BREAKING NEWS

Fatmir Mediu zbulon nëse është thirrur nga ambasada e SHBA pas shpalljes non grata të Berishës: U vendos të kishim një qëndrim të përbashkët

Fatmir Mediu zbulon nëse është thirrur nga ambasada e SHBA pas
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha nxjerr prapaskenat “bombë: Basha do të futej në burg nëse nuk i bindej këtij ultimatumi! Ja pse për disa kohë nuk mund të shkonte dot në SHBA

Sali Berisha nxjerr prapaskenat “bombë: Basha do të futej
x
BREAKING NEWS

E papritur! Blendi Fevziu nervozohet keq në mes të emisionit me regjinë: Më çmendët

E papritur! Blendi Fevziu nervozohet keq në mes të emisionit me
x
BREAKING NEWS

Rama bën reagimin e papritur: Do të jetë e pabesueshme, do ta dëgjoni shumë shpejt...

Rama bën reagimin e papritur: Do të jetë e pabesueshme, do ta
x
BREAKING NEWS

Çfarë do të bëni nëse qytetarët nuk janë dakord për ‘Ballkanin e Hapur”? Ja çfarë thotë kryeministri Rama: Politika nuk është spektakël si Big Brother që të zihen njerëzit për brava

Çfarë do të bëni nëse qytetarët nuk janë
x
BREAKING NEWS

Pse nuk krijoni një parti të re? Përgjigjet Sali Berisha

Pse nuk krijoni një parti të re? Përgjigjet Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha paralajmëron zhvillime të reja, zbulon se çfarë do të ndodhë të dielën

Sali Berisha paralajmëron zhvillime të reja, zbulon se
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodh nëse Sali Berisha merr Partinë Demokratike? Escobar: Biden dhe Blinken kanë qenë të qartë

Çfarë ndodh nëse Sali Berisha merr Partinë Demokratike?
x

Kultura

Komedia “A flasim për burrat?”, me humorin, situatat dhe marrëdhëniet mes tre shoqeve të ngushta në Teatrin Kombëtar Eksperimental

Komedia “A flasim për burrat?”, me humorin, situatat dhe

Komedia “A flasim për burrat?” vjen premierë në Tiranë, në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" te “ArTurbina”. Një komedi që do të sjellë humorin, situatat, marrëdhëniet mes tre shoqeve të ngushta, të cilat kanë shumë për të thënë. “A flasim për burrat?” do të vijë për publikun e Tiranës në mbrëmjet e datave 26, 27 dhe 28 nëntor në ora 19:00. Me regji nga Andeta Radi, në role janë aktoret e njohura Rozana Radi, Belliu Blerta dhe Lola Meta. Komedia vjen në skenën e Tiranës pas një suksesi më parë në skenat e Korçës, Elbasanit dhe Durrësit, por nuk ka munguar dhe në Gjakovë në festival të teatrit. Aktorja Blerta Belliu shprehet se në këtë vepër teatrore edhe publiku ka qenë i përfshirë brenda saj. “E veçanta që nga teksti, jo vetëm nga mënyra e të shkruarit, por dhe nga ana e konceptit regjisorial, sepse është përfshirë jo vetëm në lojën e aktorëve me njëra- tjetrën, por dhe publikut është bërë pjesë. Publiku ka qenë i përfshirë brenda dhe kjo ka shkaktuar humor dhe të qeshura”, tregon aktorja Belliu në një reagim të saj. Belliu tregon se bashkëpunimi nisi si një ide e tre aktoreve bashkë për të bërë një shfaqje vetëm me femra, dhe për të marrë një tekst si teksti i Sara Bogatit, i cili është vënë disa herë në skena në mënyra të ndryshme. “Dhe lindi ideja që dhe ajo që do të vinte pjesën teatrore në skenë të ishte femër, pra të bëheshin 4 femra bashkë. Pra tre ne aktoret bashkë me Andetën. Teksti është përkthyer dhe përshtatur nga Rozana Radi”, shprehet Belliu. Komedia vjen për disa net në Tiranë, ku kostumet janë nga Roze b R. Radi, koreografia Bardhi Pojani, kitarë Panajot Qorri, në role episodike Valentino Hamati.

 E veçanta e shfaqjes

Publiku në Tiranë për tre mbrëmje do të ndjekë një komedi që do të sjellë humorin, por aktorja Blerta Belliu thotë se ajo që e bën të veçantë është sepse ato që femrat flasin në kafe, janë ato gjëra që të gjitha i flasin mirëpo nuk kanë kurrë guxim tua thonë meshkujve. “E dyta, ato që kanë në miqësinë që kanë ndërtuar me njëra -tjetrën jo të gjitha ua thonë shoqeve. Diçka mendojnë ndryshe dhe shprehen ndryshe në marrëdhënien tyre”, thotë ajo. Ngjarjet në vepër janë në një park, ku shoqet takohen çdo të hënë, por aktorja Blerta Belliu shprehet se në komedi ato takohen në një pishinë, në bar dhe në park, dhe më pastaj dalin nga vepra dhe futen tek publiku. Belliu tregon se komedia përcjell dhe mesazhe te publiku. Sipas aktores, në mesazh rëndësi ka përmbajtja. “Mesazhi i shfaqjes është që forma gjithmonë të gënjen. Asgjë nuk duhet parë në aparencë. Ajo që ka rëndësi është përmbajtja dhe jo forma. Femrat ngaqë shikojnë vetëm formën tek mashkulli, anën e jashtme të tij gjithmonë ndeshen me probleme. Dhe kurrë nuk shikojnë përmbajtjen, ndaj një lidhje nuk është jetëgjatë dhe ato nuk gjejnë mashkullin ideal. Por janë aq pasionante në një dashuri sa edhe parfumi i tij i tërheq dhe bën që të dashurohen. Por duke hyrë thellë një mashkulli i gjen të metat”, thotë aktorja Blerta Belliu. Sipas aktores deri më tani në skenat ku është shfaqur komedia sallat kanë qenë plot me publik.