BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Kultura

Komedia e jashtëzakonshme “Boeing Boeing”, në fillim të javës në Teatrin Kombëtar Eksperimental

Komedia e jashtëzakonshme “Boeing Boeing”, në fillim

Komedia franceze “Boeing Boeing” rikthehet në skenën teatrore për publikun. Një nga shfaqjet e suksesshme të Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në fillim jave vjen në skenë. Në mbrëmjet e së hënës, martës dhe të mërkurës, komedia ngjitet në skenë te “ArTurbina” te teatri. Një vepër, që është mirëpritur nga publiku jo vetëm në Tiranë, por dhe në skena të tjera në vend. Por këtë muaj të fundit të vitit kjo komedi e jashtëzakonshme vjen sërish në teatër, në datat 16, 17 dhe 18 dhjetor. Me autor Marc Camoletti, përkthyer me mjeshtëri nga Nasi Lera, vepra është në skenë me regji nga Kiço Londo. Në këtë komedi në role janë aktorët Amos Muji Zaharia, Rudina Dembacaj, Gentian Zenelaj, Alesia Xhemalaj, Adriana Tolka dhe Katertina Fili. “Boeing Boeing” është një shfaqje teatrore e rajonit Durrës- Lezhë dhe me shumë sukses është dhënë më parë në sallat e teatrove në Durrës, Elbasan, Fier, Tiranë, Shkodër dhe Korçë. Teatri i rajoneve ka qenë një projekt, që është mirëpritur nga publiku në skena të ndryshme. Në këtë komedi franceze aktorja e re Alessia Xhemalaj vjen si stjuardesa Zhaklin. Më herët ajo është shprehur se roli i saj është një vajzë plot jetë, ku qëllimi i saj është familja. “Personazhi që unë interpretoj është stjuardesa franceze, Zhaklin. Një vajzë shumë aktive dhe e mbushur me dashuri për të fejuarin e saj. Qëllimi i saj është familja dhe dëshiron të martohet sa më parë për të qenë në krahët e Bernardit. Bashkë me regjisorin Kiço Londo jemi përpjekur ta sjellim personazhin me shumë elegancë, sharm dhe autoritet në të njëjtën kohë”, thotë aktorja Xhemalaj. Gjatë kësaj kohe Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” ka sjellë vepra të ndryshme teatrore, por kot ditë të dhjetori rikthen sërish komedinë franceze të autorit Marc Camoletti, që ka pasur sukses në skenat e huaja, por dhe në ato shqiptare. Që në kohën kur kjo premierë erdhi në skenë, regjisori Kiço Londo u shpreh se është një komedi që jep mesazhe njerëzore. “Një komedi e mençur, e zgjuar dhe që jep mesazh mjaft njerëzor që pavarësisht nga keqkuptimet dhe aventurat e shumta, kur aventurat që na kushtojnë përfundojnë mirë, çdo gjë është mirë”, thotë regjisori Londo.

Vlerësimet për veprën

Bazuar në një farsë klasike të shkruar nga dramaturgu francez, Marc Camoletti, në vitin 1960, kjo vepër arriti të rrëmbej dy çmime, Tony Award në 2008 dhe Broadway Revival Edicion, po atë vit. Ngjarjet në komedinë “Boeing Boeing” ndodhin në Paris në ditët e sotme. Një komedi e bujshme, në venat e së cilës rrjedh gjak si ai i komedive të Shekspirit me incidente të hareshme dhe ngatërrim identitetesh, “Boeing Boeing” sjell aventurat e beqarit francez Bernard me tri stjuardesa, një franceze një gjermane dhe një amerikane, secila duke besuar se është e fejuara e tij. Më parë Bernardi ka ditur t’i xhonglerojë këto gra, falë zotërimit të orarit të detajuar të fluturimeve të tyre. Kur situata ndryshon dhe të tria gratë e tij mbërrijnë në apartament në të njëjtën ditë, Bernardi me ndihmën e shokut të tij Robert lufton me të gjitha mënyrat, që ato të mos e marrin vesh të vërtetën. Bernard e mban njërën në ajër, njërën në tokë dhe tjetrën të varur. Komedia fillon në momentin kur fati i sjell të gjithë personazhet në të njëjtin vend, pikërisht në shtëpinë e Bernardit. Ai arrin të dal nga situata falë mikut të tij, Robert.

Nga Julia Vrapi

 

Më të lexuarat