për nga pamja ngjan si e dashura e tij. Fabula pastaj shtjellohet nga Shekspiri krejt lirshëm dhe në përshtatje me shijet e tij estetike. Dy djelmosha, Benedikti dhe Klaudi, ndodhen për vizite të guvernatori i Mesinës, princi Leonato që është babai i Heros dhe xhaxhai i Beatriçës. Ndërsa Klaudi bie në dashuri me vajzën e guvernatorit dhe përgatitet të martohet me të, Benedikti dhe Beatriçja nuk rreshtin se ngacmuari e së talluri me njëri-tjetrin, herë më të mirë e herë më të keq. Miqtë e tyre vendosin t'u punojnë një rreng, në mënyrë që t'i bëjnë të bien në dashuri dhe këta të dy. Si të gjitha komeditë e Shekspirit, “Shumë zhurme për asgjë” është e mbushur me veprim dhe me të papritura, me kthesa të befta të subjektit. Ndryshe nga tragjedia, këtu të mirët shpërblehen kurse të ligjtë marrin ndëshkimin e merituar: ndërkohë dy çiftet vënë kurorë të lumtur, dy prishësit e kësaj feste ndëshkohen siç e meritojnë. Ama ndëshkohet gjithashtu edhe mendjelehtësia e Klaudit, i cili për një dyshim të çastit e flaku tutje si leckë të zgjedhurën e zemrës, për çka ai nuk e fitoi simpatinë e spektatorit. Tërheqës deri në fund mbeten "grindavecët" e lumtur Beatriçja dhe Benedikti të cilët jo vetëm e mbushin me hare spektaklin me batutat e tyre të kripura, por tregojnë se në rast nevoje dinë të jenë seriozë dhe të përkushtuar në miqësi, përderisa i dalin zot me të gjitha mjetet që kanë në dorë Heros së poshtëruar. Po prapë nuk duhet bërë shumë zhurmë, se jeta kështu e ka: djemtë teveqelë gjithmonë marrin vajzat më të mira. Ata jetuan të lumtur në fund të fundit dhe mbetën gjithmonë të qeshur.

Vepra e Shekspirit

 Është një komedi, e nuk është e nevojshme ta themi, mbaron mirë, por përplasjet janë të ashpra dhe vetëm falë vullnetit dhe inteligjencës ngjarja nuk përfundon në tragjedi, përshkruhet vepra në materialin e teatrit. Nëse qenia njerëzore është e gatshme të ndryshojë idetë apo ndjenjat e veta dhe nuk i ngurtëson ato verbërisht, edhe fati më i trishtë mund të shndërrohet në gëzim. Dhe kjo është ajo çka bëjnë Benediku dhe Beatriçja, njëri misogjen cinik, tjetra beqare profesioniste, armiq të përbetuar të martesës, por që përballë fatit të tmerrshëm të dashurisë mes dy më të rinjve Klaudit dhe Heros, zbulojnë se dashurojnë njeri-tjetrin. Braktisin rolin që vete e kishin krijuar, e që prej të cilit ishin burgosur. “Tema është e përjetshme: mashkulli ka nevojë për femrën dhe anasjelltas. Kjo dihet. Por ajo çka Shekspiri na thotë, ndoshta mbi të gjitha, në këtë komedi, është kjo: triumfi i qenies njerëzore arrihet kur i besojmë inteligjencës, fantazisë, lirisë së mendimit praktik. Ngurtësia është vdekje, dakordësia me vetveten përtej limiteve është shpesh edhe shenjë idiotësie. Në fakt, tragjedia rrëfen fatin e një individi të paaftë për të ndryshuar realitetin e tij, dhe arrin deri aty sa të shkatërrojë vetë botën në të cilën jeton, ndërsa komedia rrëfen fatin e një komuniteti që, duke ndryshuar, e përmirëson jetën për gjeneratat e ardhshme", përshkruhet vepra nga Teatri Eksperimental "Kujtim Spahivogli". Vepra është përkthyer nga Alqi Kristo, kostumografia Sofi Kara dhe skenografia po nga Carlo Sciaccaluga./Julia Vrapi