BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Komedia “Tartufi”, përfaqësimi shqiptar në Festivalin Ballkanik të Teatrit në Bursa

Komedia “Tartufi”, përfaqësimi shqiptar në Festivalin

Komedia “Tartufi” vepër e Molierit me regji nga Kushtrim Bekteshi në skenë me aktorët e teatrit “Migjeni” është dhe përfaqësimi i Shqipërisë në Festivali Ballkanik të Teatrit në Bursa, Turqi. Kjo vepër teatrore që deri tani është vlerësuar me disa çmime dhe erdhi premierë vjeshtë e vitit që kaloi në skenën e teatrit në Shkodrës ku nuk mungoi në Tiranë apo dhe në skena të tjera këtë herë do të jetë në një prej festivaleve të rëndësishme në fushën e teatrit. Drejtoresha e teatrit “Migjeni” Rita Gjeka pohon se shfaqje do të jetë dy net në skenën e festivalit, që ka nisur më datë 8 dhe zhvillohet deri më 25 mars. “Kjo komedi u përzgjodh nga vetë ata që të ishte pjesëmarrëse në festival, ne do të jemi me dy shfaqje në skenë në Bursa në Turqi. Festivali ka nisur dhe do të jemi dhe ne me “Tartufin” me regji nga Kushtrim Bekteshi në datat 22 dhe 23, një shfaqje që ka marrë deri tani pesë çmime”, pohon drejtoresha Gjeka, njëkohësisht dhe aktore në këtë komedi. Në komedinë me regji të Kushtrim Bekteshit e kostume nga Samka Ferri janë aktorët Besfort Berberi, Pjerin Vlashi, Rita Gjeka, Krist Lleshi, Jozef Shiroka, Sara Smaja, Simon Shkreli, Merita Smaja, Nikolin Ferketa, Kristina Dodaj dhe Enver Hyseni. Teksti ka pësuar adoptime të lehta, e ndërsa hipokrizia është një dukuri e rëndomtë në shoqërinë njerëzore. Besfort Berberi nga Kosova do luajë rolin e Tartufit, Elmira i është besuar aktores Kristi Lleshi, që janë edhe dy aktorët jashtë trupës permanente të teatrit “Migjeni”. Komedia “Tartufi” solli për herë të parë në Shkodër një bashkëpunim të gjerë kombëtar duke bashkuar artistët nga trojet shqiptare, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Premiera e komedisë ishte më 15 shtator të viti që kaloi në teatrin “Migjeni” të Shkodër.

Komedia në skenë

Tartufi është personifikimi i hipokrizisë.  Hipokrizia është edhe problemi kryesor që trajtohet në këtë vepër. Komedia është mbështetur në tekstin origjinal të komedisë “Tartufi” të Molieri e shkruar në vitin 1664. Ngjarjet zhvillohen në shtëpinë e Orgonit. Në shtëpinë e Orgonit gjithçka ka filluar të ndryshojë pas ardhjes së Tartufit, i cili i maskuar nën petkun e një besimtari të devotshëm ka arritur ta magjeps Orgonin dhe nënën e tij (Zonjën Pernelë). Edhe përkundër përpjekjeve të familjarëve për t’ia “hapur sytë” Orgonit, ai jo vetëm që nuk tundet nga besimi se në shtëpi ka futur një njeri të shenjtë, por përkundrazi vendos ta ndajë vajzën e tij Marianën nga i dashuri i saj Valeri dhe ta martojë me Tartufin; acaron raportet me Dorinën dhe Kleantin miqtë e tij më besnik. Dëbon djalin Damisin nga shtëpia duke ia mohuar trashëgiminë dhe në fund vendos, që gjithë pasurinë t’ia falë Tartufit. Tartufi, duke mos i mjaftuar vajza e Orgonit dhe trashëgimia e pasurisë, përpiqet ta josh edhe Elmirën gruan e Orgonit. Elmira, duke e parë se burri i saj është verbuar fare pas mashtruesit Tartuf, vendos t’i përgjigjet joshjeve të Tartufit duke e detyruar Orgonin që gjithë këtë lojë ta ndjek nga një vend i fshehur. Kur Orgoni më në fund bindet se në shtëpi ka futur një hipokrit dhe vendos ta dëbojë nga shtëpia, vonë e kupton se tanimë jeta e tij dhe e familjes së tij është në dorën e Tartufit, i cili është në gjendje të shkatërrojë çdo kënd që mund t’i bëhet pengesë në realizimin e ambicieve të tija të sëmura për para, femra dhe pushtet. Molieri mbetet një krijues i madh i ndërtimit të karaktereve. Një pjesë e mirë e tyre jo vetëm që i kanë qëndruar kohës, por janë shndërruar në emra simbolikë. Dhe kjo është një arritje e madhe e artit të Molierit, i cili atë që mori nga jeta, ia riktheu asaj me gjenialitetin e vet. Së bashku me Shekspirin, Molieri ishte pa dyshim një nga dramaturgët më të mëdhenj e më popullor botërorë. Por fama e tyre vazhdon të ecë edhe në gjurmët e së ardhmes./Julia VRAPI