BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Komedia brilante “Hamami i grave” e Teatrit Shëtitës Çajupi, javën tjetër në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës

Komedia brilante “Hamami i grave” e Teatrit Shëtitës

Teatri Shëtitës Çajupi nis aktivitetin artistik këtë vit me komedinë brilante "Hamami i grave". Një komedi që vjen për publikun në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, me një trajtim të veçantë, dekor tepër funksional, kostume hamami të mrekullueshme, lojë aktoriale që të mahnit dhe një muzikë live që të mban pezull. Komedia nga Nell Dunn është me regji nga Kiço Londo, përkthyer nga Artur Lena. Vepra do të jetë në skenën teatrore në Durrës në datat 2, 3, 4 dhe 5 shkurt në ora 18:00. Në role janë Albana Koçaj, Esela Pysqyli, Adriana Tolka, Linda Jarani, Ola Harizaj, Dajana Nenaj, Aiola Laska dhe Elios Shuli. “Hamami i grave” është streha e tyre në një botë që vlon. Fjalët e tyre janë si monologje, sikur flasin me veten e tyre dhe po përpiqen të kuptojnë pozicionin e tyre. Burrat mungojnë, por ata janë të gjithëpranishëm në çdo rrëfim. Një botë e vështirë i pret jashtë hamamit me të gjitha llojet e shtypjes, dhunës dhe skllavërimit. Regjisori Kiço Londo shprehet se komedia “Hamami i grave” e Teatrit Shëtitës Çajupi, pas qytetit të Durrësit do të jetë dhe në skena të tjera për publikun. “Pas Durrësit dhe në Shkodër, Korçë e Vlorë”, thotë ai. Për regjisorin Kiço Londo shfaqja ka një qëllim, ku sipas tij vepra do ti flasë shpresës. “Në fakt ajo që mua më shqetëson më shumë është vrasja e shpresës…..Mendoj që vepra jonë do t’i flasë shpresës”, thotë ai.

Rreth shfaqjes

Komedia “Hamami i grave” erdhi si premierë vitin, që lamë pas. "Hamami grave" është një komedi e jashtëzakonshme, që i afrohet anës optimiste të jetës përmes historisë së shtatë femrave, secila prej të cilave ndihet e vetmuar dhe e dhunuar. Shfaqja flet me guxim, butësi dhe me humor për ecurinë e botës madhështore të femrës. "Hamami i grave" me regji nga Kiç Londo, që do të jetë në teatrin e Durrësit është një himn për fuqinë e miqësisë dhe solidaritetit të grave. Në materialin rreth shfaqjes thuhet se është një vepër e vështirë, e egër, realiste, njerëzore, e ndjeshme, e butë dhe humor, që zhyten në vendet e shenjta të shpirtit femëror. “Hamami duket si një mitër, ku heroinat mund të jenë të sigurta, të shijojnë çdo minutë relaksimi dhe pushimi, të vetëidentifikohen dhe të kuptojnë realitetin e ashpër. Teatri Shëtitës shndërrohet në një hamam të dobishëm dhe shtatë figura femërore, që vetë-ilustrohen”, thuhet për shfaqjen. Një instalim i "rrënuar" i banjës turke në një rreth të Londrës, është vendi i relaksimit, pushimit dhe takimit për shtatë gra të vetmuara të moshave, nivelit shoqëror, ekonomik dhe arsimor të ndryshme. Pas dyerve të mbyllura dhe brenda mureve të lagura të hamamit, secila shkarkon mendime, ankthe, gëzime, ëndrra, zhgënjime, aventura në një mënyrë retorike. Ato janë të mërzitura me lajmet kërcënuese për prishjen e vendit të tyre të preferuar dhe krijimin e një biblioteke komunale dhe më pas ato kthehen të bashkuara dhe të vendosura kundër shtypjes së pushtetit lokal për shpëtimin e hamamit. Lufta e tyre e përbashkët kurorëzohet efektive, me armët e tyre të vetme vërtetësinë e ndjenjave dhe solidaritetin e tyre.