BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Komedia “Budallenjtë” e autorit Neil Simon, një premierë që pritet në skenë për publikun

Komedia “Budallenjtë” e autorit Neil Simon, një

Komedia “Budallenjtë” shkruar nga Neil Simon është projekti i radhës në teatër nga regjisori Roland Minga. Vepra e autorit amerikan ishte menduar për në skenë këtë sezon artistik, por për shkak të situatës në vend kjo premierë nuk arriti dot të ishte në skenë në kohën e parashikuar për publikun. Kjo vepër teatrore premierë nga regjisori i njohur Roland Minga pritet të jetë në skenë më vonë në teatrin “Petro Marko” në Vlorë kur dhe kjo gjendje të ketë kaluar, dhe jeta artistike në vend ti rikthehet normalitetit. Komedia “Budallenjtë” e autorit amerikan Neil Simon ishte dhe premiera e parë për 2020 e regjisorit Minga, e cila pritet të jetë më vonë në skenë. Regjisori Minga shprehet se në punën e tij ka në vëmendje të gjejë materiale interesante për ti sjellë në teatër, ku këtë herë ishte dhe kjo vepër e autorit të njohur amerikan Neil Simon. Për regjisorin Roland Minga ajo që përjetohet përmes ngjarjeve të kësaj pjese teatrore është aktuale. “Kjo ishte dhe premiera e parë për 2020 për mua në teatër. Unë vazhdimisht grumbulloj materiale për teatrin. Kjo vepër mua mu duk interesante në drejtim të asaj që jetojmë ne tani, me atë që përjetohet në këtë komedi. Është aktuale ajo që përjtohet në këtë komedi dhe ne do ta sjellim veprn në ambientin shqiptar”, thotë regisori Minga. Komedia mbart një konflikt vërtet grotesk. Fshati Marrina ka një mallkim 200 vjeçar, ku banorët e tij lindin budallenj, pa dijenin e dashurisë dhe me frikë nga ai, që bën tokën të dridhet. Brez pas brezi i ndjek ky mallkim dhe banorët nuk mund të lëvizin prej fshatit, derisa të thyhet mallkimi, ku Sofia vajza e doktorit duhet të martohet me kontin Gregor ose me njërin nga familja e tij, që mbart këtë mbiemër. Mësuesi Leon, që vjen për të mësuar Sofinë bie në dashuri me shikim të parë, dhe sajon gjithfarë situatash me të marrët e fshatit vetëm e vetëm që të martohet me Sofinë. Komedia ngjan me një përrallëz sureale, ku çdo gjë është e mundur. Sofi dhe mësuesi martohen dhe mallkimi prishet. Banorëve të fshatit Marrin u kthehet inteligjenca dhe pas pak dekadash bëhet si çdo vend tjetër, ku lakmia i jep dorën pushtetit dhe anasjelltas.

Puna me teatrin

Me një kast aktorësh jo vetëm nga teatri i Vlorës, por dhe nga Fieri për punën me veprën regjisori i njohur Roland Minga shprehet se për shfaqjen puna do të fillojë aty ku u ndërpre. “Premiera ishte menduar rreth datës 23 mars në skenën teatrit “Petro Marko”. Unë isha gati në fund të mizanskenës dhe besoj që puna do të fillojë aty ku na mbeti. Simon si autor ka një moto të vetën: që qeshim se nuk qajmë dot. Vazhdimisht veprat e tij pavarësisht se janë dhe komedi e kanë atë llojin e tyre të anagzhimit shoqëror”, pohon regjisori. Komedia e shkruar më 1981 nga Neil Simon në Broadway, pati dhe thyerje rekordi për shikueshmëri, mbi 300 shfaqje rresht. Në role e komedisë janë aktorët Artan Islami si mësuesi Leon Tolçinski, Margent Çaushi-bariu Stecki, Matilda Avduli - Jeninska lule-shitëse, Fatmir Xhelili (i ftuar nga teatri Bylis) doktori Zubrinski, Miola Sitaj (e ftuar nga teatri Bylis) -Lena Zubrinski, Eliona Thomaraj - Sofi Zubrinski, Ilirjan Ali - postieri Mishkin, Vladimir Abialial- gjykatësi, Astrit Mamaj - konti Gregor Jeniskeviç. Skenografia e kostumografia do të realizohen nga Drini Shehu dhe formulimi muzikor nga Artur Dhamo. Puna prej vitesh pranë teatrit në Vlorë, ku me veprat e tij regjisori Roland Minga ka qenë dhe në Tiranë e qytete të tjera të vendit, sipas tij i ka dhënë mundësi nga ana profesionale. “Një teatër ku unë kam vajtur në 1991, një institucion aktiv në jetën artistike. Punua në teatrin e Vlorës më ka dhënë mundësi nga ana profesiobale. Unë këtu e kam ndjerë veten për herë të parë si profesionist”, pohon regjisori Roland Minga. Komedia “Budallenjtë” pritet të jetë premierë dhe Neil Simon është një nga dramaturgët më të mirë sot dhe më në zë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Autori ka marrë çmime “Tony” dhe një çmim “Oscar”, si skenarist.

Më të lexuarat